Kronikë

Zbulohen 2 qendra të reja prostitucioni në Tiranë, në pranga 2 vajza të reja



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:41 - 24/06/22 |
Opi Nion

Policia e Tiranës ka goditur 2 raste të shfrytëzimit të qendrave të masazheve për prostitucion, ndërsa janë vënë në pranga dy shtetase.

Mësohet se gjithashtu janë proceduar penalisht 3 shtetas dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë.

Uniformat blu informojnë se bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit në 2 qendra masazhesh, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “SPA”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë ndalimi i shtetaseve:

– J. D., 30 vjeçe dhe R. L., 20 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Shtetaset J. D. dhe R. L. administronin dy qendra masazhesh, në zonën e quajtur “Ish-Blloku” dhe në zonën e quajtur “21 Dhjetori”.

Përveç aktivitetit të regjistruar si qendër masazhesh, në këto ambiente ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit A. Ll., Xh. T., për veprën penale “Prostitucioni” dhe A. L., për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni u shpallën në kërkim shtetasit P. N. dhe E. D. Vijon puna për kapjen e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./Opinion.al

Pas