Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Shkodrës, ku pati përplasje me armë zjarri mes dy automjeteve që ishin në lëvizje.
Polumbarët kanë mundur të gjejnë në lumin Buna armën me të cilën autorët qëlluan në ajër. Ndërkohë, policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim dy persona, Hygert Muçajn dhe Gledis Ustabeqirin, të cilësohet akuzohen se janë konfliktuar me Taulant Ahmetin.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Parrucë”, lagjja “Qemal Stafa”, Shkodër, ku Hygert Muçaj dhe Gledis Ustabeqiri duke udhëtuar me mjetin tip “Benz”, janë konfliktuar për motive të dobëta me Taulant Ahmetin 32 vjeç, banues në Shkodër, të cilin Muçaj e ka goditur me sende të forta në pjesën e kokës duke i shkaktuar dëmtime të lehta, ndërsa Gledis Ustabeqiri ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas janë larguar.
Ndërkohë, mbi autorët rëndojnë akuzat “Armëmbajtja pa leje”, “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”./ Opinion.al