Detaje të reja janë zbuluar nga “Air Açidents Investigation Branch”, për vdekjen e futbollistit argjentinas Emiliano Sala dhe e pilotit anglez David Ibotson.
Hetuesit po përpiqen të zbardhin gjithë dinamikën e rënies së avionit në në La Mansh, por deri më tani asnjë version nuk është përfundimtar.
Ndërkohë, mësohet se hetuesit kanë arritur në rezultatin se në trupin e sulmuesit kanë nxjerrë një përqindje të lartë të monokisidit karbonik, nivele që kanë qenë të larta në kabinën e pilotit, në doza të atilla që mund të sjellin një atak kardiak, konvulksione dhe humbje të vetëdijes, shkaqe këto që mund të kenë sjellë humbjen e kontrollit të avionit nga ana e Ibotson, që u rrëzua në det./ Opoinion.al E.Xh.