Plot 20 kompani janë bërë pjesë e një skeme mashtrimi me faturat e TVSH-së. News 24 publikoi dosjen hetimore të prokurorisë me emrat e 20 bizneseve që dyshohet se kanë lëshuar fatura tatimore të falsifikuara. Përmes këtij mashtrimi i kanë shkaktuar një dëm të madh buxhetit të shtetit, me vlere 18 miliardë lekë.
Dosja përcakton se subjektet ishin pa kapacitete për ushtrimin e aktivitetit në vlera të larta duke bërë kështu diçka ndryshe nga ajo çka ishte deklaruar.
Disa prej subjekteve të përfshire ne kete skemë:
- Krist-Al Consustrion
- Kompania “Caçi”
- Subjekti “Ez&La
- Ble-Me Invest
- Subjekti Bruna-Al
- Subjekti “Ori”
- Subjekti “Lumi B”