Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbulimi/ Filmi i parë me shqiptarë u bë në Serbi në 1904 (video)

2016/11/07 at 10:13 AM
në -Kulturë, Aktualitet, Kryesore, Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbulimi/ Filmi i parë me shqiptarë u bë në Serbi në 1904 (video)

Robert Elsie publikon një material filmik të cilin e cilëson si filmin e parë me shqiptarë. Xhirimi është bërë në vitin 1904 në Novi Pazar të Serbisë.

Inçizimi pamor nga viti 1904, i cili paraqitet këtu është ndoshta filmi i parë me shqiptarë. Ky inçizim është pjesë e një filmi dokumentar më të gjatë të xhiruar nga politikani britanik Arnold Muir Wilson (1857-1909) nga Shefild (Sheffield) në Jorkshër (Yorkshire) dhe nga regjisori i kinematografisë së hershme britanike, Frank Mottershaw (1850-1932), gjithashtu nga Shefild.

Wilson, anëtar i bashkisë së Shefildit dhe i Partisë Konservatore, ishte gjithashtu konsull nderi i Serbisë në Shefild dhe merrej me marrëdhëniet tregtare midis të dy vendeve. Në vitin 1904 udhëtoi për në Beograd dhe, në bashkëpunim me Mottershaw, xhiroi një film dokumentar për kurorëzimin e mbretit serb Pjetër I Karagjorgjeviq, më 21 shtator të atij viti.

Filmi i tyre pa zë, në 35 mm dhe 54:19 minuta ose 1,480 metrash i gjatë, u shfaq për herë të parë në Londër në dhjetor 1904 dhe në Serbi në prill 1905, me titra në anglishte dhe serbishte. U restaurua ne Bolonjë gjatë viteve 1999-2004 dhe ruhet tani në Arkivin e Filmit Jugosllav (Kinoteka) në Beograd. Thuhet se është filmi më i vjetër i xhiruar në Serbi dhe në rajonet fqinje. Pjesa “shqiptare” e filmit, e cila fillon në minutën 42:10 dhe zgjat jo më shumë se 1:16 minuta, tregon shqiptarë dhe njerëz të tjerë në oborrin e një hani dhe në një rrugë tregu aty afër në qytetin mysliman të Novi Pazarit, tani në jugun e Serbisë.

Në vitin 1904, Novi Pazar (shqip edhe Pazari i ri apo Tregu i ri, turqisht Yeni Pazar) ishte kryeqyteti i Sanxhakut të Novi Pazarit, madje nga viti 1881 deri 1912 rajoni ishte pjesë e Vilajetit të Kosovës, pra e bashkuar me Kosovën. Mbase kështu shpjegohet prania e kaq shumë shqiptarëve – të cilët dallohen nga plisi i bardhë dhe veshjet karakteristike – në një rajon të banuar sot nga një shumicë dërrmuese sllavësh myslimanë (boshnjakë), dhe shumë pak shqiptarë.

Më poshtë video(nga minuta 42:25) dhe sqarimi i Elsie:

Ju sugjerojmë

“Defender 25” vijon stërvitjen në Bizë / Vengu: Rrisim gatishmërinë operacionale
Aktualitet

“Defender 25” vijon stërvitjen në Bizë / Vengu: Rrisim gatishmërinë operacionale

4 Qershor, 2025 11:22 am
Alarm për pijet energjike, mjekja: Fëmijë 6 vjeç në urgjencë me tension të lartë
Aktualitet

Alarm për pijet energjike, mjekja: Fëmijë 6 vjeç në urgjencë me tension të lartë

4 Qershor, 2025 11:14 am
Magazina ku falsifikoheshin stampat e veshjeve, arrestohen dy administratorët
Kronikë

Magazina ku falsifikoheshin stampat e veshjeve, arrestohen dy administratorët

4 Qershor, 2025 11:11 am
Izraeli sulmon shkollën në Gaza, humbin jetën 12 persona
Bota

Izraeli sulmon shkollën në Gaza, humbin jetën 12 persona

4 Qershor, 2025 11:07 am
Letërporosi nga Britania për zhdukjen e Jan Prengës, ç’ndodhi në seancën e GJKKO
Aktualitet

Letërporosi nga Britania për zhdukjen e Jan Prengës, ç’ndodhi në seancën e GJKKO

4 Qershor, 2025 11:02 am
U nis nga Kosova me 11 pushkë me vete, shqiptari kapet ‘gafil’ në Kroaci
Rajoni

U nis nga Kosova me 11 pushkë me vete, shqiptari kapet ‘gafil’ në Kroaci

4 Qershor, 2025 10:55 am
Eurodeputetët thirrje Shqipërisë: Të forcohen institucionet demokratike
Aktualitet

Eurodeputetët thirrje Shqipërisë: Të forcohen institucionet demokratike

4 Qershor, 2025 10:49 am
Irani refuzon kërkesën e SHBA-së për pasurimin e uraniumit
Bota

Irani refuzon kërkesën e SHBA-së për pasurimin e uraniumit

4 Qershor, 2025 10:45 am
“Do ta qëlloj në kokë”/ Zbulohet autori i letrave kërcënuese ndaj Donald Trump
Bota

“Do ta qëlloj në kokë”/ Zbulohet autori i letrave kërcënuese ndaj Donald Trump

4 Qershor, 2025 10:41 am
PE miraton raportin për Shqipërinë/ Brukseli bën thirrje për dialog politik
Aktualitet

PE miraton raportin për Shqipërinë/ Brukseli bën thirrje për dialog politik

4 Qershor, 2025 10:31 am
Para
Video/ Bebe Rexha për prezantimin e çmimeve evropiane: “Kjo është një ëndërr!”

Video/ Bebe Rexha për prezantimin e çmimeve evropiane: “Kjo është një ëndërr!”

Pas 1 viti arrati, kapet biznesmeni i akuzuar për korrupsion me gjyqtaren

Pas 1 viti arrati, kapet biznesmeni i akuzuar për korrupsion me gjyqtaren

Zyrtare/ FSHF: Ndeshja me Izraelin luhet në “Loro Boriçi”

FSHF dhe Bashkia Shkodër në tension për “Loro Boriçin”/ Federata publikon kërkesën e re

TE FUNDIT

“Defender 25” vijon stërvitjen në Bizë / Vengu: Rrisim gatishmërinë operacionale

“Defender 25” vijon stërvitjen në Bizë / Vengu: Rrisim gatishmërinë operacionale
4 Qershor, 2025

Forcat e Armatosura vijojnë stërvitjen "Defender 25" në zonën stërvitore të Bizës. Në rrjetet sociale, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu...

Lexo më shumë

Alarm për pijet energjike, mjekja: Fëmijë 6 vjeç në urgjencë me tension të lartë

Alarm për pijet energjike, mjekja: Fëmijë 6 vjeç në urgjencë me tension të lartë
4 Qershor, 2025

Numila Kuneshka, shefe e Kardiologjisë Pediatrike në QSUNT, ngriti alarmin në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan, mbi rritjen...

Lexo më shumë

Magazina ku falsifikoheshin stampat e veshjeve, arrestohen dy administratorët

Magazina ku falsifikoheshin stampat e veshjeve, arrestohen dy administratorët
4 Qershor, 2025

Vijon operacioni policor i koduar “Fake Star 5”. Lokalizohen dhe kapen të 2 shtetasit e shpallur në kërkim, Ozkan Sulun...

Lexo më shumë

Izraeli sulmon shkollën në Gaza, humbin jetën 12 persona

Izraeli sulmon shkollën në Gaza, humbin jetën 12 persona
4 Qershor, 2025

Mbrojtja Civile e Rripit të Gazës njoftoi sot vdekjen e 12 personave , përfshirë gra dhe fëmijë, në një sulm...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com