Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbardhet grabitja e të moshuarit në Memaliaj, 3 në pranga dhe 1 në kërkim

2020/01/06 at 11:55 AM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Zbardhet grabitja e të moshuarit në Memaliaj, 3 në pranga dhe 1 në kërkim

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë dhe një është shpallur në kërkim pasi dyshohet se janë autorët e grabitjes së shtëpisë  të të moshuarit 80-vjeçar Hiqmet Ramadani në Memaliaj.

Sipas njoftimit të policisë në pranga kanë rënë 23-vjeçari me iniciale E.A, 22-vjeçari me iniciale A.R dhe 28-vjeçari me iniciale F.R të gjithë banues të Durrës.

Dyshohet se këta persona dhe një tjetër që ndodhet në kërkim  mbrëmjën e 4 Janarit kanë hyrë me forcë në banesën e 80-vjeçarit dhe pasi e kanë dhunuar i kanë vjedhur një sasi parash.

Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar një automjet, një pjesë në parave të vjedhura si dhe 4 aparate celularë.

Është bërë e ditur se në automjetin e të dyshuarve u gjetën dhe sekuestruan dy doza me lëndë narkotike kokainë.

Zbardhja e kësaj ngjarje u bë në bashkëpunim mes dy komisariateve të Durrësit dhe Gjirokastrës. Gjithashtu sipas policisë mësohet se ky grup, me pseudonimin “Etalon”, dyshohet se ka kryer dhe një sërë vjedhjesh të tjera në qarqe të ndryshme.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe shitje e lëndëve narkotike”.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “ETALON”.

Operacioni nga DVP Gjirokastër në bashkëpunim me DVP Durrës

Zbardhet dhe dokumentohet autorësia e vjedhjes me dhunë e banesës së shtetasit H. R., ndodhur në Memaliaj, mbrëmjen e datës 04.01.2020.

Vihen në pranga 3 nga autorët, si dhe 1 tjetër shpallet në kërkim.

Sekuestrohen 1 automjet, një pjesë e lekëve të vjedhura dhe 4 celularë.

Gjithashtu, në automjet u gjetën dhe u sekuestruan dy doza me lëndë narkotike kokainë.

DVP Gjirokastër, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, Stacionin e Policisë Memaliaj, Komisariatin e Policisë Tepelenë dhe DVP Durrës, pas një pune të mirëorganizuar hetimore për zbardhjen, dokumentimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të vjedhjes me dhunë të banesës së shtetasit H. R., finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “ETALON”.

Si rezultat i operacionit u arrestuan shtetasit: E. A., 23 vjeç, A. R., 22 vjeç dhe F. R., 28 vjeç, banues në Durrës, si dhe u shpall në kërkim 1 shtetas tjetër dhe vijon puna për kapjen e tij.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në datën 04.01.2020, kanë hyrë në banesën e shtetasit H. R., në Memaliaj, ku kanë vjedhur me dhunë një sasi lekësh.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet, një pjesë e lekëve të vjedhura dhe 4 celularë. Gjithashtu, në automjet u gjetën dhe u sekuestruan dhe dy doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Zbardhja e ngjarjes në kohë, si dhe kapja e autorëve, u bë falë një pune të mirëorganizuar nga një grup i posaçëm hetimor i DVP Gjirokastër, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, si dhe bashkëpunimit mjaft të mirë me DVP Durrës.

Ky grup, me pseudonimin “Etalon”, dyshohet se ka kryer dhe një sërë vjedhjesh të tjera në qarqe të ndryshme, për të cilat vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe shitje e lëndëve narkotike”./Opinion.al/

Etiketa: GRABITJEmemaliaj

Ju sugjerojmë

Një ditë pas shkarkimit të Veliajt, Rama takim me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës
Aktualitet

Një ditë pas shkarkimit të Veliajt, Rama takim me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës

24 Shtator, 2025 1:13 pm
Kuvend/ Votohet përbërja e komisioneve
Kryesore

Kuvend/ Votohet përbërja e komisioneve

24 Shtator, 2025 1:11 pm
800 mijë euro dëm, hajdutët grabisin vilën e trajnerit të Portugalisë
Bota

800 mijë euro dëm, hajdutët grabisin vilën e trajnerit të Portugalisë

24 Shtator, 2025 1:07 pm
VIDEO/ Jimmy Kimmel nuk i mban dot lotët pas rikthimit në ekran
Bota

VIDEO/ Jimmy Kimmel nuk i mban dot lotët pas rikthimit në ekran

24 Shtator, 2025 12:01 pm
Analiza/ BE-ja po kërkon një rrugëdalje nga bllokadat
Bota

Analiza/ BE-ja po kërkon një rrugëdalje nga bllokadat

24 Shtator, 2025 11:31 am
Balla ironi me opozitën: Dhunuat seancën e kaluar, pas një jave doni të jepni mendim
Kryesore

Balla ironi me opozitën: Dhunuat seancën e kaluar, pas një jave doni të jepni mendim

24 Shtator, 2025 11:17 am
Seanca e 18 shtatorit, Berisha-Peleshit: Rekord i zi në historinë e parlamentarizmit
Kryesore

Seanca e 18 shtatorit, Berisha-Peleshit: Rekord i zi në historinë e parlamentarizmit

24 Shtator, 2025 11:09 am
PD i kërkon Peleshit përsëritjen e seancës së 18 shtatorit: Ishte njollë turpi
Kryesore

PD i kërkon Peleshit përsëritjen e seancës së 18 shtatorit: Ishte njollë turpi

24 Shtator, 2025 10:41 am
Tajfuni Ragasa godet Tajvanin, 14 viktima dhe 124 të zhdukur
Bota

Tajfuni Ragasa godet Tajvanin, 14 viktima dhe 124 të zhdukur

24 Shtator, 2025 10:29 am
Broja luan titullar, por nuk lë shenjë në Kupën e Ligës
Sport

Broja luan titullar, por nuk lë shenjë në Kupën e Ligës

24 Shtator, 2025 9:28 am
Para
Këto janë dy shenjat më me fat të horoskopit

Horoskopi javor 6-12 Janar 2020

Irani kërkon kokën e Trump, vendos shpërblimin 80 milionë dollarë

Irani kërkon kokën e Trump, vendos shpërblimin 80 milionë dollarë

Merkel pranon ftesën e Putin, vizitë në Rusi më 11 Janar

Merkel pranon ftesën e Putin, vizitë në Rusi më 11 Janar

TE FUNDIT

Një ditë pas shkarkimit të Veliajt, Rama takim me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës

Një ditë pas shkarkimit të Veliajt, Rama takim me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës
24 Shtator, 2025

Sot, kryeministri Edi Rama po zhvillon takim me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës. Mbledhja, e cila ka nisur në orën...

Lexo më shumë

Kuvend/ Votohet përbërja e komisioneve

Kuvend/ Votohet përbërja e komisioneve
24 Shtator, 2025

Pas seancës së kaosit, opozita dhe mazhoranca gjetën konsensusin për të miratuar kryetarët dhe anëtarët e komisioneve të përhershme parlamentare. Në...

Lexo më shumë

800 mijë euro dëm, hajdutët grabisin vilën e trajnerit të Portugalisë

800 mijë euro dëm, hajdutët grabisin vilën e trajnerit të Portugalisë
24 Shtator, 2025

Një grup hajdutësh hynë me forcë në shtëpinë e trajnerit të Portugalisë, Roberto Martinez dhe vodhën ora dhe bizhuteri luksoze...

Lexo më shumë

VIDEO/ Jimmy Kimmel nuk i mban dot lotët pas rikthimit në ekran

VIDEO/ Jimmy Kimmel nuk i mban dot lotët pas rikthimit në ekran
24 Shtator, 2025

Pas gati një jave pezullimi, Jimmy Kimmel u rikthye të martën në emisionin e tij, duke u shprehur me emocion...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com