Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbardhet drafti i PS për Reformën Zgjedhore, nga depolitizimi i komisioneve te votimi me postë i emigrantëve

2024/03/13 at 8:38 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Zbardhet drafti i PS për Reformën Zgjedhore, nga depolitizimi i komisioneve te votimi me postë i emigrantëve

Partia Socialiste ka gati draftin për ndryshimin e ligjit zgjedhor. Mësohet se gjatë një tryeze, ekspertët e Partisë Socialiste Eridian Salinji dhe Viktor Gumi paraqitën draftin për secilin rekomandim të OSBE, mes të cilave vota me postë e emigrantëve dhe depolitizimi i komisioneve zgjedhore.

Sa i përket votës së emigrantëve, ata propozojnë që të bëhet me postë dhe më pas të llogaritet dhe pasqyrohet në tabelën e rezultateve të qarkut më të fundit ku ka pasur vendbanimin në Shqipëri votuesi.

Në lidhje me depolitizimin e komisioneve zgjedhore Salianji e Gumi propozojnë  që komisionerët të jenë nga radhët e administratës publike që kanë statusin e nëpunësit civil, punonjësit e arsimit, dhoma e avokatëve, dhoma e noterisë, si dhe çdo shtetas tjetër që përmbush kriteret arsimore dhe  të pastërtisë.

Para se të zgjidhen, ata duhet t’i nënshtrohen paraprakisht trajnimit të detyrueshëm duke u certifikuar nga KQZ. Po ashtu, ata propozuan më shumë transparence të fondeve të partive politike dhe ndalimin e promovimit të çdo veprimtarie publike gjate fushatës 30 ditore zgjedhore, pavarësisht nëse ka qenë planifikuar ose jo me fonde te buxhetit të shtetit.

Propozimet e bëra nga ekspertët e PS

DEPOLITIZIMI I KOMISIONEVE ZGJEDHORE

Në lidhje me depolitizimin e komisioneve zgjedhore dy ekspertët socialist propozuan që Komisioni i Qendrës së Votimit (KQV) të përbëhet nga tre anëtarë, të emëruar nga administrata e KQZ duke u përzgjedhur nga trupa e komisionerëve të gatshëm dhe të trajnuar dhe certifikuar paraprakisht nga KQZ. Një prej anëtarëve kryen edhe detyrën e sekretarit të KQV. Kurse Komisioni i Zonës së Administrimit Zgjedhor (KZAZ) të përbëhet nga pesë anëtarë, të përzgjedhur nga KQZ.

E njëjta skemë si me monitoruesit është edhe për Grupet e Numërimit të Votave të cilat përbëhen nga dy anëtarë, të emëruar nga Komisioneri i KQZ nga trupa e trajnuar dhe certifikuar paraprakisht nga KQZ dhe nga katër monitorues politikë, si më lart, të cilët nuk kanë asnjë te drejtë vendimmarrje. Për t’i dhënë zgjidhje njëherë e mirë depolitizimit, PS kërkon që trupa e komisionerëve zgjedhore të krijohet nga përzgjedhja mes radhëve të administratës shtetërore që kanë statusin e nëpunësit civil, punonjësit e arsimit, dhoma e avokatëve, dhoma e noterisë, si dhe çdo shtetas tjetër që përmbush kriteret arsimore dhe të pastërtisë, të cilët u nënshtrohen paraprakisht trajnimit të detyrueshëm duke u certifikuar nga KQZ.

Për punonjësit publik trajnimi propozohet të jetë i detyrueshëm dhe të bëhet pjesë integrale për ecurinë në karrierë. Për përzgjedhjen e komisionerëve, propozohet që të bëhet me short nga lista e atyre që janë të trajnuar.

VOTIMI I EMIGRANTEVE

Në lidhje me votën e emigrantëve, në draftin e paraqitur nga dy ekspertët e Partisë Socialiste Eridian Salinji dhe eksperti Viktor Gumi, propozohet që shtetasit shqiptarë, të cilët jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë të votojnë nëpërmjet postës dhe zarfi me fletën e votimit duhet të ketë mbërritur në KQZ jo më vonë se ditën e votimit. Për këtë, ata do të duhet të bëjnë regjistrimin e adresës së banimit të tyre jashtë vendit në përputhje me ligj nr. 14/2016 “Për identifikimin dhe regjistrimin e adresës së shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë”.

Ndërsa në Kodin Zgjedhor, propozohet ndryshimi duke përcaktuar afat kohor brenda të cilit KQZ duhet të miratojë aktet përkatëse nënligjore për votimin e shtetasve shqiptarë me banim jashtë vendit (psh jo më vonë se 6 muaj nga fillimi i periudhës zgjedhore të vitit 2025) si dhe kohën se kur KQZ fillon procedurën e regjistrimit të shtetasve me banim jashtë vendit dhe që kanë shprehur vullnetin për të votuar në zgjedhjet parlamentare.(psh jo më vonë se 90 ditë nga dita e zgjedhjeve).

Vota e shtetasve me banim jashtë vendit do të llogaritet dhe tabulohet në tabelën e rezultateve të qarkut më të fundit ku ka pasur vendbanimin në Shqipëri votuesi. Numërimi i votave të shtetasve shqiptarë me banim jashtë vendit do të bëhet në KQZ dhe fillon në momentin kur fillon numërimi i votave në KZAZ-në më të pare për qarkun respektiv.

TRANSPARENCA E FONDEVE

Mes propozimeve të paraqitura nga dy ekspertët socialist, është dhe rritja e transparencës së fondeve të partive politike dhe kontrolli i tyre. PS propozon që në Kodin Zgjedhor të vendoset afat konkret për transferimin e fondeve nga buxheti i shtetit partive politike, si dhe te shtohet financimi publik për kandidatet e pavarur.

Një vend të veçantë zë dhe mospërdorimi i burimeve shtetërore. Në draftin e diskutuar sot, PS mësohet se ka propozuar që në Kodin Zgjedhor të përcaktohet se përben veprimtari të ndaluara për t‘u promovuar çdo veprimtari publike gjate fushatës 30 ditore zgjedhore, pavarësisht nëse ka qenë planifikuar ose jo me fonde te buxhetit të shtetit.

Ju sugjerojmë

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë
-U tha në Opinion

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë

4 Qershor, 2025 11:24 pm
“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive
Kryesore

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive

4 Qershor, 2025 10:44 pm
Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike
-U tha në Opinion

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike

4 Qershor, 2025 10:37 pm
Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri

4 Qershor, 2025 10:24 pm
Spanjë/ Kapen me plantacion marijuhane, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë
Bota

Spanjë/ Kapen me plantacion marijuhane, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë

4 Qershor, 2025 9:53 pm
Lufta në Gaza, numri i incidenteve antisemite rritet ndjeshëm
Bota

Lufta në Gaza, numri i incidenteve antisemite rritet ndjeshëm

4 Qershor, 2025 9:46 pm
Mbi 1.5 milion pelegrinë nisin Haxhin nën diellin përvëlues
Bota

Mbi 1.5 milion pelegrinë nisin Haxhin nën diellin përvëlues

4 Qershor, 2025 9:28 pm
“Ec, vazhdo po të them”, vajza i vjedh biznesin të atit me falsifikim firme
Aktualitet

“Ec, vazhdo po të them”, vajza i vjedh biznesin të atit me falsifikim firme

4 Qershor, 2025 9:19 pm
Ankimi i PD për qarkun Kukësin, vendimi merret ditën e nesërme
Aktualitet

Ankimi i PD për qarkun Kukësin, vendimi merret ditën e nesërme

4 Qershor, 2025 9:08 pm
Kanadaja prej ditësh në luftë me flakët e zjarrit, tymi mbulon 1/3 e SHBA-ve
Bota

Kanadaja prej ditësh në luftë me flakët e zjarrit, tymi mbulon 1/3 e SHBA-ve

4 Qershor, 2025 8:57 pm
Para
Skuadra e Serie A hedh në gjyq futbollistin e saj, kërkon 20 milionë euro dëmshpërblim

Skuadra e Serie A hedh në gjyq futbollistin e saj, kërkon 20 milionë euro dëmshpërblim

Ryshfet për patentat e pezulluara, GJKKO merr vendimin për zyrtarët e policisë dhe sekserët

Ryshfet për patentat e pezulluara, GJKKO merr vendimin për zyrtarët e policisë dhe sekserët

“250 mijë Lekë dua unë”, infermieri lë ambulancën dhe bën kurse patente

“250 mijë Lekë dua unë”, infermieri lë ambulancën dhe bën kurse patente

TE FUNDIT

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë
4 Qershor, 2025

Të shtunën luhet një nga ndeshjet më të rëndësishme të Shqipërisë, kjo edhe për shkak të ngarkesës emocionale që mbart...

Lexo më shumë

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive
4 Qershor, 2025

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka e ka quajtur ndeshjen me Serbinë si një ndeshje me rëndësi edhe...

Lexo më shumë

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike
4 Qershor, 2025

Kur na ndajnë pak ditë nga sfida e Kombëtares Shqiptare me Serbinë, emocionet e futbollistëve dhe tifozëve duket se janë...

Lexo më shumë

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri
4 Qershor, 2025

Në Shqipëri është konfirmuar zyrtarisht rasti i parë i murtajës tek dhitë. Rasti është shënuar në Postribë të Shkodrës në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com