Zbardhet ngjarja e rënde e ndodhur mbrëmjen e së hënës në Korçë. Sipas policisë lokale 57-vjeçari Gramoz Nako është vrarë nga kunati.
Autori i dyshuar i kësaj ngjarje është Sefedin Zenellari 71 vjeç.
Ky i fundit mëngjesin e sotëm në momentin kur shërbimet e Policisë kanë shkuar për ta shoqëruar në Komisariat, është vetvrarë me armë zjarri tip pistoletë, në banesën e tij ku jetonte i vetëm.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr 7, ku u gjet i vrarë me armë zjarri tip pistoletë, shtetasi G.N, 57 vjeç informojmë se:
Autori i dyshuar i kësaj ngjarje është kunati i tij shtetasi S.Z, 71 vjeç, banues në Korçë, i cili mëngjesin e sotëm në momentin kur shërbimet e Policisë kanë shkuar për ta shoqëruar në Komisariat, është vetvrarë me armë zjarri tip pistoletë, në banesën e tij ku jetonte i vetëm.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Opinion.al/