Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbardhet skandali, si u dha dhe u anulua koncensioni i Rrugës së Kombit

2016/09/27 at 11:25 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
“Rruga e Kombit”, reagon IFC: Tarifa do paguhet në tunelin e Thirrës

Më datë 22 korrik, Ministria e Transportit shpalli fituesit e koncesionit të Rrugës së Kombit. Bëhet fjalë për investimin mbi 320 milionë USD, që do të bëhej për mirëmbajtjen dhe investime të tjera në rrugë, kundrejt pagesës që do të merrej nga çdo makinë që do të kalonte në rrugë.


Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, me kryetar Eduard Seitaj, vendosi të shpallë fituese ofertën e konsorciumit të kryesuar nga “Vendeka”, me vlerë investimi 320 milionë euro, dhe të skualifikojë ofertën e konsorciumit “Catalyst”, me vlerë investimi 217 milionë euro.

Vendimi, që “Panorama” e disponon, është firmosur nga anëtarët e Komisionit në Ministrinë e Transporteve. Por nga data 22 korrik deri më 26 shtator, kanë rrjedhur shumë ujëra në qeverinë shqiptare dhe habitshëm fituese nuk është më “Vendeka”, por “Catalyst”.

DOKUMENTI I IFC

Ka dyshime dhe akuza të ndërsjellta politike se koncesionet janë pjesë e aferave dhe “ndereve”, që qeveritë u kanë bërë pjesëve të caktuara të biznesit.

Qeveria kontraktoi IFC, pjesë e Bankës Botërore si konsulente për koncesionin e Rrugës së Kombit. IFC, do të kontrollonte dhe konsultonte dokumentet e tenderit për koncesionin e rrugës.

“Panorama” boton letrën e IFC, dërguar më datë 18 korrik ministrit Haxhinasto. Letra është një përgjigje e kërkesës së Ministrisë së Transportit lidhur me tenderin e koncesionit të Rrugës së Kombit. Dhe shkresa e IFC thekson se ministria duhet të skualifikojë konsorciumin “Catalyst” dhe të preferojë konsorciumin “Vendeka”.

Dokumenti i IFC ku theksohet përjashtimi i “Catalyst” dhe shpallja fituese e “Vendeka”. Dokumenti i IFC ku theksohet përjashtimi i “Catalyst” dhe shpallja fituese e “Vendeka”.

Mbi bazë të kësaj shkrese, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka bërë skualifikimin e “Catalyst” dhe shpalljen fitues të konsorciumit “Vendeka”. Por nuk mbaron me kaq. Qeveria ka krijuar Komisionin e Prokurimit Publik. Ky i fundit është institucioni ku firmat ankohen për rezultatin e tenderave qeveritarë që zhvillohen në Shqipëri.

Shpallja fituese e “Vendeka” nga Komisioni i Ministrisë së Transporteve, datë 22.07.2016

Shpallja fituese e “Vendeka” nga Komisioni i Ministrisë së Transporteve, datë 22.07.2016

Komisioni i Prokurimit Publik ka një tjetër mendim me IFC dhe Ministrinë e Transporteve. Mendimi i tij është jo vetëm i ndryshëm, por krejtësisht i kundërt.

Pas ankesës së “Catalyst”, bërë më datë 1 gusht, pra 9 ditë pas publikimit të fituesve, Komisioni i Prokurimit vendos që të skualifikojë “Vendeka” dhe të shpallë fitue firmën tjetër “Catalyst”. Një habi e madhe kjo, pasi rrëzon jo vetëm vendimin e Ministrisë së Transportit, por edhe rekomandimin e IFC, e thirrur në proces si konsulent nga qeveria shqiptare.

Vendimi i Komisionit të Prokurimit Publik, ku ndryshohet fituesi i koncesionit, datë 26.08.2016

Vendimi i Komisionit të Prokurimit Publik, ku ndryshohet fituesi i koncesionit, datë 26.08.2016

SOT KANË IKUR TË GJITHË

Komisioni i Prokurimit Publik e ka marrë vendimin për rrëzimin e tenderit dhe shpalljen fituese të firmës së skualifikuar nga IFC, 26 gusht 2016. Ankesa është bërë më datë 1 gusht 2016.

Vendimi i Komisionit, të udhëhequr nga Gentian Kerri, është mbi 85 faqe dhe është hartuar brenda një periudhe prej 25 ditësh, duke llogaritur edhe ditët e pushimit. Komisioni ka 5 anëtarë, bashkë me kryetarin, dhe në institucion listohen 7 inspektorë dhe vetëm 1 specialist jurist. Për avokatin që përfaqëson “Vendeka”, vendimi prej 85 faqesh i hartuar në një kohë kaq të shkurtër, lë vend për dyshime.

“Panorama” ka folur dje me përfaqësuesin ligjor, Bledar Fejzo, i cili ka objeksionet dhe dyshimet e veta lidhur me gjithë këtë procedurë. Por vlen të theksohet se në këtë maratonë të gjatë ka disa ndryshime.

Sot që flasim, Ministria e Transportit ka një ministër tjetër në krye të saj, edhe pse Haxhinasto nuk ka qenë pjesë ligjore e tenderit. Sot Komisioni i Prokurimit Publik ka një tjetër drejtues. Gentian Kerri, pasi rrëzoi IFC dhe ndryshoi fituesin e tenderit, ka dhënë dorëheqjen dhe është zëvendësuar në detyrë nga qeveria vetëm një ditë pasi ktheu përgjigjen e fundit refuzuese.

“Panorama” posedon edhe shkresën, ku KPP nuk ka marrë parasysh edhe kërkesën e Ministrisë së Transportit për dokumente shtesë lidhur me vendimin e Komisionit.

INTERVISTA

Avokati i “Vendeka” në Tiranë, Bledar Fejzo, shpjegon për gazetën se çfarë ka ndodhur realisht pas datës 22 korrik.

Komisioni i Prokurimit Publik ka ndryshuar fituesit. Ju theksoni se ky ndryshim është bërë jashtë afatit. Pse është pranuar jashtë afatit kërkesa e firmës konkurrente?

Në Komisionin e Prokurimit publik ka shkuar një ankesë nga “Catalyst” e protokolluar më datë 1.08.2016. Pa dashur të hyjmë në arsyetimin e Komisionit, pranimi i ankesës me këtë datë përbën një shkelje të ligjit. Kjo sepse ligji për “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, në nenin 5, pika 1, parashikon qartësisht se ky ligj nuk zbatohet për koncesionet në rastet e mëposhtme: “Për koncesionet e punëve publike, për ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e rrugëve nacionale, kur ato paraqesin rëndësi të veçantë për infrastrukturën rrugore të vendit”. Në këto raste ligji parashikon se afati i ankimimit përcaktohet me akte nënligjore. Në zbatim të këtij ligji, qeveria ka miratuar vendimin e datës 634, 1.10.2014, “Për miratimin e rregullave për vlerësimin dhe dhënien me koncesion të punëve publike dhe shërbime për ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e rrugëve nacionale. Në këtë vendim, në nenin 32, pika 2, parashikohet që “çdo ofertues ka të drejtë të ankimojë në KPP, brenda 5 ditëve nga publikimi i vendimit”. Pse e përmenda këtë pikë. Ky ndryshim e nxjerr jashtë afatit kërkesën e “Catalyst”. Vendimi i ministrisë është marrë më datë 22 korrik, ndërsa ankimimi është bërë më datë 1 gusht 2016. Matematikisht jashtë afatit 5-ditor. Në këto kushte, Komisioni nuk mund të investohej fare për shqyrtimin e ankimimit, dhe kjo e bën vendimin e saj absolutisht të pavlefshëm.

Pavarësisht afatit, duket se Komisioni i Prokurimit ka rrëzuar të gjithë vendimin e ministrisë. Ndryshe nga ministria që ka shpallur fitues “Vendeka” dhe ka skualifikuar “Catalyst”, Komisioni i Prokurimit ka bërë të kundërtën, ka skualifikuar “Vendeka” dhe ka shpallur fitues “Catalyst”. Si e shpjegoni ju një ndryshim të tillë katërcipërisht të kundërt?

Pa u futur në analizën teknike të ofertave, ajo që bie në sy është që vendimi i ministrisë është marrë bazuar mbi konsulencën dhe rekomandimin me shkrim të IFC. IFC është konsulenti ndërkombëtar i kontraktuar dhe i përfshirë drejtpërdrejt në mbarëvajtjen e këtij prokurimi. Në analizën e saj, ky institucion qartëson se cilat nga firmat duhet të fitojë tenderin. Në shkresën e datës 8 korrik 2016, zyra e IFC shkruan e zeza mbi të bardhë se kush duhet të marrë tenderin e Rrugës së Kombit. Në shkresën e saj thuhet: “Këshillojmë ministrinë të mos skualifikojë konsorciumin ‘Catalyst’, mbi bazën e vlerësimit të ofertave, dhe të preferojë ofertën e ‘Vendeka’, si ofertë fituese”. Është kjo shkresa që ka bërë të mundur vendimin e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në Ministrinë e Transporteve. Kjo e fundit në argumentimin e saj ka përmendur të njëjtat argumente në përputhje me analizën e IFC.

Megjithatë, Komisioni i Prokurimit Publik dukej se është investuar shumë në argumentimin e tij për të ndryshuar fituesit. Ka një material prej rreth 85 faqesh, ku argumentohet ky ndryshim…

Ndërkohë që raporti i IFC është vetëm tri faqe, dhe argumentohet saktësisht ndryshimi mes ofertave, vendimi i Komisionit të Prokurimit Publik është mbi 85 faqe. Në këtë dokument nuk kuptohet se ku ndryshon analiza e tyre nga ajo e IFC. Këto faqe duket se janë vetëm një pasqyrë e ankesës së “Catalyst” dhe që na bëjnë të mendojmë se vendimi ka qenë i paragjykuar. Po t’i shtosh kësaj edhe faktin që ankimimi është pranuar jashtë afatit, dyshimet toka për objektivitetin e vendimit janë shumë të mëdha. Nga ana tjetër, ne nuk mendojmë që 5 anëtarët e KPP kanë kapacitetin dhe aftësinë e duhur për vlerësimin e këtyre lloj ofertave në krahasim me ekspertizën e IFC.



Ju sugjerojmë

Përfundon numërimi i votave në qarkun e Elbasanit, kryeson PS
Kryesore

Përfundon numërimi i votave në qarkun e Elbasanit, kryeson PS

13 Maj, 2025 8:54 am
Sonte “Eurovisioni”/Shkodra Elektronike përfaqëson vendin tonë, Rama i uron suksese
-Kulturë

Sonte “Eurovisioni”/Shkodra Elektronike përfaqëson vendin tonë, Rama i uron suksese

13 Maj, 2025 8:49 am
Zgjedhjet 2025/ PS udhëheq me 82 mandate, PD 52
Kryesore

Zgjedhjet 2025/ PS udhëheq me 82 mandate, PD 52

13 Maj, 2025 8:38 am
Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja
Kryesore

Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja

13 Maj, 2025 8:32 am
Parashikimi i motit, 22 nëntor 2023
Kryesore

Parashikimi i motit sot,  13 Maj 2025

13 Maj, 2025 8:20 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 13 maj 2025

13 Maj, 2025 8:13 am
Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!
-U tha në Opinion

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!

12 Maj, 2025 11:06 pm
“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër
-U tha në Opinion

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër

12 Maj, 2025 11:01 pm
Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla
Politikë

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla

12 Maj, 2025 10:52 pm
Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike
Politikë

Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike

12 Maj, 2025 10:40 pm
Para
Sherri me thika në ish-Bllok, ja kush është i plagosuri

Sherri me thika në ish-Bllok, ja kush është i plagosuri

Video/ Vilë si në përralla në Gjakovë, frymëzuar nga arkitektura helene

Video/ Vilë si në përralla në Gjakovë, frymëzuar nga arkitektura helene

Skandali/ Drejt shkarkimit, trajneri i Anglisë mat nga gazetarët, tregoi mashtrimet e Premier Ligës

Skandali/ Drejt shkarkimit, trajneri i Anglisë mat nga gazetarët, tregoi mashtrimet e Premier Ligës
















TE FUNDIT

Përfundon numërimi i votave në qarkun e Elbasanit, kryeson PS

Përfundon numërimi i votave në qarkun e Elbasanit, kryeson PS
13 Maj, 2025

Ka përfunduar procesi i numërimit në të 10 KZAZ e qarkut të Elbasanit, ku kryeson Partia Socialiste. Sipas asaj që...

Lexo më shumë

Sonte “Eurovisioni”/Shkodra Elektronike përfaqëson vendin tonë, Rama i uron suksese

Sonte “Eurovisioni”/Shkodra Elektronike përfaqëson vendin tonë, Rama i uron suksese
13 Maj, 2025

Mbrëmjen e kësaj të marte nis edicioni i 69 i festivalit evropian të muzikës “Eurovision 2025”. Shkodra Elektronike do të...

Lexo më shumë

Zgjedhjet 2025/ PS udhëheq me 82 mandate, PD 52

Zgjedhjet 2025/ PS udhëheq me 82 mandate, PD 52
13 Maj, 2025

Vijon procesi i numërimit të votave, ku në disa bashki nuk ka përfunduar akoma. Nga rezultatet e deritanishme Partia Socialiste...

Lexo më shumë

Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja

Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja
13 Maj, 2025

Fiton mes shqiptarëve brenda vendit dhe diasporës, mban zonat e jugut dhe qendrës dhe thuajse pushton edhe veriun, bastionin e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com