Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbardhet debati/ Çfarë ndodhi dje, në mbledhjen me dyer të mbyllura në PS

2018/12/25 at 2:36 PM
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Zbardhet debati/ Çfarë ndodhi dje, në mbledhjen me dyer të mbyllura në PS

Protesta e studentëve dhe shuplaka që qeveria mori prej tyre ka qenë në qendër të mbledhjes së djeshme të Kryesisë së Partisë Socialiste.

Për më shumë se pesë orë, anëtarët e Kryesisë socialiste dhe kryetari i saj Edi Rama kanë diskutuar rreth mënyrës se si kjo parti duhet të qaset ndaj studentëve dhe qytetarëve. Mësohet se kryesocialisti Rama është shprehur se, pavarësisht sondazheve të bëra me publikun, por dhe statistikave për rezultatin e reformave që ka ndërmarrë qeveria, perceptimi i publikut për punën e qeverisë nuk përputhet me shifrat.


Në një farë mënyre, kryesocialisti u tregua skeptik ndaj sondazheve që PS dhe qeveria zhvillon në mënyrë periodike me qytetarët për perceptimin e tyre ndaj qeverisë. Këtë, sipas tij, e treguan protestat e studentëve, të cilët, edhe pse reforma në arsimin e lartë është detajuar dhe me akte nënligjore dhe autonomi universitare, nuk mundi t’i bindë se efektet e saj janë afatgjatë dhe jo momentale.

Në këtë kontekst, kryesocialisti mësohet se ka adresuar kritika ndaj Forumit Rinor Eurosocialist dhe Forumit të Gruas Socialiste, të cilat duhet të kishin dijeni për problematikat që kishin studentët, të cilat kulmuan në artikulimin e tyre përmes protestave 17- ditore.

Kreu socialist ka ngritur pikëpyetje se si ka mundësi që një forum rinor, në zemër të jetës studentore universitare, nuk arriti të përcjellë në forumet drejtuese të PS-së, Kryesinë, Asamblenë, Sekretariatin, por dhe Grupin Parlamentar të shqetësimeve që kishin studentët për t’i bërë ato objekt të diskutimit të brendshëm, pa qenë nevoja që ato të merrnin formën e rrugës e për t’u bërë subjekt i përfitimeve politike nga partitë e opozitës.

Në diskutimet e zhvilluara dje në Kryesinë socialiste u hodh ideja e një strategjie të re të komunikimit me publikun, e cila duhet të përfshijë takime të hapura me grupe interesi, brenda komuniteteve në njësitë administrative, ku të sqarohen vazhdimisht hapat që ndërmerr qeveria dhe të merret opinioni i tyre, i cili do të ndikojë dhe në draftin që propozohet.

HAPJA

Anëtarët e Kryesisë, që kanë marrë fjalën, kanë folur për domosdoshmërinë e një qasjeje tjetër të partisë ndaj publikut. Sipas tyre, kjo duhet të fillojë nga organizata socialiste. Kritika, pa emra të përveçëm, janë hedhur ndaj organizatave, por dhe degëve socialiste në njësitë administrative, të cilat drejtohen nga po të njëjtët njerëz për 10 apo 15 vite, duke e mbyllur partinë ndaj afrimeve të reja në këtë parti.

Për përfitime pushteti, mësohet të jenë shprehur në kryesi anëtarë të saj, ata nuk lejojnë të afrohen të rinj, intelektualë, biznesmenë, përfaqësues të shoqërisë civile, duke vendosur një distancë me qytetarët dhe një fiktivitet në raportimet e tyre për perceptimet e publikut ndaj partisë. Kreu socialist ka kërkuar që partia të hapet dhe të kthehet në një organizëm diskutimi dhe debati të problematikave të qytetarëve.

Sipas tij, vetëm në këtë mënyrë, ne do dimë se sa reformat që kemi ndërmarrë apo një vendimmarrje e rëndësishme ka ndikuar në jetët e tyre.

“Persona jo anëtarë të PSsë, por që janë simpatizantët tanë, që përqafojnë dhe mbështesin politikat tona, duhet të jenë pjesë e diskutimeve tona në parti. Dikur kemi pasur simpatizantin e PS-së, nuk na funksionoi. Koha e ka sjellë si domosdoshmëri këtë hallkë të organizimit tonë. Të merret mendimi i tyre dhe kjo të raportohet sipas hierarkisë partiake që kemi”, mësohet të jetë shprehur kryesocialisti. Sipas tij, nuk mjafton shtimi i partisë me 30 mijë anëtarë, nëse mungon kontakti me qytetarët dhe marrja e mendimit të tyre për reformat e qeverisë.

/ARISTIR LUMEZI- PANORAMA


Ju sugjerojmë

Tabaku:Kulla te Pallati i Kongreseve,simbol i trajtimit të pronës publike si private
Kryesore

Tabaku:Kulla te Pallati i Kongreseve,simbol i trajtimit të pronës publike si private

6 Qershor, 2026 9:01 am
“Turisti per Caso”: Shqipëria, një udhëtim që zbulon transformimin e vendit
Aktualitet

“Turisti per Caso”: Shqipëria, një udhëtim që zbulon transformimin e vendit

6 Qershor, 2026 8:54 am
Zvërneci/ Protestojnë edhe qytetarët në Elbasan
Aktualitet

Zvërneci/ Protestojnë edhe qytetarët në Elbasan

5 Qershor, 2026 9:12 pm
“Po kur thonë 5 kushte”, Rama ironizon protestuesit: Nëse jap dorëheqjen, si do…
Politikë

“Po kur thonë 5 kushte”, Rama ironizon protestuesit: Nëse jap dorëheqjen, si do…

5 Qershor, 2026 9:07 pm
“O ne, o ti Rame”/ Qytetarët: Protestë deri në largimin e kryeministrit
Aktualitet

“O ne, o ti Rame”/ Qytetarët: Protestë deri në largimin e kryeministrit

5 Qershor, 2026 8:47 pm
Qytetarët protestojnë në Tiranë, Rama mbledh socialistët në Vlorë
Kryesore

Qytetarët protestojnë në Tiranë, Rama mbledh socialistët në Vlorë

5 Qershor, 2026 8:20 pm
Protesta, Rama: 500 mijë të dalin në shesh nuk do ta ndalin investimin
Kryesore

Protesta, Rama: 500 mijë të dalin në shesh nuk do ta ndalin investimin

5 Qershor, 2026 7:42 pm
Protesta në Tiranë/ Një fëmijë humb mes qytetarëve
Aktualitet

Protesta në Tiranë/ Një fëmijë humb mes qytetarëve

5 Qershor, 2026 7:19 pm
“Rama dorëhiqu”, fillon protesta e qytetarëve para Kryeministrisë
Aktualitet

“Rama dorëhiqu”, fillon protesta e qytetarëve para Kryeministrisë

5 Qershor, 2026 6:41 pm
Rama takim me banorët e Zvernecit: Hetimi nuk është për investitorët, por…
Kryesore

Rama takim me banorët e Zvernecit: Hetimi nuk është për investitorët, por…

5 Qershor, 2026 6:37 pm
Para
Përplasja në Bllok/ “Eja me armë” prova e re në telefonin e të plagosurit

Përplasja në Bllok/ "Eja me armë" prova e re në telefonin e të plagosurit

Për të mos u humbur/Plas keq sherri në studio,deputeti rrihet me analistin

Për të mos u humbur/Plas keq sherri në studio,deputeti rrihet me analistin

Kjo është arsyeja pse Princ William dhe ate u ndanë për 8 muaj

Princi William nuk e kishte ndërmënd të martohej me Kate, por diçka ndodhi
















TE FUNDIT

Kryeministri britanik paralajmëron për një sulm të mundshëm rus ndaj NATO-s

Kryeministri britanik paralajmëron për një sulm të mundshëm rus ndaj NATO-s
6 Qershor, 2026

Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka paralajmëruar se Rusia mund të jetë në gjendje të ndërmarrë një sulm ndaj NATO-s që...

Lexo më shumë

Irani sulmon bazat amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn

Irani sulmon bazat amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn
6 Qershor, 2026

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë përshkallëzuar sërish, pasi Teherani lëshoi raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në...

Lexo më shumë

Shpërthim me tritol në Lezhë, banesës dykatëshe i vendoset lëndë plasëse

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
6 Qershor, 2026

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar rreth orës 03:00 të mëngjesit të kësaj të shtune në fshatin Rrilë të Lezhës....

Lexo më shumë

Sherr me grushte e sende të forta në Sarandë, policia shoqëron 6 persona

Sherr me grushte e sende të forta në Sarandë, policia shoqëron 6 persona
6 Qershor, 2026

Një sherr i dhunshëm është shënuar rreth orës  23.00 të së premtes në lagjen nr. 3 të qytetit të Sarandës,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}