Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbulimi i studentit nga Kosova/ Në shekullin e 19-të shqiptarët përdornin alfabet tjetër

2017/09/19 at 5:51 PM
në -Kulturë, Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Zbulimi i studentit nga Kosova/ Në shekullin e 19-të shqiptarët përdornin alfabet tjetër

Edon Muhaxheri është një student kosovar i cili vazhdon studimet master në Baltimore të SHBA-së. Ai ka publikuar tezën e tij se në shekullin e 19-të në Shqipëri ka ekzistuar një tjetër alfabet i cili tashmë është harruar.

Studenti nga Kosova ka zgjedhur të studionjë në Amerikë praktikat e ilustrimit. Ai u fokusua tek disa makineri, të cilat janë zbuluar para se të shpikej elektriciteti dhe në ato kohë njiheshin si shtypshkronja.

“Ishte interesante të shikoje këto makineri që janë zbuluar para se të kishte elektricitet dhe që mjaftonte vetëm t’i rrotulloje dhe kështu arrinin të lëviznin. U interesova të krijoja vetë një makineri të tillë që të shkruaja diçka shqip dhe u interesova për letersinë shqiptare në vitet 1880 meqë ato krijoheshi me këto shtypshkronj atëherë”, tha Muxhaheri për Design Web.

Më pas studenti e shikon gjetjen e alfabetit të harruar shqiptar si aksidentale sepse nuk e kishte patur si synim këtë gjë.

“Të zbuloja alfabetin ishte e rastësishme. Në ato vite në letërsinë shqiptare u publikua për herë të parë alfabeti i cili u krijua nga Naum Bredhi. Unë po kërkoja ndonjë libër që të mund të merrja ndonjë ilustrim prej atij dhe të arrija ta përdorja në makinerinë time për të shkruar diçka. Në fillim nuk gjeta gjë por më vonë gjeta një kopje të tij në një libër gjerman të quajtur “Libri i Dokumentave” që është një enciklopedi alfabetesh dhe aty arrita të kuptoj se ai alfabet nuk ishte i shkruajtu në shkronja latine. Më pas fola me Muzeun e Edukimit në Shqipëri dhe më dërguan një skanim të librit. Më pas fillova të zbërthej alfabetin dhe të vendos sipas rendit shkronjat e alfabetit të vjetër,” tha Muhaxheri.

Alfabeti ka qënë i përhapur në Shqipëri në mes të viteve 1800. Mendohet se u përdor për rreth 20 vjet dhe më vonë nuk u përdor më për shkak se njerëzit nuk i kishin mundësitë financiare ato kohë që të ndërtonin një shtëpi botuese që të printonte këto shkronja unike. Në librin origjinal Bredhi kishte krijuar disa lloje të tjera shkronjash të cilat nuk mund të përdoren tani për shkak se janë shumë ilustruese dhe kanë vështirësi kaligrafike.

Por, Muhaxheri ka krijuar një version digjital të shkronjave në mënyrë që njerëzit të njihen me to dhe ti përdorin për tatuazhe apo për logo. Lajmi se zbulimi i Muhaxherit ka arritur në Shqipëri arriti te vetë kryeministri i cili e ka ftuar që të vijë ta shfaqë alfabetin në Muzeun e Edukimit.

“Lajmi se unë arrita të zbuloj alfabetin arriti deri të kryeministri shqiptar. Ai do që puna ime të shfaqet në Muzeun e Edukimit që të kenë mundësi ta shohin njerëzit,” tha Muhaxheri. “Është një kënaqësi që kam arritur të zbuloj këtë alfabet i cili fatkeqësisht nuk ka qenë i shkruajtur dhe me kohën është zhdukur, sepse në fund të fundit është pjesë e historisë dhe shqiptarët mund ta ruajnë tani atë,” përfundoi studenti kosovar./tvklan.al

Ju sugjerojmë

SPAK me komunikatë zyrtare, zbardhen akuzat për kreun dhe ish-kreun e ARRSH
Kronikë

SPAK me komunikatë zyrtare, zbardhen akuzat për kreun dhe ish-kreun e ARRSH

3 Nëntor, 2025 6:12 pm
Bombardimet e SHBA/Trump flet për ndryshimin e mundshëm të regjimit në Iran
Bota

Trump: Kina dhe Rusia po kryejnë teste bërthamore sekrete

3 Nëntor, 2025 5:56 pm
Gjykata Kushtetuese vendos: Erion Veliaj nuk shkarkohet, nuk ka zgjedhje në Tiranë
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese vendos: Erion Veliaj nuk shkarkohet, nuk ka zgjedhje në Tiranë

3 Nëntor, 2025 5:43 pm
Zbulohen emrat kandidatëve për Avokatin e Popullit, nga Edri Shabani te…
Aktualitet

Zbulohen emrat kandidatëve për Avokatin e Popullit, nga Edri Shabani te…

3 Nëntor, 2025 5:30 pm
“Kushtetuesja” vendosi pro Veliajt, Berisha: Harram Begaj dhe Edi Rama u palosën
Kryesore

“Kushtetuesja” vendosi pro Veliajt, Berisha: Harram Begaj dhe Edi Rama u palosën

3 Nëntor, 2025 5:20 pm
Problemet dhe dilemat e Sylvinhos para dy “finaleve” të nëntorit
Sport

Problemet dhe dilemat e Sylvinhos para dy “finaleve” të nëntorit

3 Nëntor, 2025 4:35 pm
Raketat Tomahawk për Ukrainën, Trump bën një hap pas: Jo, nuk do të ndodhë tani
Bota

Raketat Tomahawk për Ukrainën, Trump bën një hap pas: Jo, nuk do të ndodhë tani

3 Nëntor, 2025 3:33 pm
Berisha: Veliaj si gjyqi i Kadri Hazbiut, e krahasoi PS me FARC-un e Kolumbisë
Kryesore

Berisha: Veliaj si gjyqi i Kadri Hazbiut, e krahasoi PS me FARC-un e Kolumbisë

3 Nëntor, 2025 2:48 pm
Romë/ Shembet Torre dei Conti pranë Colosseum, një punëtor nën rrënoja
Bota

Romë/ Shembet Torre dei Conti pranë Colosseum, një punëtor nën rrënoja

3 Nëntor, 2025 2:33 pm
Shpallet fajtor ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja, jepet dënimi
Kronikë

Shpallet fajtor ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja, jepet dënimi

3 Nëntor, 2025 2:31 pm
Para
Historia 75 vjeçare e dashurisë që u shua në një ditë …

Historia 75 vjeçare e dashurisë që u shua në një ditë ...

Studimi/ Propaganda xhihadiste “online” klikohet më shumë në Britani

Studimi/ Propaganda xhihadiste “online” klikohet më shumë në Britani

Në vendin e parë në rajon dhe të 5 në Europë, ja për çfarë jemi kampionë

Në vendin e parë në rajon dhe të 5 në Europë, ja për çfarë jemi kampionë

TE FUNDIT

SPAK me komunikatë zyrtare, zbardhen akuzat për kreun dhe ish-kreun e ARRSH

SPAK me komunikatë zyrtare, zbardhen akuzat për kreun dhe ish-kreun e ARRSH
3 Nëntor, 2025

SPAK ka dalë me komunikatë zyrtare, ku bën me dije akuzat që rëndojnë ndaj ish kreut të ARRSH, Ervis Berberi,...

Lexo më shumë

Trump: Kina dhe Rusia po kryejnë teste bërthamore sekrete

Bombardimet e SHBA/Trump flet për ndryshimin e mundshëm të regjimit në Iran
3 Nëntor, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar Rusinë dhe Kinën për testimin e armëve bërthamore: "Rusia po bën teste, Kina po bën...

Lexo më shumë

Gjykata Kushtetuese vendos: Erion Veliaj nuk shkarkohet, nuk ka zgjedhje në Tiranë

Gjykata Kushtetuese vendos: Erion Veliaj nuk shkarkohet, nuk ka zgjedhje në Tiranë
3 Nëntor, 2025

Gjykata Kushtetuese ka vendosur se nuk do të ketë zgjedhje në Tiranë, duke rrëzuar kështu dekretin e Presidentit Begaj. Kushtetuesja...

Lexo më shumë

Zbulohen emrat kandidatëve për Avokatin e Popullit, nga Edri Shabani te…

Zbulohen emrat kandidatëve për Avokatin e Popullit, nga Edri Shabani te…
3 Nëntor, 2025

Njëzetetre janë kandidatët që do të garojnë për drejtimin e institucionit të Avokatit të Popullit, që aktualisht drejtohet nga Erinda...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com