Është zbardhur axhenda e takimit që kryeministri Edi Rama do të zhvillojë të shtunën në Shkodër me kabinetin qeveritar dhe kryebashkiakët.
Sipas informacioneve, punimet do të nisin në orën 09:30 dhe do të përfundojnë në orën 18:30, me fjalën e Ramës në mbyllje.
Do të zhvillohen 9 tryeza të hapura bashkëbisedimi me anëtarë të qeverisë, kryetarët e bashkive drejtues të agjencive. Në fokus të diskutimeve do të jenë tema të ndryshme duke nisur që nga shëndetësia, arsimi, bujqësia, siguria, financat e deri tek infrastruktura, pronat dhe burimet njerëzore.
Kryeministri Edi Rama do të mbajë fjalën e tij përmbyllëse për rreth një orë, nga ora 17:30-18:30.