Kronikë

Zbulohen bizneset e vëllezërve Haxhia që u ekzekutuan sot në Durrës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:20 - 27/04/20 |
Opi Nion

Dy vëllezër u ekzekutuan ditën e sotme në Durrës. Mësohet se vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia ishin biznesmen dhe se aktivitetin e tyre privat e kishin shtrirë në një sërë fushash.

Ata kishin subjektin tregtar ”Bv Auto” që ishte për dhënien e makinave me qera.

Sipas informacioneve, ata kishin dhe një pikë Exhgange për transferimin e parave, siguracionet, rimbushjen e telefonisë celulare dhe pagesat e dritave apo ujit.

Referuar të dhënave, bëhet me dije se Vikor Haxhia ishte avokat i licencuar, ndërsa vëllai tjetër, Besmir Haxhia kishte dhe një biznes karrotrecësh./ Opinion.al

Pas