Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbardhet ngjarja/ Atentati me kallashnikov, autorët u kapën pasi u aksidentuan me makinë

2016/08/15 at 6:51 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Zbardhet ngjarja/ Atentati me kallashnikov, autorët u kapën pasi u aksidentuan me makinë

Zbardhet ngjarja e mbrëmshme në Shkodër, ku 30 ­vjeçari i shpëtoi një atentati, ndërkohë që policia ka arrestuar 6 persona dhe ka shpallur një kërkim një tjetër.

Ngjarja sipas policisë

Më datë 14.08.2016 në orën 22:15 është njoftuar se në lagjen ” Vasil Shanto” tek Hotel Rozafa janë dëgjuar krisma armësh. Mënjëherë në vendngjarje kanë mbërritur Shërbimet e Drejtorisë dhe Komisariatit të Policisë Shkodër të cilët kanë konstatuar se është plagosur shtetasi Donald Shtjefni dhe kanë bllokuar zonën përreth vendit të ngjarjes në bashkëpunim me forcat e FNSH­-së , kanë ngritur dhe disa pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorëve

Aksidenti që zbuloi autorët

Në orën 22:26 në fshatin Golem Shkodër, është njoftuar për një dalje nga rruga të një automjeti. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur Shërbimet e Policisë Rrugore të cilët kanë konstatuar se ishte automjeti BMW me targë AA 006NL, në të cilën udhëtonin shtetasit Behar Brajoviq (Bajri), Ilir Rustemi (Bajri) dhe Bledar Lekaj . Nga veprimet e shpejta operacionale dhe proceduriale , Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, bënë të mundur në një kohë të shkurtër të ndërlidhin rastet, të zbardhin dhe dokumentojnë ngjarjen si dhe identifikojnë e të ndalojnë autorët.

Shkëmbim zjarri

Nga hetimet e para rezulton se shtetasit Donald Shtjefni, Kristian Shtjefni dhe Patrik Salaj të cilët kane qenë duke lëvizuar me automjetin BMW X5, me targe SB60 CEA dhe shtetasit Behar Brajoviq(Bajri), Ilir Rustemi (Bajri) dhe Bledar Lekaj, të cilët kanë qenë duke lëvizuar me autoveturën BMW me targe AA 006 NL, në lagjen “Vasil Shanto”, kanë qëlluar kundrejt njeri­ tjetrit me armë zjarri, pistoletë dhe automatik, ku nga ky shkëmbim zjarri ka mbetur i dëmtuar shtetasi Donald Shtjefni i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë shtetasi Bledar Lekaj ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë kurse shtetasit Behar Brajoviq (Bajri) dhe Ilir Rustemi (Bajri) ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti të cilët po marrin mjekimin e nevojshëm dhe ndodhen të tre jashtë rrezikut për jetën.

Te arrestuarit

• Behar Brajoviq (Bajri), 36 vjeç, banues Shkodër ( i dënuar më parë)

• Ilir Rustemi (Bajri), 40 vjeç, banues në Shkodër, ( i dënuar më parë)

• Bledar Lekaj , 26 vjeç, banues në Shkodër ( i dënuar më parë)

• Donald Shtjefni , 31­vjeç banues në Shkodër

• Kristjan Shtjefni , 26­vjeç, banues në Shkodër • Patrik Salaj , 21­vjeç, lindur në Shkodër dhe banues në Tiranë

Është shpallur në kerkim policor edhe shtetasi me iniciale A.M , pasi dyshohet si bashkëpunëtor në ngjarje dhe punohet për kapjen e tij.

Cfare u sekuestrua

Në cilesinë e proves materiale janë gjetur dhe sekuestruar : ­

10 gëzhoja model 56

– 5 gezhoja model 54

– dy armë zjarri pistoletë

– një armë zjarri automatik

– 5 krehëra automatiku

– 2 krehëra pistoletë

– 2 automjete

– 4 aparate telefoni celular etj.

Ndalimi i tyre , u krye në bashkëpunim me Prokurorinë Shkodër , për veprën penale të ” Vrasjes me dashje” e kryer në bashkëpunim , mbetur në tentative ‘ dhe ” Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake” parashikuar nga nenet 76­22­25 e 278 të Kodit Penal.

Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 22:30, në qendër të qytetit, pranë “Turizmit”. Autorët i janë drejtuar me armë kallashnikov dhe plumbat kanë qenë me breshëri ndaj 30­-vjeçarit. Automjeti i tij është pushtuar nga plumbat dhe ka devijuar rrugën./ Panorama.al

Etiketa: atentatDonald Shtjefnishkoder

Ju sugjerojmë

SHBA sheh mundësi për bashkëpunim ekonomik me Kosovën, kërkon heqjen e barrierave
Rajoni

SHBA sheh mundësi për bashkëpunim ekonomik me Kosovën, kërkon heqjen e barrierave

24 Korrik, 2025 10:53 pm
Macron u bën thirrje partive me “vlera republikane” ta formojnë Qeverinë e re
Bota

Presidenti francez: Parisi do ta njohë Palestinën si shtet!

24 Korrik, 2025 10:31 pm
Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Kosovë/ Kushtetuesja vendos masë të përkohshme për seancën konstituive

24 Korrik, 2025 10:10 pm
Situata e zjarreve, zjarrfikësit në luftë me flakët në të gjithë vendin
Aktualitet

Situata e zjarreve, zjarrfikësit në luftë me flakët në të gjithë vendin

24 Korrik, 2025 9:51 pm
‘Ku po e udhëheq Meloni Evropën?’, kryeministrja italiane në kopertinën e ‘TIME’
Bota

‘Ku po e udhëheq Meloni Evropën?’, kryeministrja italiane në kopertinën e ‘TIME’

24 Korrik, 2025 9:35 pm
Deklarata e ministrit izraelit: Gaza duhet të zhduket!
Bota

Deklarata e ministrit izraelit: Gaza duhet të zhduket!

24 Korrik, 2025 9:19 pm
Arabia Saudite nënshkruan marrëveshje për rindërtimin e Sirisë
Bota

Arabia Saudite nënshkruan marrëveshje për rindërtimin e Sirisë

24 Korrik, 2025 9:07 pm
Pallati i Kongreseve do të rijetëzohet, së shpejti kalon në pronësi të MEKI-t
Aktualitet

Pallati i Kongreseve do të rijetëzohet, së shpejti kalon në pronësi të MEKI-t

24 Korrik, 2025 8:35 pm
Ura e Milotit mbyllet përfundimisht, pas rrezikut për shembje
Aktualitet

Ura e Milotit mbyllet përfundimisht, pas rrezikut për shembje

24 Korrik, 2025 8:20 pm
Hasani: Kërkesa e presidentes është e pabazuar, vendimi i Kushtetueses pritet mbi…
Rajoni

Hasani: Kërkesa e presidentes është e pabazuar, vendimi i Kushtetueses pritet mbi…

24 Korrik, 2025 8:09 pm
Para
Video/ Messi mëson djalin e dytë të ecë në fushën e futbollit

Video/ Messi mëson djalin e dytë të ecë në fushën e futbollit

Largimi i Rashicas dhe Shalës te Kosova, De Biasi fton Hykan në Kombëtare

Largimi i Rashicas dhe Shalës te Kosova, De Biasi fton Hykan në Kombëtare

E fundit/ U prishet motorri i ujit në kufi, dy turistë anglezë rrezikojnë jetën në ujrat greko-shqiptare

E fundit/ U prishet motorri i ujit në kufi, dy turistë anglezë rrezikojnë jetën në ujrat greko-shqiptare

Please login to join discussion

TE FUNDIT

SHBA sheh mundësi për bashkëpunim ekonomik me Kosovën, kërkon heqjen e barrierave

SHBA sheh mundësi për bashkëpunim ekonomik me Kosovën, kërkon heqjen e barrierave
24 Korrik, 2025

Shtetet e Bashkuara vlerësojnë për Radion Evropa e Lirë se ekzistojnë mundësi të rëndësishme për bashkëpunim ekonomik me Kosovën në...

Lexo më shumë

Presidenti francez: Parisi do ta njohë Palestinën si shtet!

Macron u bën thirrje partive me “vlera republikane” ta formojnë Qeverinë e re
24 Korrik, 2025

Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi vendimin e tij për të njohur shtetin e Palestinës të enjten (24/7) , duke shtuar...

Lexo më shumë

Kosovë/ Kushtetuesja vendos masë të përkohshme për seancën konstituive

Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
24 Korrik, 2025

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme nga 27 korriku deri më 8 gusht, periudhë në të cilën...

Lexo më shumë

Situata e zjarreve, zjarrfikësit në luftë me flakët në të gjithë vendin

Situata e zjarreve, zjarrfikësit në luftë me flakët në të gjithë vendin
24 Korrik, 2025

Vendi nuk gjen qetësi nga zjarret. Një zjarr i përmasave të mëdha në fshatin Kakavijë ka bllokuar edhe punën në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com