Kreu i xhihadistëve shqiptarë në organizatën terroriste Shteti Islamik, Lavdrim Muhaxheri, mësohet të jetë vrarë gjatë një sulmi me “drone” të forcave amerikane në Siri. Konfirmimin për vdekjen e tij e ka dhënë edhe vëllai i tij, Bajrami, përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”.
Ndërkaq, Indeksonline ka siguruar disa imazhe satelitore të një zonë në të cilën pretendohet të jetë vrarë Muhaxheri. Sipas burimeve, Muhaxheri i njohur me nofkën “Abu Abdullah al-Kosova”, ishte në një furgon me tetë persona. Në mes tyre gjendej edhe Bilall Haqifi nga Gjilani, vëllai i Ridvan Haqifit. Më poshtë disa foto: