Policia e Vlorës ka bllokuar mëngjesin e sotëm një gomone të fuqishme me dy shtetas italiane brenda saj.
Policia sqaron se rreth orës 04:50, në Porto-Palermo Himarë është afruar një mjet lundrues “Gomone”, me 2 shtetas italianë në bord: 1- M.M., 45 vjeç, 2- A.A., 29 vjeç.
“Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin lundrues “Gomone” me gjatësi 8 m, me dy motorë mërkuri 250 KF, nuk janë konstatuar materiale apo sende të kundraligjshme”- njofton policia.
Nga hetimet paraprake, nga deklaratat e tyre, mësohet se të dy shtetasit italianë janë nisur me mjetin e tyre lundrues nga Monopoli-Itali, në drejtim të Korfuzit, por për shkak të një defekti të shkaktuar nga motorat, janë kthyer për të ndaluar në Porto-Palermo, Himarë.
Policia Kufitare ka bllokuar mjetin lundrues, dhe po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave.