Është identifikuar 17 vjeçari shqiptar që u gjet i mbytur në lumin Chiusella në provincën e Torinos.
Bëhet fjalë për Gesjan Muçën, banues në komunën Settimo Torinese, djali i një familje emigrantësh shqiptarë në Itali.
I riu po kalonte një ditë pushimi me disa miq të tij shqiptarë në një zonë pranë lumit e cila ishte mbyllur prej një viti për publikun.
Përsa i përket dinamikës së ngjarjes, hetimet paraprake tregojnë se 17 vjeçari gjatë zhytjes ka mbetur i bllokuar mes shkëmbinjve të lumit dhe kjo i ka shkaktuar mbytjen. /Opinion.al