Një shpërthim në orët e para të mëngjesit në lagjen Kushtrimi në Vlorë u raportua nga policia si pasojë e një lënde plasëse.
“Rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Kushtrimi” Vlorë, konkretisht në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit J.D., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse.”, tha policia në njoftimin e parë.
Megjithatë pas verifikimeve të kryera ka rezultuar krejt ndryshe.
Policia bën me dije se nuk kemi të bëjmë me lëndë plasëse por në banesën shtetasit me iniciale J.D ka shpërthyer dushi. Nga shpërthimi nuk ka patur persona të lënduar por vetëm dëme materiale. /Opinion.al