Vrasja që tronditi kryeqytetin mbrëmjen e së dielës ka si motiv hakmarrjen, mëson “Panorama.al”. Burimet pranë grupit hetimor të ngritur menjëherë pas ngjarjes, thanë se viktima ka pasur një sherr të mëparshëm me atentatorin.
Ndërsa ky i fundit ka vepruar sonte, duke e ekzekutuar Elton Çican me dy plumba në kokë në mes të një lokali në Tiranë.
Vrasja e sotme ka lidhje edhe me një ngjarje të ndodhur pak kohë më parë në Kombinat, ku ushtarakut Elton Imeri i vunë bombë në makine.