Janë zbuluar dy ilaçe të tjera kundër COVID-19. Kërkuesit shkencorë në Mbretërinë e Bashkuar shprehen se dy ilaçet janë Tocilizumab dhe Sarilumab.
Sipas tyre, këto dy medikamente mund të përdoren menjëherë në spitalet britanike pasi ulin vdekshmërinë me 24% te pacientët në gjendje të rëndë.
Ekspertët thonë se këto ilaçe shpejtojnë edhe procesin e rekuperimit të pacientëve, duke ulur me një javë qëndrimin në trajtim intensive.
Ilaçi i parë efektiv kundër Covid-19 ishte deksametazoni, që kushton rreth 8 euro. Ndërkohë, çmimi i dy ilaçeve të reja është shumë më i lartë: 1000 dhe 1300 euro për pacient./ Opinion.al