Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka zbardhur një pjesë të vogël të takimit që zhvilloi me ambasadorët e BE-së. Sipas Xhafaj, ky takim ka zgjatur për rreth 2 orë dhe ambasadorët kanë dhënë mbështetje të madhe për prioritetet e vendit.
“2orë takim konstruktiv me Ambasadorët e BE. Prioritetet: Lufta kundër Krimit të Organizuar, Vettingu, Task Forca. Mbështetje totale. Faleminderit partnerëve”, shkruan Xhafaj në Twitter.
Më tej ai paralajmëron se nesër do të bëhet prezantimi i operacionit “Forca e ligjit”.
“Për më shumë nesër në orën 10:00 Prezantim i Operacionit “Forca e Ligjit” në Ministrinë e Brendshme. #ForcaELigjit”, shkruan Xhafaj.