Te Fundit

Zbardhet dëshmia e babait të Ervis Martinajt: Dokle ka gisht, kur humbëm kontaktet



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:39 - 25/08/22 |
Opi Nion

Është zbardhur dëshmia e babait të Ervis Martinaj, i cili  ka hedhur dyshime se Indrit Dokle është i përfshirë në zhdukjen e djalit të tij. Sipas gazetares Klodiana Lala babai i Martinaj ka ngritur gishtin drejt Dokles lidhur edhe me dëshminë e Nuredin Dumanit, i cili ka rrëfyer se do të paguhej 500 mijë euro nga i shumëkërkuari i drejtësisë për ta ekzekutuar atë.

“Me Ervisin i kemi humbur kontaktet më 9 gusht në orën 19:30 minuta”, mësohet të ketë thënë babai i Martinaj.

Mustafa Martinaj pretendon se djalit të tij mund ti ketë ndodhur diçka e rëndë nga ora 19:30 deri në orën 22:00 të mbrëmjes së datës 9 gusht.

As ai as miqtë dhe të njohur të tij prej asaj dite nuk kanë kontaktuar më me të shumëkërkuarin e drejtësisë, ndërsa më datë 10 gusht, xhaxhai i tij Faik Martinaj ka bërë kallëzim në policinë e Lezhës për humbjen e kontakteve me nipin dhe ka ngritur dyshime se mund të jetë rrëmbyer.

Më 11 gusht Prokuroria e Kurbinit ka regjistruar hetim për rrëmbim personi dhe në kuadër të këtij hetimi ka nisur të përgjojë të gjithë personat që kishin lidhje me Martinaj.

Në kuadër të këtij hetimi autoriteteve i janë vënë në dispozicion pamjet filmike nga policia e Durrësit, ku shfaqet oficeri i Forcave Operacionale Jeton Lami bashkë me vajzën që shoqërojnë Ervis Martinaj.

Pas