Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbulohen detaje tronditëse nga dëshmia e 32-vjeçarit për vrasjen e shokut në Fier

2018/03/12 at 7:48 PM
në Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Zbulohen detaje tronditëse nga dëshmia e 32-vjeçarit për vrasjen e shokut në Fier

Të tjera detaje tronditëse janë zbuluar nga dëshmia e 32- vjeçarit nga Malësia e Madhe, Albert Zekaj, për vrasjen e shokut të tij nga Fieri, Kreshnik Beqiraj.


Mësohet se i riu i akuzuar për vrasje, ka shpjeguar për grupin hetimor se pas krimit të rëndë, ai ka shkuar edhe katër herë të tjerë te vendi ku kishte groposur mikun që e strehoi atë për një kohë të gjatë në shtëpinë e tij në Fier.

“Pasi e groposa, kam shkuar edhe katër herë të tjera në kohë të ndryshme, për të kontrolluar nëse ishte zbuluar vendi ose jo. Hera e fundit ka qenë para një muaji. Kisha merak që e kishin zbuluar, ndaj nuk më zinte vendi dhe jam detyruar të kthehem vetë për të parë. Kur e shihja që në vend nuk kishte gërmime, qetësohesha”, është shprehur gjatë dëshmisë së tij 32-vjeçari Zekaj.

Edhe pas krimit, ai ka qëndruar për rreth tre muaj në banesën e horrorit. Në muajin gusht, Zekaj është larguar nga Fieri dhe ka kërkuar ndihmë në një shoqatë fetare në Tiranë, përmes së cilës kishte përfituar strehim dhe ushqime. Por, nga ana tjetër edhe vizitonte shpesh familjen e tij në fshat në Malësinë e Madhe, aty ku edhe u arrestua.

Mësohet se 32-vjeçari është shprehur se teksa strehohej në një shoqatë fetare në Tiranë, ai kishte pikasur se ngjarja e tij po zbulohej, pasi kishte parë prani të Policisë në këtë qendër. Më pas, ai ishte detyruar të largohej dhe të kërkonte ndihmë te disa të afërm të tij për ta strehuar.

Siç ai ka deponuar, ai është detyruar t’ua rrëfejë krimin e rëndë, që kishte bërë disa të afërmve, te të cilët kishte pasur besim se do ta strehonin. Por ata nuk kanë pranuar ta ndihmojnë duke i thënë se duhej të vetëdorëzohej në Polici. Dy ditë më parë, gjatë seancës për masën e sigurisë, Zekaj është shprehur se “jam i penduar dhe u kërkoj falje familjarëve. Ligji le të veprojë”.

Ai ka dhënë më pas dëshmi tronditëse para trupit gjykues për mënyrën se si ka kryer vrasjen e 36-vjeçarit Beqiraj, më 22 qershor të vitit të kaluar, por që u zbulua vetëm pas gjetjes së trupit, katër ditë më parë në një kanal në fshatin Daullas në Fier. Zekaj ka pranuar autorësinë e vrasjes së shokut të tij, me të cilin kishin ndarë shtëpinë në Fier dhe madje, ka treguar dhe si e ka kryer krimin.

Ai ka shpjeguar se natën e vrasjes kishte shkuar në gjendje të dehur në shtëpinë ku jetonte bashkë me Kreshnik Beqirajn. Nën efektin e alkoolit, ai tha se e kishte goditur shumë herë me çekiç, ndërsa 36-vjeçari ishte në gjumë, duke e lënë të vdekur në vend. Më pas e ka lënë trupin për tri ditë të fshehur në shtëpi dhe pastaj e ka copëtuar.

Më tej, e ka mbështjellë me batanije dhe i ka vendosur në një valixhe dhe pjesët e trupit i ka hedhur në një zonë të fshatit Daullas. Gjithashtu, gjatë këtyre ditëve, pasi i ati i Kreshnikut kishte humbur kontaktet me të birin, ka shkuar në shtëpinë ku jetonin dy të rinjtë për t’u interesuar.

“Isha i dehur. Piva në një lokal te ‘Zogu i Zi’. Kur shkova në shtëpi, ai po flinte. Mora një çekiç dhe e godita disa herë në kokë. Nuk e di sa herë, por ndoshta nja dhjetë herë. E godisja me nerva. Pastaj, kur u sigurova që vdiq, e fsheha poshtë krevatit që të ngrinte gjaku. Tri ditë e mbajtja në shtëpi se nuk kisha si ta nxirrja trupin nga aty. Një ditë më pas erdhi i ati dhe e kërkoi, por unë i thashë që ishte në punë. Kur iku ai, mori një fotografi dhe e dija që do denonconte, prandaj kërkova mjete prerëse, sëpatë dhe thikë. E copëtova trupin ditën e tretë dhe e futa në valixhe, pastaj e mbështolla me batanije dhe shkova natën e varrosa në kanal. Isha i çoroditur nga ajo që kisha bërë. U pendova që atë ditë. Edhe tani ndihem në faj. Jam penduar dhe u kërkoj falje familjarëve”, deklaroi në Gjykatë 32-vjeçari Zekaj./M.Rama/

PANORAMA

 

Etiketa: detaje tronditesefiervrasja e shokut


Ju sugjerojmë

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

25 Qershor, 2026 11:01 pm
Dita e 26-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 26-të, nis protesta e qytetarëve

25 Qershor, 2026 7:39 pm
Protestat, policia procedon penalisht 11 persona
Kronikë

Protestat, policia procedon penalisht 11 persona

25 Qershor, 2026 7:04 pm
Shqipëria shpall “person të padëshiruar” Ikball Hudutin, zbulohet arsyeja
Aktualitet

Shqipëria shpall “person të padëshiruar” Ikball Hudutin, zbulohet arsyeja

25 Qershor, 2026 2:32 pm
Rama publikon pamje nga Vlora: E denjë për Shqipërinë 2030 në BE
Aktualitet

Rama publikon pamje nga Vlora: E denjë për Shqipërinë 2030 në BE

25 Qershor, 2026 2:22 pm
Helmohen sërish 30 kursantë të Akademisë së Sigurisë
Aktualitet

Helmohen 60 kursantë të Akademisë së Sigurisë, nis hetimi

25 Qershor, 2026 11:14 am
Kuvend, PD kërkon mocion me debat, PS: Nuk ju njohim si përfaqësues të protestës
Kryesore

Kuvend, PD kërkon mocion me debat, PS: Nuk ju njohim si përfaqësues të protestës

25 Qershor, 2026 11:05 am
Rama shkon në Poloni, merr pjesë në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës
Kryesore

Rama shkon në Poloni, merr pjesë në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës

25 Qershor, 2026 10:17 am
Rama u përgjigjet protestuesve: S’ka forcë që më ndal mua dhe PS-në
Kryesore

Rama u përgjigjet protestuesve: S’ka forcë që më ndal mua dhe PS-në

25 Qershor, 2026 9:51 am
Helmohen sërish 30 kursantë të Akademisë së Sigurisë
Aktualitet

Helmohen sërish 30 kursantë të Akademisë së Sigurisë

25 Qershor, 2026 8:56 am
Para
Stilisti francez Givenchy ndërroi jetë, krijoi kostum edhe për Mbretëreshën Geraldina

Stilisti francez Givenchy ndërroi jetë, krijoi kostum edhe për Mbretëreshën Geraldina

Mourinho: Nuk rikthehem më në Serie A

Mourinho: Nuk rikthehem më në Serie A

‘Digjet’ rrjeti pas publikimit të këtyre imazheve nga Rita Ora

‘Digjet’ rrjeti pas publikimit të këtyre imazheve nga Rita Ora
















TE FUNDIT

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
25 Qershor, 2026

Tubimi qytetar para Kryeministrisë vijoi për të 26-ën ditë, me të njëjtën kërkesë: dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë...

Lexo më shumë

Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë

Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë
25 Qershor, 2026

Numri i vdekjeve si pasojë e dy tërmeteve të fuqishme që kanë goditur Venezuelën, ka shkuar në të paktën 188....

Lexo më shumë

Elon Musk humb statusin e trilionerit

Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës
25 Qershor, 2026

Biznesmeni amerikan dhe pronari i kompanive si SpaceX dhe Tesla, Elon Musk, u bë personi i parë në botë pasuria...

Lexo më shumë

Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë

Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë
25 Qershor, 2026

Pas tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, më shumë se 25 mijë persona janë raportuar të zhdukur, ndërsa familjet vazhdojnë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}