Aktualitet

Zbardhen votat për qeverinë e re, cilët ishin deputetët që nuk votuan


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:57 - 17/09/21 |
Opi Nion

Në një seancë martatonë që u shoqërua me shumë diskutime, Kuvendi miratoi me 77 vota pro, 53 kundër dhe 1 abstenim qeverinë dhe programin e socialistëve për katër vitet e ardhshme.

Ndërkohë është zbardhur mënyra e votimit të deputetëve. Rezulton se janë 9 deputetë që nuk kanë marrë pjesë në votim ndërsa 1 prej tyre, deputeti Agron Çela, i cili përfaqëson Lëvizjen Socialiste për Integrim në qarkun e Shkodrës ka abstenuar.

Kështu, deputetët që nuk kanë qenë të pranishëm në votim janë Sali Berisha, Monika Kryemadhi, Nustret Avdulla, Vangjel Dule, Shpëti Idrizi, Seladin Jakuplltari, Fatmir Mediu, Flamur Noka, Petrit Vasili dhe Erisa Xhixho. Ndërsa ka abstenuar deputeti i LSI, Agron Çela.

Mazhoranca ka votuar në tërësi pro vendimit. Ndërsa në radhët e opozitës kanë votuar kundër 53 deputetë.

Pas