Është zbardhur edhe deklarata e pasurisë së kreut të Kuvendit dhe të LSI-së, Ilir Meta, si edhe të bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi.
Kështu, sipas dokumentit, kreu i Kuvendit ka rreth 20 mln lekë të vjetra të ardhura vetëm nga funksioni si kryetar i Kuvendit.
Ndërsa bashkëshortja, Monika Kryemadhi ka të ardhura nga paga dhe të tjera nga funksioni si deputete rreth 26 mln lekë të vjetra në vit.