Policia ka proceduar penalisht presidentin e “FK Apolonia”, Koço Kokëdhima, pasi hyri në fushë gjatë ndeshjes dhe shtyu me duar arbitrin.
Sipas uniformave blu mësohet se ndaj Kokëdhimës, rëndon akuza për veprën penale “Veprime të dhunshme në aktivitete sportive”.
Incidenti ndodhi ditën e djeshme, ku gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit FK Apolonia-FK Gramshi.
“Specialistët e Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. K., 65 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë President i “FK Apolonia”, për femra, për veprën penale “Veprime të dhunshme në aktivitete sportive”, pasi ditën e djeshme, gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit FK Apolonia-FK Gramshi, ky shtetas ka hyrë në fushë, në stadiumin “Loni Papuçiu” dhe ka debatuar e shtyrë me duar arbitrin e ndeshjes, shtetasin D. M.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.