Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbatoni këto rregulla për të nisur ditën mbarë

2018/01/31 at 5:00 AM
në -Jetë dhe Stil
Kohë leximi: 3 min
A A
Zbatoni këto rregulla për të nisur ditën mbarë

Një gotë uji dhe për të pasur humor ekspozohuni ndaj dritës natyrale


Të ngrihesh me këmbën e duhur është sekreti për të qenë produktiv gjatë gjithë ditës, duke qenë energjik deri në mbrëmje si fizikisht ashtu edhe mendërisht. Duke filluar me nga një gotë ujë çdo ditë kur zgjoheni dhe duke kaluar tek sporti në ajër të pastër, këtu janë disa truke – pra disa zakone të mira për t’u përsëritur me kujdes çdo ditë – në mënyrë që të mos jeni që në mëngjes nën stres. Një recetë e tillë vjen nga Namni Goel, profesor i psikiatrisë në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Pensilvanisë (SHBA).

Sipas asaj që Goel ka thënë për NBC, “mëngjesi është një moment kritik që mund të vendosë tonin e gjithë ditës, si dhe shëndetin tuaj në afat të shkurtër dhe afatgjatë”.

1.PLANIFIKONI DITËN – Për të nisur ditën me këmbë të mbarë, ne e fillojmë që në mbrëmje, duke bërë ca planifikime për të nesërmen, të paktën për orët e para. Mjafton që të vendosësh çfarë do të vishni dhe atë që do të hani për mëngjes, me sa duket vendime të parëndësishme që megjithatë, nëse merren në mëngjes, vjedhin kohën që mund të shpenzohet për çështje më të rëndësishme.

2.MOS PRISNI NË KREVAT – Mos rrini më në krevat pasi alarmi të bjerë sepse nuk vlen për asgjë, sepse në atë moment të shkurtër nuk mund të gjesh një gjumë cilësor, kështu që në fakt është një kohë e padobishme për pushim.

3.NDIQNI ORARE TË RREGULLTA – Të shkosh në shtrat dhe të zgjohesh në të njëjtën kohë është një ilaç për mendjen dhe trupin: në të vërtetë, shpjegon Goel, vetëm në këtë mënyrë organizmi do të mbajë të shëndetshme ritmet kardiake (që shënojnë alternimin e gjumit/zgjimit dhe shumë funksione të tjera biologjike.

4.NJË GOTË UJË SAPO TË ZGJOHENI – Shërben për të hidratuar trupin dhe gjithashtu për të aktivizuar metabolizmin; trupi ka nevojë për ujë për të rregulluar, për shembull, proceset e tretjes.

5.MEDITIMI – Mund të jetë një stërvitje e shkëlqyer për mendjen duke medituar çdo mëngjes: jep energji, kreativitet dhe përqendrim. Sidomos në rastet kur meditimi dështon sepse keni vështirësi të fikni trurin dhe ta zbrazni atë nga shqetësimet, është më mirë të zgjedhni të shkruani një ditar, aktivitet që – si meditimi – qetëson, ndihmon përqendrimin dhe të menduarit krijues.

6.SPORT – Herët në mëngjes është jashtëzakonisht mirë, sepse liron ‘endorfinët’ (qetësues të natyrshëm) që mbeten rreth gjatë gjithë ditës.

7.DRITA – Ideale është që ta filloni mëngjesin duke u ekspozuar në dritë, sepse ajo rregullon ritmet tuaja dhe shuan gjumin (drita ndalon prodhimin e hormonit të gjumit, melatoninën); për më tepër, drita e diellit është e mirë edhe për humor.

8.NGRËNIA E MËNGJESIT – Domosdoshmëria e parë e ditës, një vakt i pazëvendësueshëm sepse ju jep energji dhe ul oreksin gjatë gjithë ditës. Zgjidhni proteina dhe karbohidratet e shëndetshme nga frutat; u thoni jo ëmbëlsirave dhe ushqimeve që përmbajnë sheqerna të këqija. Ata që e anashkalojnë mëngjesin janë më pak energjik dhe më shumë në rrezik për të fituar peshë, siç u theksua nga Goel në studimet e tij.

9.U KUSHTONI KOHË TË DASHURVE TUAJ – Të hash mëngjes me familjen apo të flasësh (apo qoftë edhe në telefon ndërsa shkojmë në zyrë) me dikë që na jep një humor të mirë është një mënyrë për të rimbushur me energji; shmangni njerëzit e vështirë në jetën tuaj aty ku është e mundur, sepse nuk do të ndikojnë mirë në mëngjes.

Etiketa: ditembaremengjesrregulla


Ju sugjerojmë

Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi, 6 shtator 2025

6 Shtator, 2025 9:15 am
Horoskopi ditor, 2 janar 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi, 30 gusht 2025

30 Gusht, 2025 8:33 am
Si ta ndryshoni botën në bazë të shenjës së horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 29 gusht 2025

29 Gusht, 2025 8:29 am
Horoskopi ditor, 2 janar 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi, 28 gusht 2025

28 Gusht, 2025 8:44 am
Si ta ndryshoni botën në bazë të shenjës së horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 27 gusht 2025

27 Gusht, 2025 8:34 am
Horoskopi ditor, 2 janar 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi, 26 gusht 2025

26 Gusht, 2025 8:28 am
Hëna e re e Qershorit zbulon shenjat më fatlume dhe fatkeqe të horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi, 25 gusht 2025

25 Gusht, 2025 8:28 am
Horoskopi, 6 dhjetor 2019
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 24 gusht 2025

24 Gusht, 2025 8:38 am
Horoskopi ditor, 2 janar 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 23 gusht 2025

23 Gusht, 2025 8:28 am
Horoskopi për ditën e sotme, 21 gusht 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 21 gusht 2025

21 Gusht, 2025 8:26 am
Para
Video/ Nutella ul çmimet ndësa supermarketi përfundon në kaos

Video/ Nutella ul çmimet ndësa supermarketi përfundon në kaos

Dymbëdhjetë ritualet e vogla që sjellin fat për të gjitha shenjat e horoskopit

Horoskopi, 31 Janar 2018

Parashikimi i motit, e martë 21 Nëntor

Parashikimi i motit për sot dhe nesër: Rriten temperaturat
















TE FUNDIT

Plagosje me thikë në Tiranë, 29-vjeçari godet vëllezërit e tij

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
10 Shtator, 2025

Një plagosje me thikë ndodhi këtë paradite në Tiranë, ku raportohet se një 29-vjeçari goditi dy vëllezërit e tij. Plagosi...

Lexo më shumë

Polonia do të aktivizojë Nenin 4 të NATO-s, Moska: Nuk ka prova që janë dronë rusë

Polonia do të aktivizojë Nenin 4 të NATO-s, Moska: Nuk ka prova që janë dronë rusë
10 Shtator, 2025

Kryeministri polak Donald Tusk thotë se Polonia do të aktivizojë Nenin 4 të NATO-s, duke kërkuar konsultime zyrtare brenda aleancës,...

Lexo më shumë

Kryeministri polak: Hapësira ajrore e NATO-s u shkel nga dronët rusë, ishte provokim

Kryeministri polak: Hapësira ajrore e NATO-s u shkel nga dronët rusë, ishte provokim
10 Shtator, 2025

Dronë të Rusisë hynë në hapësirën ajrore të Polonisë në orët e para të së mërkurës në atë që autoritetet...

Lexo më shumë

Rusia sulmoi me 415 dronë dhe 42 raketa, 8 prej tyre prekën territorin polak

Rusia sulmoi me 415 dronë dhe 42 raketa, 8 prej tyre prekën territorin polak
10 Shtator, 2025

Sulmi rus gjatë natës përfshiu 415 dronë, një balistikë dhe 42 raketa kruiz, tha forca ajrore ukrainase në një deklaratë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com