Sonte në emisionin “Opinion” po diskutohet tema të penduarit e drejtësisë që burgosën bosët e krimit.
Gjatë emisionit u zbardh edhe dëshmia e Adriatik Colit, i cili bashkëpunoi me drejtësinë.
“Unë kam ikur në Itali, dy ditë pas vrasjes së shtetasit Ilir Koldashi, në fund të muajit tetor 2005 në vendin e quajtur “Disko e shtetasit A.Zeneli”, e cila ndodhet tek Sheratoni. Unë kam qenë bashkautor në këtë vrasje dhe u largova në Itali për t’iu shmangur kapjes nga policia. Shkova në Itali dhe qëndrova 4 muaj. Aty mora vesh që kishin ardhur persona pët të më eliminuar. Po kështu, mora vesh që të gjithë përgjegjësinë për vrasjen e Ilir Koldashit ma kishin hedhur mua”,-thuhet në dëshminë e Colit./Opinion.al