Rajoni

Zbardhet dëshmia e infermieres që dhunoi të moshuarën: Më sulmoi e para



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:10 - 02/11/22 |
Opi Nion

Është zbardhur deklarata e infermieres Aurona Pelaj e cila në një video e publikuar në rrjetet sociale, shihet duke dhunuar një të moshuar në qendrën e kujdesit të moshuarve në Pejë.

Në deklaratën e saj për policinë, thuhet që infermierja e arsyetoi dhunën me pretendimin se e moshuara ishte agresive.

Pelaj ka deklaruar po ashtu se ka mësuar se duhet të jetë dominonte ndaj personave me probleme psikike.

 “Unë kur kam filluar punën ajo veç ka qenë banore e shtëpisë dhe se nga mjeku është konstatuar se e njëjta ka çrregullime mendore. Në ditën kur ka ndodhur rasti ajo ka qenë shumë agresive dhe kohë pas kohe përjetonte kriza nervoze dhe për këtë e kemi njoftuar doktorin. Atë ditë, e kemi pasur për detyrë që t’ua ndërrojmë pampersat pasi e moshuara (viktima) e kishte kryer nevojën fiziologjike dhe me duart e saj e ka ndotur hapësirën. Unë e kam dëgjuar një zhurme te banjoja dhe kam shkuar që të shikoj. Aty koleget e mija kishin pasur telashe dhe desha të ju ndihmoj. Ajo (viktima e moshuar) më ka sulmuar dhe më ka shkaktuar lëndime në dorë, më ka sulmuar me shqelm e para. Unë nuk kam përdor dhunë e as forcë të madhe përveç me ndalu sulmin e saj ndaj meje. Ajo atë ditë e ka sulmuar edhe një banore tjetër. Në shkollë jemi mësuar se personat që paraqesin rrezik për personelin dhe kanë probleme psikike duhet të tregohemi dominant ndaj tyre. Unë jam e vetëdijshme se veprimi ka qenë i tepruar dhe nën afekt, por ajo e para më ka sulmuar dhe veprimet e mija kanë qenë paralajmëruese dhe jo me forcë të madhe. Koleget e mija janë munduar ta vënë nën kontroll atë (të moshuarën). Janë munduar me forcë ta ndërrojnë, ka qenë e fuqishme dhe është dashtë disa veta ta vënë nën kontroll”, mësohet të ketë thënë infermierja, raportojnë mediat kosovare”,-ka deklaruar ajo./Opinion.al

 

Pas