Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbulohen e-mailet: Djali i Biden siguroi fondet për bio-laboratoret në Ukrainë

2022/03/27 at 1:43 PM
në Bota, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Zbulohen e-mailet: Djali i Biden siguroi fondet për bio-laboratoret në Ukrainë

Mediat amerikane kanë shkruar se pretendimi i Rusisë se i biri i presidentit amerikan, Joe Biden, Hunter, “financonte laboratorët biologjikë në Ukrainë” bazohet në fakte të vërteta.

Në një artikull të publikuar New York Post shkruan se pretendimet janë verifikuar nga një tufë e-mailesh të gjetura nga në laptopin e Hunter Biden.

Të dhënat që vijnë nga kompjuteri i djalit të presidentit amerikan ekzistenca e të cilit u raportua ekskluzivisht nga The Post në tetor 2020 – zbuluan se ai ka ndihmuar një kontraktor të mbrojtjes në Kaliforni të analizonte armët biologjike në Ukrainë.

Moska ka pohuar se laboratorët sekretë amerikanë të luftës biologjike në Ukrainë ishin një justifikim për pushtimin e saj të vendit fqinj muajin e kaluar. Ndërkohë të enjten Rusia pretendoi se laboratorët prodhonin armë biokimike me urdhër të familjes Biden.

“Vetë presidenti amerikan Joe Biden është i përfshirë në krijimin e biolaboratorëve në Ukrainë”, tha kryetari i Dumës së Shtetit të Rusisë, Vyacheslav Volodin, sipas mediave shtetërore.

“Hunter Biden financoi kërkimin dhe zbatimin e programit biologjik ushtarak të Shteteve të Bashkuara. Është e qartë se Joe Biden, si babai i tij dhe kreu i shtetit, ishte i vetëdijshëm për atë aktivitet”, vazhdoi Volodin, duke i kërkuar një hetim Kongresit amerikan dhe një shpjegim nga Shtëpia e Bardhë.

Zyrtarët e inteligjencës amerikane kishin hedhur poshtë mesazhet e Rusisë duke thënë se janë propagandë lufte, duke shpjeguar se rrjeti i laboratorëve biologjikë të Ukrainës kushtuar kërkimit të patogjenëve nuk ishte sekret dhe kishte marrë publikisht financime nga Uashingtoni.

Megjithatë, pretendimi i ri i Rusisë djali i Joe Biden ishte i përfshirë në mbledhjen e parave për projektet biolab në Ukrainë ishte i saktë, sipas e-maileve, të marra fillimisht nga The Post dhe të raportuara nga The Daily Mail të Premten.

Grupi Rosemont Seneca Technology Partners investoi 500,000 dollarë në kompaninë e kërkimit të patogjenëve në San Francisko Metabiota dhe mblodhi miliona të tjera përmes firmave që përfshinin Goldman Sachs, thuhet në e-mail-et e laptopit të Hunter, i cili ishte braktisur në një dyqan riparimi kompjuterësh në Delaëare në prill 2019, nga ku dolen te dhenat.

Aty thuhet se Hunter prezantoi zyrtarët e Metabiotën me ata të grupit energjitik Burisma, kompania ukrainase e gazit, ku ai vetë ishte anëtar bordi, për një “projekt shkencor” që përfshin biolabat në Ukrainë.

Një dokument nga një zyrtar i Metabiota drejtuar djalit tënënpresidentit të atëhershëm në 2014 tha se kompania mund të “pohonte pavarësinë kulturore dhe ekonomike të Ukrainës nga Rusia”.

Zëvendës/presidentja e Metabiota, Mary Guttieri, i shkruante gjithashtu Hunterit për çështje gjeopolitike që përfshijnë kërkimin e kompanisë në ish-republikën sovjetike në prill 2014, dy muaj pasi Rusia pushtoi dhe aneksoi rajonin e Krimesë.

“Siç premtova kam përgatitur një përshkrim nga Metabiota, për angazhimin tonë në Ukraine, dhe sesi mund të ndihmojmë grupin tonë, të zgjerojmë rrjetin, dhe për të imponuar  pavarësinë ekonomike e kulturore të Ukrainës nga Rusia, dhe integrimin e saj në shoqërinë perëndimore”, shkruan zv. shefja.

SHBA dha grantin $23.9 milionë për Metabiota në fund të 2014, nga të cilat $307,091 ndaheshin shprehimisht  për “projekte kërkimi në Ukrainë,” shkruajnë të dhënat publike në SHBA.

Prej vitit 2010 grupi i quajtur B&V ishte kontraktuar për të ndërtuar një laborator në Odessa, për “rritjen e sistemeve të survejimit, raportimit e reagimit për sulme bio-terroriste, epidemi ose pandemi”.

Sipërmarrjet e Hunter Biden kishin rënë në sy të një ish-oficeri të CIA-s.

“Babai i tij ishte zv.president i SHBA dhe përgjegjës për marrëdhëniet me Ukrainën, ndërsa Hunter anëtar bordi i një kompanie të dyshimtë gazi në Ukrainë e gjithashtu i lidhur me kërkime bio-ushtarake,” tha Sam Faddis .

“Sigurisht që Rusia mund të përfitojë nga një propagandë e tillë, por kjo nuk ndryshon faktin se këtu ka diçka që nuk shkon”, shton hetuesi.

“Pse është Hunter Biden në mes të gjithë kësaj? Përse ndërhyn këtu djali i papunë i zv. presidentit, që nuk ka ndonjë aftësi të deklaruar, përveç varësisë nga kokaina?”, shkruan e përditshmja britanike.

52 vjeçari Hunter Biden, është duke u hetuar aktualisht për evazion fiskal në ndërmjetësime biznesi i lidhur me karrierën politike të të atit.

Hetimi u zgjerua në vitin 2018 për të parë se si marrëdhëniet e tij të biznesit ndërkombëtar si lobist dhe investitor përputheshin me karrierën politike të babait të tij. Ai ka mohuar akuzat për parregullsi./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Bashar al-Assad i kthehet mjekësisë, jeta luksoze e ish-presidentit sirian në Rusi
Bota

Bashar al-Assad i kthehet mjekësisë, jeta luksoze e ish-presidentit sirian në Rusi

15 Dhjetor, 2025 10:26 pm
Kancelari Merz: Ka një shans të vërtetë për paqe në Ukrainë
Bota

Kancelari Merz: Ka një shans të vërtetë për paqe në Ukrainë

15 Dhjetor, 2025 9:47 pm
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Kryesore

Nga padia kundër Shabanit tek greva e urisë në Parlament, çfarë u diskutua në PD

15 Dhjetor, 2025 8:54 pm
Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët
Kronikë

Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët

15 Dhjetor, 2025 8:47 pm
U gjet i pajetë brenda në makinë, identifikohet viktima në Vlorë, ish-polic
Kronikë

U gjet i pajetë brenda në makinë, identifikohet viktima në Vlorë, ish-polic

15 Dhjetor, 2025 8:45 pm
Pas raundit të dytë të bisedimeve SHBA-Ukrainë, Kievi: Jemi afër marrëveshjes
Bota

Pas raundit të dytë të bisedimeve SHBA-Ukrainë, Kievi: Jemi afër marrëveshjes

15 Dhjetor, 2025 8:23 pm
Berisha: Kur ne të zëmë këtë shesh, Rama do ia mbathë
Kryesore

Berisha: Kur ne të zëmë këtë shesh, Rama do ia mbathë

15 Dhjetor, 2025 8:21 pm
Shabani Avokat i Popullit, PD do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ta rrëzuar
Kryesore

Shabani Avokat i Popullit, PD do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ta rrëzuar

15 Dhjetor, 2025 6:13 pm
Llogara/ U gjet i djegur brenda makinës, viktima dyshohet se vrau veten
Kronikë

Llogara/ U gjet i djegur brenda makinës, viktima dyshohet se vrau veten

15 Dhjetor, 2025 4:36 pm
Gjendet një person i pajetë brenda një makine të djegur në Llogara
Kronikë

Gjendet një person i pajetë brenda një makine të djegur në Llogara

15 Dhjetor, 2025 3:36 pm
Para
Gripi i shpendëve, zv.ministrja: Asnjë vatër e re infektimesh për të dytën ditë

Gripi i shpendëve, zv.ministrja: Asnjë vatër e re infektimesh për të dytën ditë

Zbulohet shkaku i zjarrit në Komisariatin e Policisë, arrestohen 2 policë

Zjarri në komisariat/Të arrestuarit tentuan arratisjen,efektivët u lejuan çakmakë

Nxënësi me aftësi të kufizuara u përjashtua,pezullohet drejtori i zyrës Arsimore

Nxënësi me aftësi të kufizuara u përjashtua,pezullohet drejtori i zyrës Arsimore

TE FUNDIT

Bashar al-Assad i kthehet mjekësisë, jeta luksoze e ish-presidentit sirian në Rusi

Bashar al-Assad i kthehet mjekësisë, jeta luksoze e ish-presidentit sirian në Rusi
15 Dhjetor, 2025

Një vit pas përmbysjes së regjimit të tij në Siri, Bashar al-Assad e ka lënë pas politikën dhe po përpiqet...

Lexo më shumë

Kancelari Merz: Ka një shans të vërtetë për paqe në Ukrainë

Kancelari Merz: Ka një shans të vërtetë për paqe në Ukrainë
15 Dhjetor, 2025

Kancelari gjerman Friedrich Merz e nisi konferencën e tij për shtyp me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke lavdëruar përpjekjet e...

Lexo më shumë

Nga padia kundër Shabanit tek greva e urisë në Parlament, çfarë u diskutua në PD

Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
15 Dhjetor, 2025

Pak para se të dilnin në ‘Foltore’ para Kryeministrisë, këtë të hënë Sali Berisha mblodhi grupin e PD në selinë...

Lexo më shumë

Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët

Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët
15 Dhjetor, 2025

Një bombol gazi ka shpërthyer në lagjen 6 maji në Elbasan duke shkatërruar tërësisht një banesë. Fatmirësisht nuk ka të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com