Dy zyrtarët e BE-së David McAllister dhe Knut Fleckenstein kanë paraqitur një draft-marrëveshje për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri.
Sipas draftit të OSBE-BE-SHBA, janë propozuar 3 pika kryesore:
1-Të ndryshohet Kodi Zgjedhor dhe kreu i KQZ t’i jepet opozitës
2-Të ketë shkarkime në kupolën drejtuese të policisë
3-Kriminalizim i shit/blerjes së votës
Në këtë draft-marrëveshje nuk është përfshirë kërkesa e opozitës, ajo për qeveri teknike.
Partia Demokratike insiston fort në kërkesën e saj dhe pa përfshirjen e qeverisë teknike në draft nuk ka negociata zyrtare.