Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbardhet debati në PD/ Topalli-Bashës: Pse nuk e denoncove ti Shullazin…

2016/04/21 at 9:55 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Zbardhet debati në PD/ Topalli-Bashës: Pse nuk e denoncove ti Shullazin…

TIRANE- Nga mbledhja e djeshme e grupit parlamentar demokrat gazetat kanë zbardhur edhe një pjesë të debatit nga mbledhja me dyer të mbyllura. Më poshtë është debati Basha-Topalli-Berisha që është botuar sot në Gazeta Shqiptare. Duket se si gjithnjë Topalli i ka bërë oponencë dhe kritika Bashës, duke i kërkuar llogari “pse nuk e denoncove ti Shullazin, pro Berisha”.

DEBATET ME DYER TË MBYLLURANË PD

LULZIM BASHA: Të nderuar deputetë! Ndodhemi para një situate të paprecedentë që ka të bëjë me futjen e krimit në universitetet tona. Një gjë e tillë është e pazakontë. Ne e kemi denoncuar edhe më parë Emiljano Shullazin, ndërkohë që duhet ta vazhdojmë betejën kundër krimit. Sot është seanca parlamentare dhe jam i hapur për çdo mendim tuajin, me qëllim që të përcaktojmë qëndrimin tonë.

SALI BERISHA: Ashtu siç e tha Kryetari, situata është e paprecedentë dhe ne duhet të vazhdojmë me denoncimin ndaj krimin. Kemi dhënë prova dhe prova të tjera duhet t’i publikojmë ne seancë në Parlament. Nuk mund ta lëmë krimin të kapë edhe universitetet dhe të kërcënohen edhe Rektorët. Detyra jonë si opozitë është denoncimi me fakte dhe duhet ta vazhdojmë ta bëjmë këtë. Shullazi është vërtet në burg por beteja jonë si opozitë kundër krimit dhe kapjes së pushtetit nuk duhet të ndalë për asnjë moment.

JOZEFINA TOPALLI (I drejtohet Lulzim Bashës): Z.kryetar, unë kam një shqetësim tjetër. Dua të ngre edhe një herë shqetësimin e aferës së CEZ-it. A mund të na shpjegoni këtu se përse nuk është kërkuar më parë hetim për çështjen e aferës së CEZ-it? Çfarë ju ka penguar ta kërkoni këtë hetim nëntë muaj më parë?

LULZIM BASHA: Nuk është kështu siç thoni ju. Partia Demokratike e ka ngritur si çështje aferën e CEZ-it dhe nëse kujtoheni mirë, kjo çështje është ndërkombëtarizuar po prej denoncimeve të bëra nga Partia Demokratike. Ka fakte të reja nga partnerët tanë dhe prandaj është kërkuar nisma e një hetimi të tillë. Kjo është situatë e re. Ndaj nuk jeni e saktë, pasi ne e kemi denoncuar gjithmonë aferën e CEZ-it dhe në mënyrë permanente.

JOZEFINA TOPALLI: Nuk isha në dijeni të kësaj që thoni…

LULZIM BASHA: Kjo është situata…

JOZEFINA TOPALLI: Nuk e kam të qartë se pse u deshën nëntë muaj që të arrijmë në këtë përfundim se u dashka hetim për CEZ-in…Çfarë fshihet pas kësaj heshtjeje nëntëmujore? Këtë nuk e kuptoj.

LULZIM BASHA: Gjatë gjithë kohës kemi mbledhur dhe e kemi denoncuar këtë aferë në bazë të fakteve dhe provave.

JOZEFINA TOPALLI: Po, por gjithmonë, pasi e ka denoncuar Berisha. Unë vërej se ju denonconi pasi denoncon i pari z.Berisha. Ndaj dua të di, pse denoncon z.Berisha gjithmonë i pari dhe jo ju që jeni kryetar i partisë? Kjo ndodhi edhe së fundmi me rastin e Emiljano Shullazit.

LULZIM BASHA: Nuk është e vërtetë kjo që thua. I vetmi njeri që është kërcënuar nga Shullazi jam unë. Ne kemi strategjinë tonë me faktorë të ndryshëm të veprimit: kush flet, si do flasë dhe kur do flasë.

JOZEFINA TOPALLI: Presupozohet që ti do të jesh Kryeministër i ardhshëm dhe duhet t’u dalësh për zot qëndrimeve që i takojnë një kryetari partie. Ndaj ne duhet të ngremë njerëzit në protesta, gjendja në vend është alarmante. Shqiptarët po ikin nga vendi jashtë shtetit nga varfëria. Vendi po bëhet çdo ditë e më i pasigurt, ndaj ne si opozitë duhet të ngremë shqiptarët në këmbë. Kjo është detyra jonë përballë një situate të tillë. Duhet një opozitë e fortë, dhe jo e dobët e me reagime të vonuara.

LULZIM BASHA: Protestat kanë filluar qëkur dhe janë shpërndarë në të gjithë vendin. Protesta po bëhen në çdo qytet të Shqipërisë. Por dua t’ju kujtoj se njerëzit nuk ngrihen në protesta me bilbila. Më thoni sa veta nga ju kanë dalë në terren, sa deputetë të grupit tonë parlamentar kanë dalë të motivojnë njerëzit për protesta? Më thoni, kush ka dalë nga ju? Por unë ju them se protestat po bëhen dhe do të bëhen edhe në ditët në vijim.

SALI BERISHA: Unë do t’u kujtoja të gjithë ish-ministrave në bazë të fushave përkatëse që ata kanë pasur gjatë qeverisjes sonë, që të bëhen pjesë e komisioneve hetimore dhe asnjëri të mos i bëjë bisht punës, por të angazhohet secili në bazë të asaj çfarë kanë mbuluar më parë. Kjo është e rëndësishme. /Gazeta Shqiptare

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Ja si të parandaloni aromat e këqija të këmbëve

Ja si të parandaloni aromat e këqija të këmbëve

Made in Albania – brend për mburrje apo shenjë për paralajmërim rreziku?

Made in Albania – brend për mburrje apo shenjë për paralajmërim rreziku?

Foto/ Tjetër tunel SHBA-Meksikë, kapen me tonelata drogë

Foto/ Tjetër tunel SHBA-Meksikë, kapen me tonelata drogë

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com