Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbardhet vendimi, ja çfarë po ndërtohet brenda kalasë së Tiranës

2017/03/28 at 10:09 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Zbardhet vendimi, ja çfarë po ndërtohet brenda kalasë së Tiranës

“Pazari i Tiranës”, me këtë emër identifikohet ndërtimi që po bëhet te Kalaja e Tiranës, në zonën arkeologjike A të saj. Fotot tregojnë përdorim të një shtrese betoni, ndërsa shihet po ashtu mure të larta, pjesë konstruksionesh metalike, rërë e zhavorr, si edhe çimento.

Ndërtimi në fjalë, që tani duhet të jetë në fazën e parë, është bërë i paraprirë nga dy vendime të Ministrisë së Kulturës të muajit korrik 2016, ndërsa vetë këto vendime bazohen në një VKM të muajit prill po të vitit të kaluar.

Ky Vendim i Këshillit të Ministrave është në fakt dokumenti që i hap rrugë ndërtimit në zonën arkeologjikë A në Kalanë e Tiranës, ç’ka konfirmohet edhe nga dy vendimet e MK-së, që i referohen asaj VKM-je (e cila është publikuar në këtë gazetë në 24 prill 2016).

VENDIMET

“Kemi kërkuar nga Arta Dollani, drejtoreshë e Institutit të Monumenteve të Kulturës, vendimin e KKR-së dhe nga Rudina Zoto, drejtuese e Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik, vendimin e Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë – dhe gjatë ditës së djeshme na janë vënë në dispozicion të dyja këto vendime”, shkruan ‘Gazeta Shqiptare’.

Përkatësisht ka një vendim të Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë të datës 27 korrik dhe një vendim të Këshillit Kombëtar të Restaurimit të datës 22 korrik.

Në vendimin e KKR-së thuhet se, “në mbështetje të ligjit nr.9048, datë 07.04.2003, ‘për Trashëgiminë Kulturore’, i ndryshuar, Këshilli Kombëtar i Restaurimeve, në mbledhjen e datës 22.07.2016, pasi shqyrtoi projektin e diskutuar më parë dhe në Këshillin Shkencor të Institutit të Monumenteve të Kulturës, vendosi miratimin e projektit ‘Pazari i Tiranës’, në rrugën ‘Abdi Toptani’, Tiranë, me subjekt aplikues familja Toptani”, firmosur nga ministrja Mirela Kumbaro në cilësinë e kryetares dhe Arta Dollani në cilësinë e anëtares.

Nga ana tjetër, edhe vendimi i KKA-së është i po të njëjtës kohë. Në të thuhet se “në mbështetje të Ligjit nr. 9048, “Për Trashëgiminë Kulturore” (i ndryshuar), VKM Nr. 725… dhe VKM Nr. 303 datë 20.04.2016 “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin Nr. 1197, datë 3.12.2009, të Këshillit të Ministrave, ‘Për shpalljen e Kalasë së Tiranës ‘Zonë Arkeologjike ‘A’ dhe miratimin e Rregullores së administrimit të saj, Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë në mbledhjen Nr. 10 të datës 22.07.2016, pasi shqyrtoi Projektin përfundimtar të zbatimit ‘Pazari i Tiranës’, i ndodhur në zonën arkeologjike ‘A’ të Kalasë së Tiranës, kërkuar nga familja Toptani, VENDOSI: Të miratojë projektin përfundimtar të zbatimit ‘Pazari i Tiranës’, i ndodhur në zonën arkeologjike ‘A’ të Kalasë së Tiranës, kërkuar nga familja Toptani, për sa kohë nuk bie ndesh me zhvillimin e projekteve kërkimore-shkencore në fushën e arkeologjisë.

Po aty shtohet se investitori duhet të lidhë paraprakisht akt-marrëveshje dypalëshe me Agjencinë e Shërbimit Arkeologjik, i cila do të mbikëqyrë zbatimin e punimeve. /gsh.al

VENDIMI-KKaaaaaaaR1vendimi-1

toptan-1toptan-2-1-1024x576toptan6-1024x576toptan4-1024x576toptan5-1024x576toptan-3-1024x576

Etiketa: kalaja e tiranesndertimpazartoptane

Ju sugjerojmë

Rama: Do t’i shesim energji Europës dhe bashkë me miqtë tanë arabë do të bëjmë para
Kryesore

Rama: Do t’i shesim energji Europës dhe bashkë me miqtë tanë arabë do të bëjmë para

14 Janar, 2026 1:26 pm
Polonia: Evropa duhet ta mbështesë Trump, vetëm ai mund ta ndalë Putin
Bota

Polonia: Evropa duhet ta mbështesë Trump, vetëm ai mund ta ndalë Putin

14 Janar, 2026 12:01 pm
U arratis nga spitali/ Kontrolle në Tiranë, Durrës dhe Elbasan për Altin Ndocin
Kronikë

U arratis nga spitali/ Kontrolle në Tiranë, Durrës dhe Elbasan për Altin Ndocin

14 Janar, 2026 11:51 am
“Mbrojtës pedofilësh”, Trump i drejtohet punëtorit: F*** you
Bota

“Mbrojtës pedofilësh”, Trump i drejtohet punëtorit: F*** you

14 Janar, 2026 11:21 am
Arratisja e Altin Ndocit, arrestohen 8 persona
Kronikë

Arratisja e Altin Ndocit, arrestohen 8 persona

14 Janar, 2026 10:13 am
Shpërtheu ndaj gjyqtarëve, dënohet Antonio Conte
Sport

Shpërtheu ndaj gjyqtarëve, dënohet Antonio Conte

14 Janar, 2026 9:33 am
Mbreti Zog (1933): Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, një dëshirë e madhe
-Kulturë

Mbreti Zog (1933): Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, një dëshirë e madhe

14 Janar, 2026 9:31 am
Përmbytjet, si paraqitet situata në Durrës
Aktualitet

Përmbytjet, si paraqitet situata në Durrës

14 Janar, 2026 9:27 am
Përmbytjet në Shkodër/ 760 hektarë të përmbytura, bie niveli i ujit në Obot
Aktualitet

Përmbytjet në Shkodër/ 760 hektarë të përmbytura, bie niveli i ujit në Obot

14 Janar, 2026 9:10 am
Protestat në Iran/ Grupet e të drejtave të njeriut: Të paktën 2,571 të vdekur
Bota

Protestat në Iran/ Grupet e të drejtave të njeriut: Të paktën 2,571 të vdekur

14 Janar, 2026 9:07 am
Para
Kanadaja planifikon legalizimin e marihuanës

Kanadaja planifikon legalizimin e marihuanës

Rozana Radi i lutet zotit për xhaxhin: “Është shumë herët për tu larguar”

Rozana Radi i lutet zotit për xhaxhin: "Është shumë herët për tu larguar"

Video/ Abuzoi verbalisht me arbitrin, FIFA pritet të dënojë Messin

Video/ Abuzoi verbalisht me arbitrin, FIFA pritet të dënojë Messin

TE FUNDIT

Rama: Do t’i shesim energji Europës dhe bashkë me miqtë tanë arabë do të bëjmë para

Rama: Do t’i shesim energji Europës dhe bashkë me miqtë tanë arabë do të bëjmë para
14 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama tha se përmes hidrocentraleve, synon të shesë energji të rinovueshme në shtetet e Bashkimit Europian, përmes projektit...

Lexo më shumë

Polonia: Evropa duhet ta mbështesë Trump, vetëm ai mund ta ndalë Putin

Polonia: Evropa duhet ta mbështesë Trump, vetëm ai mund ta ndalë Putin
14 Janar, 2026

Presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki tha se Donald Trump është i vetmi udhëheqës botëror i aftë të ndalojë Vladimir Putinin nga kërcënimi ndaj Evropës....

Lexo më shumë

U arratis nga spitali/ Kontrolle në Tiranë, Durrës dhe Elbasan për Altin Ndocin

U arratis nga spitali/ Kontrolle në Tiranë, Durrës dhe Elbasan për Altin Ndocin
14 Janar, 2026

Policia vijon punën për gjeten dhe kapjen e të paraburgosurit Altin Ndoci, i cili u arratis ditën e djeshme nga...

Lexo më shumë

“Mbrojtës pedofilësh”, Trump i drejtohet punëtorit: F*** you

“Mbrojtës pedofilësh”, Trump i drejtohet punëtorit: F*** you
14 Janar, 2026

Një moment i shkurtër por i tensionuar ka ndodhur gjatë vizitës së Presidentit Donald Trump në fabrikën Ford Rouge në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com