Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbardhet udhëzimi i Bashës për degët e PD-së: Bëhuni gati për një aksion të …

2017/10/07 at 6:47 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 7 min
A A
Lista me 100 emra, reagon Basha: Mungon Rama dhe ministrat e tij

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka nxjerrë udhëzimin për strukturat demokrate, mbi bazën e të cilit do të nisë procesi 8 javor i konsultimit me anëtarësinë për rrugët e modernizimit, ndryshimit dhe ristrukturimit të PD si dhe aksionit të saj politik.


Referuar udhëzimit të siguruar nga “Panorama” theksohet që në krye se “manipulimi i zgjedhjeve të 25 qershorit, përmes blerjes së votës, ndikimit të saj me anë të krimit dhe presionit shtetëror, ka thelluar krizën dhe se e vetmja shpresë për të dalë nga udhëkryqi ku gjendet vendi, është Partia Demokratike, vlerat e morali që ajo mbart”.

Udhëzimi është i plotë përfshin çdo element të një konsulte me bazën e anëtarësisë, por theksi është tek disa momente kyce.

Konkretisht nëpërmjet tij, Basha udhëzon të gjitha degët lokale për faktin se “Partia Demokratike po përgatitet të ndërmarrë një aksion të gjithanshëm politik e legjislativ për ndryshimin e sistemit zgjedhor, për të forcuar funksionimin demokratik të politikës dhe për të ulur mundësitë për ndikimin e padrejtë të zgjedhjeve përmes shitblerjes së votës, kërcënimit dhe dhunimit të vullnetit të votuesit”, – thuhet në dokument.

“Kjo reformë do jetë një kontribut i jashtëzakonshëm, por ajo nuk do të mjaftojë për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, nëse ne nuk angazhohemi në aktivitete konkrete në mbrojtje të votës së lirë. Ne do të hartojmë dhe vëmë në zbatim një strategji të brendshme kundër shitblerjes, vjedhjes dhe ndikimit të votës, e cila duhet të përmbajë një plan konkret veprimesh për të parandaluar dhe shmangur tjetërsimin e votës”, – citohet nga udhëzimi i Bashës shpërndarë degëve lokale të PD.

UDHËZIM 
Nr. 24, datë 06.10.2017

PËR NISJEN E PROÇESIT TË KONSULTIMIT DHE ANALIZËS TË STRUKTURAVE ORGANIZATIVE TË PARTISË DEMOKRATIKE

Manipulimi i zgjedhjeve të 25 qershorit ka rënduar krizën politike dhe shoqërore në vend dhe ka dëmtuar rëndë besimin e qytetarëve tek sistemi ynë politik dhe për rrjedhojë, ka ulur besimin e tyre tek e ardhmja në Shqipëri. Asnjë hap për përmirësimin e politikës dhe mirëqeverisjes nuk do të ketë efekt nëse nuk mbaron historia e shëmtuar e manipulimit të zgjedhjeve.

Partia Demokratike po përgatitet të ndërmarrë një aksion të gjithanshëm politik e legjislativ për ndryshimin e sistemit zgjedhor, për të forcuar funksionimin demokratik të politikës dhe për të ulur mundësitë për ndikimin e padrejtë të zgjedhjeve përmes shitblerjes së votës, kërcënimit dhe dhunimit të vullnetit të votuesit. Kjo reformë do jetë një kontribut i jashtëzakonshëm, por ajo nuk do të mjaftojë për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, nëse ne nuk angazhohemi në aktivitete konkrete në mbrojtje të votës së lirë. Ne do të hartojmë dhe vëmë në zbatim një strategji të brendshme kundër shitblerjes, vjedhjes dhe ndikimit të votës, e cila duhet të përmbajë një plan konkret veprimesh për të parandaluar dhe shmangur tjetërsimin e votës. Hartimi i kësaj strategjie kërkon identifikimin e të gjitha dobësive, hapësirave dhe instrumenteve të shfrytëzuara dhe përdorura për të manipuluar dhe ndikuar në mënyrë të padrejtë votën, me qëllim propozimin e ndryshimeve dhe masave të nevojshme organizative, strukturore dhe vepruese të të gjithë strukturave të Partisë Demokratike që merren me procesin zgjedhor. Hartimi i strategjisë dhe planit duhet të bëhet me kontributin në ide dhe mendime të të gjithë anëtarëve, mbështetësve dhe drejtuesve të Partisë Demokratike në të gjitha nivelet.
2

Situata e rëndë politike dhe sociale e vendit pas zgjedhjeve të përgjithshme të qershorit 2017, kërkon ngritjen në shkallën më të lartë të aksionit politik të Partisë Demokratike, të strukturave të saj nga qendra deri në bazë, në bashkëpunim me të gjithë faktorët politike dhe civilë, të cilët kërkojnë ndryshime rrënjësore në Shqipëri, mirëqeverisje, luftë kundër korrupsioni, krimit dhe drogës, zhvillim ekonomik dhe paqe sociale.

Partia Demokratike i konsideron zgjedhjet e fundit si një shans të humbur që jo vetem nuk sollën asnjë risi përsa i përket lehtësimit të krizës ekonomike dhe sociale në vend, por thelluan në përmasa të pandodhura më parë, fenomenet e presionit ndaj votuesit, përfshirjes në proces të krimit të organizuar, shitblerjes së votës dhe transformimit të ndjeshëm të vullnetit të zgjedhësve. Në të njëjten kohë, rezultati zgjedhor 2017 duhet lexuar drejt dhe ndershëm, duke marrë të gjitha masat për korrigjimin e mangësive dhe ngritjen e besimit dhe shpresës tek qytetarët shqiptare.

Në këto kushte, Partia Demokratike është forca e vetme politike që ka moralin dhe vullnetin për t`iu përgjigjur këtyre sfidave.

Për këtë arsye, mbështetur në Nenin 38 të Statutit të Partisë Demokratike dhe në Vendimin e Mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, datë 21 shtator 2017, ku u vendos unanimisht fillimi i procesit të konsultimeve dhe analizës me strukturat dhe anëtarësinë e Partisë Demokratike, dhe me qëllim:

– Nisjen e procesit të konsultimeve dhe analizës me strukturën dhe anëtarësinë e Partisë Demokratike; – Identifikimin e problematikave të brendshme të shfaqura në zgjedhjet e përgjithshme 2017, si dhe të hapave konkretë për t`i korrigjuar ato; – Identifikimin e instrumentave dhe personave përgjegjës të presionit politik, ekonomik, administrativ dhe korruptiv, të blerjes dhe manipulimit të votës, të përdorura gjerësisht nga kundërshtari ynë politik; – Ngritjen në shkallën më të lartë të aksionit politik opozitar si dhe rritjen e besimit dhe të angazhimit qytetar në kauzat opozitare,

3

UDHËZOJ:

  1. Nisjen e procesit të konsultimit dhe analizës me strukturën e Partisë Demokratike. Ky proces do të zgjasë 8 javë dhe do të konsultojë gjerësisht të gjithë strukturën dhe anëtarësinë e Partisë Demokratike;
  2. Në çdo Degë të Partisë Demokratike caktohet një Grup Pune përbërja e të cilit komunikohet nga Sekretariati për Organizimin.
  3. Grupi i punës identifikon, sipas nevojës, edhe persona të tjerë të cilët do ta ndihmojnë atë në plotësimin e kërkesave të këtij Udhëzimi;
  4. Grupi i Punës në Degë do të mbikqyrë procesin e konsultimit dhe analizës sipas metodologjisë së shtojcës nr 1, deri në hartimin e Raportit përfundimtar;
  5. Ky Udhëzim hyn në fuqi menjëherë.

Sekretari Përgjithshëm

Arben Ristani
KRYETARI

LULZIM BASHA

4

Shtojca nr 1

Metodologjia

Më poshtë përshkruhen hapat për tu ndërmarrë nga Grupi i Punës, në bashkëpunim të plotë me Kryesinë e Degës:

  1. Mbledhjet e Kryesive në Degë
  2. Menjëherë pas daljes së Udhëzimit, nën drejtimin e Kryetarit të Degës dhe mbikqyrjen e Grupit të Punës, çdo Degë organizon mbledhjen e parë të Kryesisë për nisjen e procesit të konsultimit dhe analizës. b. Kryesia e Degës njihet me përbërjen e Grupit të Punës si dhe metodikën e analizës dhe miraton: i. detyrat në zbatim të udhëzimit; ii. kalendarin e punës për çdo grupseksion; iii. grupin e punës për çdo grupseksion;
  3. Me përfundimin e detyrave të analizës dhe konsultimit në nivel grupseksioni, thirret mbledhja e dytë e Kryesisë së Degës e cila shqyrton raportet me gjetjet dhe konkluzionet e çdo grupi pune në nivel grupseksioni.
  4. Raporti Përfundimtar
  5. Grupi i Punës formulon një raport përmbledhës me gjetjet kryesore në terren të analizës mbi funksionimin e partisë, ecurinë e fushatës, rezultatin e zgjedhjeve si dhe me propozimet më racionale dhe më të mbështetura për rrugët dhe masat që do të sigurojnë forcimin e funksionimit dhe të aksionit politik të partisë; b. Struktura e Raportit duhet t`i përmbahet çështjeve të renditura në pikën 3 si më poshtë; c. Pas miratimit, Raporti dorëzohet me shkrim dhe në format elektronik pranë Sekretariatit Organizativ të Partisë Demokratike në Qendër.
  6. Metodika e Analizës dhe Raportimit

Lista çështjeve dhe problematikave që duhen verifikuar/shqyrtuar gjatë analizës jepet më poshtë. Kjo listë do të mbahet parasysh nga Grupi i Punës gjatë procesit të konsultimit dhe analizës, si dhe gjatë hartimit të Raportit përfundimtar, sipas pikës 2/a/b.
5

  1. Analiza e rezultatit zgjedhor

– Analizimi i detajuar dhe krahasues i rezultateve të zgjedhjeve duke filluar nga çdo qendër votimi; – Verifikimi i pjesëmarrjes në votim krahasuar me zgjedhjet paraardhëse; – Ndikimi i emigracionit dhe migrimit të brendshëm në pjesëmarrjen në votim; – Vota/votuesit e qëndrueshëm, identifikimi i tyre; – Votat/votuesit që munguan, që nuk dolën në votim. Shkaqet/arsyet. Identifikimi i tyre; – Vota e transferuar në subjekte të tjera – shkaqet; – Vota/votuesit e paangazhuar;

  1. Niveli i përfshirjes së strukturës dhe anëtarësisë në fushatë

– Efektiviteti i kandidatëve: komunikimi, përfaqësimi, harmonizimi me strukturën, reagimi i votuesve; – Roli/përfshirja e figurave me potencial politik; – Aktivizimi/niveli i përfshirjes dhe kontributit i të zgjedhurve vendor; – Bashkëpunimi me grupe interesi dhe komunitete; – Intensiteti/shtrirja dhe ritmi i aktiviteteve të fushatës; – Administrimi i zgjedhjeve: komisionerët, vëzhguesit, numëruesit, grupet mbështetëse, – Përfshirja dhe roli i organizatave partnere (FRPD/LDG) – Koordinimi me partitë aleate, – përfshirja dhe kontributi i tyre – Çështje të financimit dhe shpenzimeve të aktiviteteve të partisë dhe atyre të fushatës;

III. Instrumentet e manipulimit të vullnetit të votuesve (fushata e kundërshtarit)

– Vlerësim i përafërt i sasisë se parasë së përdorur si dhe origjinës së burimit financiar; – Mënyrat e përdorimit të parave; – Strukturat e angazhuara (kriminale apo jo) si dhe teknikat e blerjes së votës; – Identifikimi i personave përgjegjës dhe i veprimeve të tyre konkrete; – Përdorimi i mjeteve të presionit dhe shantazhit të infrastrukturës së shtetit/administratës në votime;

6

  1. Propozime për përfshirjen e anëtarësisë aktive dhe mbështetjes politike në proceset para dhe gjatë zgjedhore

– ndryshime dhe përshtatje të organizmit të strukturave të partisë dhe shtrirjes së tyre në territor; – ndryshime dhe përshtatje të mënyrës së zgjedhjes së forumeve drejtuese (kryetar, kryesi, etj.) ; – rritjen e efektivitetit të bërjes së fushatës ; – identifikimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve ; – mënyrat e parandalimit/neutralizimit të shitblerjes së votës ; – mënyrat e identifikimit dhe mbajtjes së kontaktit me votuesit ; – mënyrat më të përshtatshme për komunikimin me qytetarët dhe për zgjerimin e mbështetjes elektorale ; – ide dhe forma për fuqizimin e aksionit politik opozitar, me fokus fushatën e ardhshme zgjedhore.



Ju sugjerojmë

La gjurmë në kinematografinë shqiptare, kush ishte Piro Milkani ?
Aktualitet

La gjurmë në kinematografinë shqiptare, kush ishte Piro Milkani ?

24 Maj, 2025 10:30 pm
Mësim dhe argëtim në spital, 2 klasa multidisiplinare në QSUT
Aktualitet

Mësim dhe argëtim në spital, 2 klasa multidisiplinare në QSUT

24 Maj, 2025 10:10 pm
Shuhet në moshën 86-vjeçare regjisori i njohur Piro Milkani
Aktualitet

Shuhet në moshën 86-vjeçare regjisori i njohur Piro Milkani

24 Maj, 2025 9:56 pm
Dita e dytë e këmbimit të burgosurve, Rusia dhe Ukraina këmbejnë qindra ushtarë
Bota

Dita e dytë e këmbimit të burgosurve, Rusia dhe Ukraina këmbejnë qindra ushtarë

24 Maj, 2025 9:41 pm
Dilema e maturantëve, drejt pasionit apo tregut të punës?
Aktualitet

Dilema e maturantëve, drejt pasionit apo tregut të punës?

24 Maj, 2025 9:17 pm
Probleme në Festivalin e Filmit në Kanë, ndërpritet qëllimisht energjia elektrike
Bota

Probleme në Festivalin e Filmit në Kanë, ndërpritet qëllimisht energjia elektrike

24 Maj, 2025 8:57 pm
Ulqinakët presin që miliarderi arab Alabar të tërhiqet nga marrëveshja për plazhet
Rajoni

Ulqinakët presin që miliarderi arab Alabar të tërhiqet nga marrëveshja për plazhet

24 Maj, 2025 8:40 pm
Euro U-17/ Grupi A, Shqipëria sfidon Francën në ndeshjen e fundit
Sport

Euro U-17/ Grupi A, Shqipëria sfidon Francën në ndeshjen e fundit

24 Maj, 2025 8:16 pm
Ndërprerje masive të platformës sociale X, mijëra përdorues raportuan probleme
Bota

Ndërprerje masive të platformës sociale X, mijëra përdorues raportuan probleme

24 Maj, 2025 8:01 pm
Moti i zymtë nuk ndal Lezhën, çelet zyrtarisht sezoni turistik me atmosferë festive
Aktualitet

Moti i zymtë nuk ndal Lezhën, çelet zyrtarisht sezoni turistik me atmosferë festive

24 Maj, 2025 7:37 pm
Para
Surprizë nuk është vota, por koalicioni që Stresi dëshiron

Stresi nuk i reziston dot gjoksit të Encës ...

Video/ Olti Curri flet për largimin nga Top Show dhe planet në Tv Klan

Video/ Olti Curri flet për largimin nga Top Show dhe planet në Tv Klan

Tentoi të arratiset/ Kapet në Durrës ish- kandidati për deputet i Vetevendosjes, dyshime te forta…

Tentoi të arratiset/ Kapet në Durrës ish- kandidati për deputet i Vetevendosjes, dyshime te forta...
















TE FUNDIT

La gjurmë në kinematografinë shqiptare, kush ishte Piro Milkani ?

La gjurmë në kinematografinë shqiptare, kush ishte Piro Milkani ?
24 Maj, 2025

Është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori i shquar shqiptar, Piro Milkani, një prej emrave më të rëndësishëm të...

Lexo më shumë

Mësim dhe argëtim në spital, 2 klasa multidisiplinare në QSUT

Mësim dhe argëtim në spital, 2 klasa multidisiplinare në QSUT
24 Maj, 2025

Ky fëmijë vetëm 7 vjeç, për shkak të problemeve shëndetësore duhet të ndjekë terapinë kuruese pranë Pediatrisë së QSUT, duke...

Lexo më shumë

Shuhet në moshën 86-vjeçare regjisori i njohur Piro Milkani

Shuhet në moshën 86-vjeçare regjisori i njohur Piro Milkani
24 Maj, 2025

Regjisori i njohur Piro Milkani, ka ndërruar jetë në moshën 86 vjeç. Lajmi i hidhur është konfirmuar nga i biri...

Lexo më shumë

Dita e dytë e këmbimit të burgosurve, Rusia dhe Ukraina këmbejnë qindra ushtarë

Dita e dytë e këmbimit të burgosurve, Rusia dhe Ukraina këmbejnë qindra ushtarë
24 Maj, 2025

Rusia dhe Ukraina i kanë këmbyer të shtunën qindra ushtarë, nga 307 prej secilës palë - në ditën e dytë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com