Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbardhet vendimi i Gjykatës së Lartë për Saimir Tahirin,çështja rikthehet në Apel

2021/11/09 at 11:31 AM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
U dënua për shpërdorim detyre, Saimir Tahiri ankimon vendimin

Gjykata e Lartë ka zbardhur vendimin për ish ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Sipas vendimit të Gjykatës së Lartë është parë shkelje procedurale gjatë gjykimit të Tahirit dhe Jaeld Çelës.

Gjykata e Lartë vendosi prishjen e vendimit të 26 qershorit 2020 të Gjykatës së Posaçme të Apelit dhe rikthimin e çështjes për shqyrtim tek një trupë tjetër e Gjykatës së Posaçme të Apelit.

Por Kolegji interpretoi gjithashtu se gjykata mund të bëjë një cilësim të ndryshëm ligjor të fakteve- siç është ndryshimi i akuzës nga trafikimi i narkotikëve në shpërdorim detyre.

Në arsyetimin e saj, Gjykata e Lartë sqaron se rrethanat ligjore të çështjes së paraqitur për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Apelit nuk kanë qenë të tilla që të justifikojnë kthimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë, konform nenit 428/1, shkronja ç) të Kodit të Procedurës Penale, i cili parashikon të drejtën e Gjykatës së Apelit për prishjen e vendimit dhe kthimin e akteve Gjykatës së Shkallës së Parë kur nuk janë respektuar dispozitat që lidhen me kushtet për të qenë gjyqtar në çështjen konkrete, me numrin e gjyqtarëve që është i domosdoshëm për formimin e kolegjeve të caktuara në këtë Kod, me ushtrimin e ndjekjes penale nga prokurori dhe pjesëmarrjen e tij në procedim, me pjesëmarrjen e të pandehurit, të mbrojtësit të tij, ose përfaqësuesit të viktimës akuzuese, me shkeljen e dispozitave për paraqitjen e akuzave të reja, si dhe në çdo rast kur në dispozita të veçanta është parashikuar pavlefshmëria e vendimit.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë kryesohej nga Sokol Sadushi, me relator Ilir Pandën dhe anëtar Ervin Pupen. Në fillim të seancës u njoftua se kryesuesi Sadushi kishte kërkuar dorëheqjen nga shqyrtimi i rekursit të Tahirit dhe Çelës, por kërkesa e tij ishte rrëzuar nga një tjetër gjyqtar i Gjykatës së Lartë.

Tahiri u vu nën shënjestrën e organeve të drejtësisë në tetor të vitit 2017, pasi autoritetet italiane goditën një grup të strukturuar kriminal në trafikun e marijuanës, që drejtohej nga vëllezërit Habilaj –të afërm të Tahirit.  Prokuroria e akuzoi Tahirin për trafik të narkotikëve dhe kërkoi arrestimin e tij, por shumica parlamentare socialiste e bllokoi kërkesën për arrestim dhe e sulmoi hetimin e prokurorisë si të njëanshëm.

Në shtator 2019, Tahiri u shpall i pafajshëm për akuzat e trafikut të narkotikëve dhe grupit të strukturuar kriminal, por u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 5 vjet burg për shpërdorim detyre, dënim i cili u konvertua me 3.4 vjet për shkak të gjykimit të shkurtuar./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Rusia kërcënon me ndalimin e plotë të WhatsApp-it
Bota

Rusia kërcënon me ndalimin e plotë të WhatsApp-it

28 Nëntor, 2025 7:19 pm
Peshkaqenët misteriozë të thellësive po zhduken për kozmetikë
Te Fundit

Peshkaqenët misteriozë të thellësive po zhduken për kozmetikë

28 Nëntor, 2025 7:08 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, përplasen 8 automjete

28 Nëntor, 2025 6:47 pm
Orbani injoron partnerët e BE-së, i kërkon Putinit më shumë naftë dhe gaz
Bota

Orbani injoron partnerët e BE-së, i kërkon Putinit më shumë naftë dhe gaz

28 Nëntor, 2025 6:39 pm
Itali, greva e transporteve paralizon vendin
Bota

Itali, greva e transporteve paralizon vendin

28 Nëntor, 2025 6:06 pm
Zyrtarizohet stadiumi ku do të luhet ndeshja Poloni-Shqipëri
Sport

Zyrtarizohet stadiumi ku do të luhet ndeshja Poloni-Shqipëri

28 Nëntor, 2025 5:16 pm
“Është e mirë?/Zbardhen bisedat, oficeri i Antiterrorit komunikon për blerje kokaine
Kronikë

“Është e mirë?/Zbardhen bisedat, oficeri i Antiterrorit komunikon për blerje kokaine

28 Nëntor, 2025 4:03 pm
Dita e Pavarësisë, zbulohet mesazhi i Donald Trump për Shqipërinë
Aktualitet

Dita e Pavarësisë, zbulohet mesazhi i Donald Trump për Shqipërinë

28 Nëntor, 2025 3:02 pm
Trump e uron 113-vjetorin e Pavarësisë, Begaj: Të përkushtuar për të punuar me SHBA
Aktualitet

Trump e uron 113-vjetorin e Pavarësisë, Begaj: Të përkushtuar për të punuar me SHBA

28 Nëntor, 2025 2:51 pm
Rama thirrje investitorëve turq: Të dyfishojmë shkëmbimet tregtare
Kryesore

Rama për “Die Presse”: Do bëjmë gjithçka për të mos prekur pavarësinë e SPAK

28 Nëntor, 2025 2:45 pm
Para
Buxheti për policinë/Gledis Nano: Kategoritë që përfitojnë rritje page

Buxheti për policinë/Gledis Nano: Kategoritë që përfitojnë rritje page

Polici shtyu gazetaren drejt greminës, Rama: Ligji nuk kërcënon, nuk shan

Polici shtyu gazetaren drejt greminës, Rama: Ligji nuk kërcënon, nuk shan

Rama: Prioritetet e policisë, lufta kundër krimit, kontroll absolut në territor

Rama: Prioritetet e policisë, lufta kundër krimit, kontroll absolut në territor

TE FUNDIT

Rusia kërcënon me ndalimin e plotë të WhatsApp-it

Rusia kërcënon me ndalimin e plotë të WhatsApp-it
28 Nëntor, 2025

Rusia tha të premten se po e shqyrton ndalimin e shërbimit të njohur për dërgimin e mesazheve, WhatsApp, duke e akuzuar...

Lexo më shumë

Peshkaqenët misteriozë të thellësive po zhduken për kozmetikë

Peshkaqenët misteriozë të thellësive po zhduken për kozmetikë
28 Nëntor, 2025

Peshkaqenët gëlltitës, krijesa të çuditshme me sy të gjelbër ndriçues dhe trup të hollë, kanë mbijetuar për miliona vite në...

Lexo më shumë

Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, përplasen 8 automjete

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
28 Nëntor, 2025

Një aksident i rëndë rrugor, ku janë përfshirë 8 automjet është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Elbasan. Ngjarja ka...

Lexo më shumë

Orbani injoron partnerët e BE-së, i kërkon Putinit më shumë naftë dhe gaz

Orbani injoron partnerët e BE-së, i kërkon Putinit më shumë naftë dhe gaz
28 Nëntor, 2025

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka zhvilluar të premten bisedime me presidentin rus, Vladimir Putin, në Kremlin, duke injoruar sërish përpjekjet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com