Ditën e djeshme policia në kuadër të operacionit “Your turn” zbuloi një grup që zhvillonte prostitucion në Tiranë. Një nga të arrestuarit ishte edhe 28-vjeçari Hermes Nikaj i njohur ndryshe si “Zogu i Tiranës”.
Sipas hetimeve, rezulton se Hermes Nikaj ishte tutor i grupit. Ai gjente vajzat, i lidhte ato me klientët dhe vendoste pagesën. Shpesh herë ai vetëofrohej në këtë aktivitet kundrejt pagesës.
Megjithatë në dëshminë e tij në prokurori, “Zogu i Tiranës” i ka mohuar akuzat duke thënë se gjithçka ka ndodhur me dëshirën e vajzës dhe se ai thjeshtë i prezantonte ato me djemtë pasi kishte kontakte.
“Nuk kam ushtruar prostitucion dhe as kam shfrytëzuar njeri për prostitucion. Gjithçka ka ndodhur kundrejt dëshirës jo kundrejt lekëve. Duke qenë se jam i njohur kisha më shumë kontakte dhe ua prezantoja mikeshave të mia dhe i ndihmoja të shkonin në hotel”, ka qenë dëshmia e Nikajt.
Nga ana tjetër, vajzat që janë ndaluar si pjesë e këtij rrjeti kanë pranuar se shfrytëzoheshin për prostitucion dhe kanë dhënë detaje se si funksiononte grupi. /Opinion.al