Kronikë

Zbardhet atentati ndaj Ines Hajrullës, arrestohen 4 persona


               Publikuar në : 13:26 - 15/11/19 |
Al Do

Policia e Vlorës ka arrestuar katër persona të cilët dyshohn se janë përgjegjës për atentatin e ndodhur gjashtë muaj më parë ndaj Ines Hajrullës.

Pranë zonës së Ujit të Ftohtë, më 10 maj 2019, disa persona qëlluan drejt lokalit ku qëndronte Hajrulla por i plagosur mbeti një kalimtar i rastësishëm, Dajko Canodemaj, 63 vjeç.

Në kuadër të operacionit “Gjurmimi” policia arrestoi Daut Elmazin 25 vjeç, banues në Vlorë, Albano Goxhajn 24 vjeç, banues në Fier, Dejvison Serjanin 28 vjeç, banues në Tiranë dhe Ardjan Ahmetin 26 vjeç, banues në Tiranë

“Në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje”, njofton policia.

Në nëntor të 2017 Ines Hajrulla mbeti invalid pas një atentati me tritol në makinën e tij. Ai rezulton se ka precedentë penale. Në kartelat e policisë rezulton se i riu ka qënë i arrestuar në dhjetor 2016 për armëmbajtje pa leje. Ai ka qenë i dyshuar edhe për djegien e automjetit të një efektivi policie në Vlorë. Ai ka lidhje me grupin “Llanaj” të përfshirë në konflikte me vrasje ne Vlorë. Po ashtu ai ka qenë shok me Edison Harizajn, i vrarë gjithashtu në vitin 2018.  /Opinion.al

Pas