Policia e Shtetit ka njoftuar se po vijojnë kontrollet, në bashkëpunim me OSHEE-në, për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së energjisë elektrike.
Përmes një njoftimi, autoritetet bëjnë me dije se janë evidentuar 25 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, ndërkohë që pesë persona janë arrestuar, 13 janë proceduar penalisht si dhe janë shpallur në kërkim 2 shtetas të tjerë.
Në përfundim të veprimeve hetimore, policia ka proceduar shtetasit që kishin bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike ose kishin ndërhyrë në matësit elektrikë në banesa apo ambiente të tjera, me qëllim për të vjedhur energjinë elektrike, konkretisht:
Në Vlorë u shpall në kërkim shtetasi E. A., pasi në pallatin në pronësi të tij janë konstatuar 6 lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në 6 apartamente të ndryshme.
Në Tiranë, u arrestuan në flagrancë shtetasit G. B., V. Ll. dhe Z. F., si dhe u proceduan penalisht shtetasin F. B. dhe shpallën në kërkim shtetasin I. Ç.
Në Mat janë arrestuar në flagrancë shtetasit B. G. dhe H. D., si dhe proceduan penalisht shtetasin Xh. D. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër proceduan penalisht shtetasit T. D. dhe E. D.
Në Gjirokastër specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër proceduan penalisht shtetasit M. B., V. M., H. M., B. I. dhe F. M.
Në Shkodër u procedua penalisht shtetasi Y. U. Në Kurbin u proceduan penalisht shtetasit P. P. dhe Gj. T.
Nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë u procedua penalisht shtetasi S. L.
Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit është ndaluar shtetasi S. D., i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 6 Tiranë, më datë 14.10.2021, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”.