Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbulimi befasues i studentit nga Kosova, Shqiptarët kanë përdorur një alfabet tjetër në shekullin e 19-të

2017/09/20 at 10:27 AM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Zbulimi befasues i studentit nga Kosova, Shqiptarët kanë përdorur një alfabet tjetër në shekullin e 19-të

Edon Muhaxheri është një student kosovar, i cili vazhdon studimet master në Baltimore të SHBA-së. Ai ka publikuar tezën e tij se në shekullin e 19-të, në Shqipëri ka ekzistuar një tjetër alfabet, i cili tashmë është harruar.

Studenti nga Kosova ka zgjedhur të studiojë në Amerikë praktikat e ilustrimit. Ai u fokusua tek disa makineri, të cilat janë zbuluar para se të shpikej elektriciteti dhe në ato kohë njiheshin si shtypshkronja.

“Ishte interesante të shikoje këto makineri që janë zbuluar para se të kishte elektricitet dhe që mjaftonte vetëm t’i rrotulloje dhe kështu arrinin të lëviznin. U interesova të krijoja vetë një makineri të tillë që të shkruaja diçka shqip dhe u interesova për letersinë shqiptare në vitet 1880, meqë ato krijoheshin me këto shtypshkronja atëherë”, tha Muxhaheri për Design Web.

Më pas, studenti e shikon gjetjen e alfabetit të harruar shqiptar si aksidentale, sepse nuk e kishte patur si synim këtë gjë.

“Të zbuloja alfabetin ishte e rastësishme. Në ato vite në letërsinë shqiptare u publikua për herë të parë alfabeti i cili u krijua nga Naum Bredhi. Unë po kërkoja ndonjë libër që të mund të merrja ndonjë ilustrim prej atij dhe të arrija ta përdorja në makinerinë time për të shkruar diçka. Në fillim nuk gjeta gjë, por më vonë gjeta një kopje të tij në një libër gjerman të quajtur “Libri i Dokumenteve”, që është një enciklopedi alfabetesh dhe aty arrita të kuptoj se ai alfabet nuk ishte i shkruajtur në shkronja latine. Më pas fola me Muzeun e Edukimit në Shqipëri dhe më dërguan një skanim të librit. Fillova të zbërthej alfabetin dhe të vendos sipas rendit shkronjat e alfabetit të vjetër,” tha Muhaxheri.

Alfabeti ka qënë i përhapur në Shqipëri në mes të viteve 1800. Mendohet se u përdor për rreth 20 vjet dhe më vonë nuk u përdor më, për shkak se njerëzit nuk i kishin mundësitë financiare në ato kohë që të ndërtonin një shtëpi botuese, e cila do të printonte këto shkronja unike. Në librin origjinal, Bredhi kishte krijuar disa lloje të tjera shkronjash të cilat nuk mund të përdoren tani për shkak se janë shumë ilustruese dhe kanë vështirësi kaligrafike.

Por, Muhaxheri ka krijuar një version dixhital të shkronjave, në mënyrë që njerëzit të njihen me to dhe t’i përdorin për tatuazhe apo për logo. Lajmi për zbulimin e Muhaxherit ka arritur në Shqipëri, deri tek vetë kryeministri, i cili e ka ftuar që të vijë ta shfaqë alfabetin në Muzeun e Edukimit.

“Lajmi se unë arrita të zbuloj alfabetin shkoi deri të kryeministri shqiptar. Ai do që puna ime të shfaqet në Muzeun e Edukimit, që të kenë mundësi ta shohin njerëzit,” tha Muhaxheri. “Është një kënaqësi që kam arritur të zbuloj këtë alfabet, i cili fatkeqësisht nuk ka qenë i shkruajtur dhe me kohën është zhdukur, sepse në fund të fundit është pjesë e historisë dhe shqiptarët mund ta ruajnë tani atë,” përfundoi studenti kosovar./tvklan.al

Ju sugjerojmë

Berisha largon Ervin Salianjin si drejtues politik në Njësinë 6 në Tiranë
Kryesore

Berisha largon Ervin Salianjin si drejtues politik në Njësinë 6 në Tiranë

18 Dhjetor, 2025 7:17 pm
Berisha në Kavajë: Ky qytet frymëzoi lindjen e PD-së
Kryesore

Berisha në Kavajë: Ky qytet frymëzoi lindjen e PD-së

18 Dhjetor, 2025 7:11 pm
Fjalimi i Trump për rritjen e kostove të jetesës: Fajin e ka Biden
Bota

Fjalimi i Trump për rritjen e kostove të jetesës: Fajin e ka Biden

18 Dhjetor, 2025 6:46 pm
“Boll me fjalë”, kancelari Merz: T’i ngrijmë asetet ruse, ta bëjmë fakt
Bota

“Boll me fjalë”, kancelari Merz: T’i ngrijmë asetet ruse, ta bëjmë fakt

18 Dhjetor, 2025 5:59 pm
Izraeli do të furnizojë Egjiptin me 35 miliardë dollarë gaz
Bota

Izraeli do të furnizojë Egjiptin me 35 miliardë dollarë gaz

18 Dhjetor, 2025 4:58 pm
Pse Hungaria po forcon lidhjet me Rusinë dhe Kinën?
Bota

Orban: Përdorimi i aseteve ruse, ide budallaqe

18 Dhjetor, 2025 3:56 pm
Von der Leyen konfirmon heqjen e masave ndaj Kosovës: Mbështetje financiare nga BE
Rajoni

Von der Leyen konfirmon heqjen e masave ndaj Kosovës: Mbështetje financiare nga BE

18 Dhjetor, 2025 3:01 pm
Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës
Kryesore

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës

18 Dhjetor, 2025 2:52 pm
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Gjykata e Durrësit liron Arbër Paplekajn
Kronikë

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Gjykata e Durrësit liron Arbër Paplekajn

18 Dhjetor, 2025 2:51 pm
Maduro sfidon SHBA-në për naftën dhe bën thirrje për unitet
Bota

Maduro sfidon SHBA-në për naftën dhe bën thirrje për unitet

18 Dhjetor, 2025 2:22 pm
Para
Kundërshtimi i Ristanit, dy nënkryetarët i shpjegojnë statutin: Zgjedhjet mbahen më 22 korrik

PD shkon pranë banorëve të Shkozës/ Paloka-Ramës: Po u merr shpirtin atyre që të votuan

Foto-video/ Trafikantët hedhin në det 1 ton kanabis. Kapet veliera në plazhet e Fierit

Foto-video/ Trafikantët hedhin në det 1 ton kanabis. Kapet veliera në plazhet e Fierit

Këto janë fobitë më të çuditshme për të cilat nuk e dinit që ekzistonin

Këto janë fobitë më të çuditshme për të cilat nuk e dinit që ekzistonin

TE FUNDIT

Berisha largon Ervin Salianjin si drejtues politik në Njësinë 6 në Tiranë

Berisha largon Ervin Salianjin si drejtues politik në Njësinë 6 në Tiranë
18 Dhjetor, 2025

Kryetari i PD, Sali Berisha ka vendosur të largojë Ervin Salianjin nga posti i drejtuesit politik në Njësinë 6 në...

Lexo më shumë

Berisha në Kavajë: Ky qytet frymëzoi lindjen e PD-së

Berisha në Kavajë: Ky qytet frymëzoi lindjen e PD-së
18 Dhjetor, 2025

Ish-kryeministri dhe lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori pjesë në ceremoninë e 35-vjetorit të themelimit të degës së PD-së...

Lexo më shumë

Fjalimi i Trump për rritjen e kostove të jetesës: Fajin e ka Biden

Fjalimi i Trump për rritjen e kostove të jetesës: Fajin e ka Biden
18 Dhjetor, 2025

Në një fjalim të rrallë, të mbajtur nga Zyra e tij Ovale mbrëmjen e së mërkurës, Donald Trump fajësoi paraardhësin...

Lexo më shumë

“Boll me fjalë”, kancelari Merz: T’i ngrijmë asetet ruse, ta bëjmë fakt

“Boll me fjalë”, kancelari Merz: T’i ngrijmë asetet ruse, ta bëjmë fakt
18 Dhjetor, 2025

Kancelari gjerman Friedrich Merz kërkoi hapir ngrirjen 210 miliardë eurove e asete ruse për të ndihmuar në përfundimin e luftës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com