Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbardhen porositë e Ramës për LSI: Na vendosën në presion të vazhdueshëm…ja ku janë sot

2017/05/21 at 9:34 AM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbardhen porositë e Ramës për LSI: Na vendosën në presion të vazhdueshëm…ja ku janë sot

“Partia Socialiste ka mundësi të fitojë edhe 75 mandate në zgjedhjet e 25 qershorit”. Kështu është shprehur Kryeministri Rama në takimin e zgjeruar që ka zhvilluar me kandidatët për deputetë dhe deputetët aktualë të grupit parlamentar socialist mbrëmjen e së shtunës tek Xibraku.


Rama i ka informuar socialistët për marrëveshjen e arritur me kreun e opozitës Lulzim Basha, por edhe komentet e dala rreth saj. Për kreun e PS-së, objektivi minimal i socialistëve duhet të jenë 71 mandate.

“Ne duhet të fitojmë minimumi 71 mandate. Unë personalisht kam besim se shkojmë në 72, por nisur nga zgjedhjet e 2013, ne kemi humbur mandate në disa qarqe për shumë pak vota. Nëse të gjitha këto rikuperohen, ne mund të shkojmë nga 68 deri në 75 mandate në të gjithë vendin. Gjithçka është në dorën tonë”, mësohet të jetë shprehur Rama, raporton “Panorama”.

Rama për LSI

Kryeministri Rama ka sqaruar dhe pozicionin e PS-së në lidhje me aleatin e saj në qeveri, Lëvizjen Socialiste për Integrim. Sipas tij, PS është treguar e hapur, bashkëpunuese, jo vetëm me LSI-në, por dhe me PD-në.

“Kemi bërë gjithçka ishte e mundur. E kam bërë edhe publikisht ftesën që LSI të shprehej për koalicion parazgjedhor me ne. E kam bërë këtë ftesë që nga muaji shtator, por ata nuk na dhanë asnjëherë përgjigje të qartë. Madje na vendosën nën një presion të vazhdueshëm, por ne nuk ceduam dhe ja ku jemi. Ne sot jemi në garë me LSI-në dhe të gjitha partitë e tjera, siç janë edhe ata në garë me ne. Ne nuk i kemi askujt asnjë detyrim”, është shprehur Rama.

Madje, ai ka porositur që të mos merren në fushatë me drejtorët e LSI-së kudo që janë.

“Mos u merrni me drejtuesit apo të punësuarit e LSI-së. Shkoni dhe u thoni kryetarëve të organizatave socialiste që nuk donin koalicion me LSI-në, ja ku jemi, po garojmë vetëm. Merrni rezultatin më të mirë që keni marrë ndonjëherë”, mësohet të jetë shprehur Rama.

Kryeministri u sqaroi kandidatëve për deputetë edhe rolin që do të kenë ministrat teknikë që do të caktojë Partia Demokratike. Ai ka qetësuar të vetët se qeverisja nuk cenohet nga përfshirja e gjashtë ministrave të opozitës.

“Ministrat teknikë që do propozojë opozita do të qëndrojnë në detyrë vetëm 30 ditë dhe ata do të jenë vetëm kujdestarë për kontrollin e administratës për zgjedhjet. Ata nuk do të kenë asnjë tagër për të bërë tendera, për të shkarkuar apo emëruar njeri. Nuk ka asnjë pakt me PD-në, ne duhet të luftojmë flakë për flakë me ta politikisht. Marrëveshja ka dy qëllime, votimin e vetingut dhe nisjen nga puna e tij dhe institucionalizimin e dialogut politik, i cili do të vijojë me takime permanente.

Përmes marrjes së gjashtë ministrive, qeveria përbëhet nga 3 parti kryesore të Parlamentit dhe në këtë mënyrë i kemi hequr çdo alibi për kontestimin apo mosnjohjen e rezultatit të zgjedhjeve.Nëse do ketë kontestime, ato do të jenë të pabesueshme”, mësohet të jetë shprehur Rama.

Etiketa: deputetëLSIpsrama


Ju sugjerojmë

37-vjeçari mbërrin i plagosur me armë zjarri në spitalin e Vlorës
Kronikë

37-vjeçari mbërrin i plagosur me armë zjarri në spitalin e Vlorës

22 Shtator, 2025 3:42 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Pornografi me të mitur, pranga 24-vjeçarit në Fier

22 Shtator, 2025 3:07 pm
Ndërron jetë aktori i shquar Enver Petrovci
Rajoni

Ndërron jetë aktori i shquar Enver Petrovci

22 Shtator, 2025 2:00 pm
Njohja e Palestinës? Çfarë do të thotë të njohësh një shtet
Bota

Njohja e Palestinës? Çfarë do të thotë të njohësh një shtet

22 Shtator, 2025 1:57 pm
Gati shkarkimi i Veliajt, Berisha: Kemi disa kandidatë për Tiranën
Kryesore

Gati shkarkimi i Veliajt, Berisha: Kemi disa kandidatë për Tiranën

22 Shtator, 2025 1:12 pm
Rama: Pranverën e ardhshme Diella do të jetë prezente edhe fizikisht
Aktualitet

Rama: Pranverën e ardhshme Diella do të jetë prezente edhe fizikisht

22 Shtator, 2025 1:07 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Anglia njeh Palestinës, SHBA: Mburrje e kotë

22 Shtator, 2025 11:30 am
Dorëhiqet kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha
Aktualitet

Ermal Dredha dha dorëheqjen, ja kush do e drejtojë bashkinë e Vlorës

22 Shtator, 2025 11:26 am
PS ndan deputetët në komisione, Balla: Mos mungoni në mbledhje
Kryesore

PS ndan deputetët në komisione, Balla: Mos mungoni në mbledhje

22 Shtator, 2025 10:56 am
Vrasja e Charlie Kirk, bashkëshortja: E fal të riun që i mori jetën burrit tim
Bota

Vrasja e Charlie Kirk, bashkëshortja: E fal të riun që i mori jetën burrit tim

22 Shtator, 2025 10:52 am
Para
I kërkuan rrogat para, presidenti Gjici nuk ua prish lojtarëve

Kukësi kampion, Gjici jep 100 mijë euro shpërblim për skuadrën

Vetëvrasja/ Dyshime se 32 vjeçari kishte humbur paratë në hashash

E rëndë/ 60 vjeçari hidhet nga pallati, humb jetën

Trageti i Barit mbërrin me një orë vonesë në Durrës. Ja çfarë ka ndodhur

Trageti i Barit mbërrin me një orë vonesë në Durrës. Ja çfarë ka ndodhur
















TE FUNDIT

37-vjeçari mbërrin i plagosur me armë zjarri në spitalin e Vlorës

37-vjeçari mbërrin i plagosur me armë zjarri në spitalin e Vlorës
22 Shtator, 2025

Një 37-vjeçar ka mbërritur i plagosur me armë zjarri pasditen e kësaj të hëne në spitalin e Vlorës. Policia njofton...

Lexo më shumë

Pornografi me të mitur, pranga 24-vjeçarit në Fier

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
22 Shtator, 2025

Një i ri 24-vjeçar është arrestuar në Fier, me akuzën pornografi me të mitur. Në pranga ra I. M., 24...

Lexo më shumë

Ndërron jetë aktori i shquar Enver Petrovci

Ndërron jetë aktori i shquar Enver Petrovci
22 Shtator, 2025

Ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare aktori i shquar Enver Petrovci. Petrovci ishte i njohur për rolet e tij të...

Lexo më shumë

Njohja e Palestinës? Çfarë do të thotë të njohësh një shtet

Njohja e Palestinës? Çfarë do të thotë të njohësh një shtet
22 Shtator, 2025

Qeveritë e Mbretërisë së Bashkuar, Kanadasë, Australisë dhe Portugalisë e kanë njohur zyrtarisht Palestinën. Një shtet i shpallur në mënyrë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com