Kronikë

Zbardhet vrasja e 7 muajve më parë në Peshkopi, tre të arrestuar



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:57 - 25/01/23 |
Opi Nion

Është zbardhur ngjarja e rëndë e ndodhur në qershor të vitit 2022, ku në Peshkopi mbeti i plagosur 60-vjeçari N. B., i cili më pas ndërroi jetë në spital.

Policia bën me dije se si rezultat i hetimeve të thelluara janë arrestuar 3 shtetas të cilët akuzohen për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Moskallëzim të krimit”.

Konkretisht shtetasi E. T., 49 vjeç,  në bashkëpunim me  A. T.,  64 vjeç dhe L. K., 53 vjeç, të tre banues në Peshkopi kanë plagosur rëndë, pas një konflikti për motive të dobëta, 60-vjeçarin me inicialet N.B., i cili ndërroi jetë në spital, dy ditë pas ngjarjes.

“Nga tërësia e hetimeve të thelluara dyshohet se më datë 26.06.2022, në lagjen “Kamen”, Peshkopi, pranë lokalit të shtetasit L. K., pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi  E. T., në bashkëpunim me shtetasit A. T.,  L. K. dhe O. T. (i arrestuar më parë), kanë plagosur rëndë 60-vjeçarin N. B., i cili si pasojë e dëmtimeve të marra humbi jetën në spital, dy ditë pas ngjarjes”, njofton policia.

Materialet procedurale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Pas