Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbardhen detaje shokuese nga vrasja në Ballsh:Gratë ishin therur me thikë

2019/01/05 at 2:06 PM
në Kronikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Zbardhen detaje shokuese nga vrasja në Ballsh:Gratë ishin therur me thikë

Ora News ka sigurar kërkesën për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj Gazmend Musta i cili pasditen e 2 janarit 2019 vrau në sy të fëmijëve, 7 dhe 3 vjeç bashkëshorten e tij, Gentjana Çaushaj dhe të motrën e kësaj të fundit, Milisa, 18 vjeçe.


Nga ky domument zbulohen detaje shokuese të asaj pasditeje në apartamentin që çifti jetonte në lagjen “5 shkurti” në Ballsh.

Vrasja ne divan

32 vjeçari i ka qëlluar me thikë buke disa herë dy gratë në dhomën e ndjenjes dhe pas krimit ka marrë fëmijët dhe është dorëzuar në stacionin policor. Aty ka hedhur thikën në tokë dhe u ka kërkuar policëve që të kujdeseshin për fëmijët.

“Në dhomën e ndjenjes në divan u gjetën trupat e pajetë të Gentjanës dhe të Milisa Çaushajt. Tek të dyja u vërejtën plagë të shumta trupore me rrjedhje gjaku. Njolla gjaku u vërejtën dhe në një çarçaf dhe dy batanije.

U masakruan me thike buke

Ekspertiza mjeko ligjore zbulon se secila prej grave ka më shumë se 10 plagë në trupat e tyre.

Ne dokumentin e prokurorise shkruhet se nga kqyrja në morgun e Spitalit Rajonal Fier, tek kufoma e Gentjana Çaushaj u vërejtën:
-plagë shpuese në gjoks
-dy plagë shpuese në gjirin e majtë
-një plagë tjetër në nivelin e sqetullës së majtë
-një plagë shpuese në krah të majtë
-dy plagë prerëse shpuese në parakrah të majtë
-dy plagë shpuese në pjesëne poshtme të barkut në të majtë
-dy plagë shpuese në kurriz
-një plagë në krah të djathtë në nivel të shpatullës.

Tek kufoma e Milisa Çaushaj (18 vjeçe) u vërejtën:
-dy plagë shpuese sipër gjoksit në nivelin e gropës së fytit, të tilla që depërtojnë deri në brendësi të zgavrës së gjoksit
-një plagë me prerje të dërrasës së kraharorit
-dy plagë në gjirin e majtë
-një plagë tjetër në nivelin e sqetullës së majtë
-një plagë tjetër në gjirin e majtë
-një plagë në parakrah të majtë
-një plagë tjetër në krah të majtë
-plagë në pjesën e sipërme të krahut të majtë
-dy plagë në 1/3 e poshtme të krahut të djathtë
-një plagë shpuese në bërrylin e djathtë
-dy plagë në 1/3 e kofshës së majtë
-plagë tjetër në pjesën anësore të kofshës së majtë
-plagë në kërcirin e këmbës së majtë
-plagë në kurriz midis shpatullave
-plagë në ijen e majtë.

Shkaku?

I arrestuari Gazmend Musta deklaroi se i vrau të dyja me thikën kuzhine, pasi nuk duroi kundërshtimin që i bëri bashkëshortja e tij.

“I dyshuari pretendoi se shkak për goditjen me thikë që i bëri bashkëshortes dhe kunatës kanë qenë ofendimet e Gentianës ndaj tij të cilat nuk i duroi dhe pas kësaj nuk diti se cfarë bëri” thuhet në dokumentin e prokurorisë.

Ma bej hallall

Gjithashtu pas krimit Gazmendi ka marrë të atin në telefon dhe pasi i ka treguar për krimin i ka thënë: tia bënte hallall dhe se do të piqeshin në botën tjetër”

U kerkoi policeve te kujdesen per femijet

Rreth orës 17:00 me fëmijët në makinë Gazemndi ka shkuar në stacionin e policisë së Ballshit për t’i njoftuar se kishte vrarë bashkëshorten dhe kunatën e tij në banesë. Me vete kishte dhe një thikë që e hodhi në tokë. Ai u kërkoi policëve të interesoheshin për mirëqënien e fëmijëve të tij të mitur.

Çfarë i tha policisë?

Vrasjen e bëri ngaqë bashkëshortja i kërkoi që këtë pasdite të shkonte bashkë me të motrën tek banesa e prindërve të saj në Drizar, Mallakastër. Ai nuk qe dakort që ajo të shkonte atje, për këtë kanë debatuar me të madhe në familje, rreth orës 16:30, pas kësaj mori një thikë kuzhine dhe u qëlloi të dyjave, aty ku gjendeshin në divan, kjo ndodhi në prani të dy fëmijëve.

Sherret ne familje

Gentjani kishte qenë në Greqi për të punuar dhe kishte 6 vjet që ishte kthyer

Mes çiftit kishte pasur dhe më përpara konflikte. Nga sa zbulohet nga dëshmitë, Gazmendi donte të bënte gjithmonë të tijën dhe shpesh e kufizonte dhe të dite. Madje në një moment Gentjana është larguar nga shtëpia duke hezituar të kthehej por me këmbënguljen e Gentjanit ishte kthyer.

Vëllai i viktimave ka treguar se “herë pas here Gazmendi nuk e linte Gentjanën të dilte nga shtëpia, e fyente dhe i ofendonte të motrën. Këmbëngulte gjithmonë të “bëhej e tija”

Gazmend Musta doli sot para gjykatës së krimeve të Rënda ku mori masën e sigurisë “Arrest me burg”. Ndaj tij rëndon akuza vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare 2 herë, parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal./Burimi:Oranews



Ju sugjerojmë

Me shpejtësi tej normave, 76-vjeçari humb kontrollin e mjetit dhe përfundon në tokat bujqësore në rrugën Lushnje-Plug
Kronikë

Aksident në rrugën Mamurras-Milot, humb jetën një person

6 Tetor, 2025 9:10 pm
FOTO/ Ky është autori që vrau në sallën e Gjykatës gjyqtarin Astrit Kalaja
Kronikë

FOTO/ Ky është autori që vrau në sallën e Gjykatës gjyqtarin Astrit Kalaja

6 Tetor, 2025 7:03 pm
Si ndodhi vrasja në sallën e Gjykatës/Dha vendimin kundër familjes së tij, autori…
Kronikë

Si ndodhi vrasja në sallën e Gjykatës/Dha vendimin kundër familjes së tij, autori…

6 Tetor, 2025 6:37 pm
VIDEO/ Momentit kur gjyqtari Kalaja nxirret me barrelë nga Gjykata
Kronikë

VIDEO/ Momentit kur gjyqtari Kalaja nxirret me barrelë nga Gjykata

6 Tetor, 2025 6:31 pm
Detaje të reja nga ekzekutimi i gjyqtarit Astrit Kalaja, u qëllua tri herë
Kronikë

Detaje të reja nga ekzekutimi i gjyqtarit Astrit Kalaja, u qëllua tri herë

6 Tetor, 2025 5:25 pm
Vritet në sallën e gjyqit gjyqtari i Apelit, Astrit Kalaja
Kronikë

Vritet në sallën e gjyqit gjyqtari i Apelit, Astrit Kalaja

6 Tetor, 2025 3:52 pm
Vritet shqiptari në Medelin të Kolumbisë
Kronikë

Vritet shqiptari në Medelin të Kolumbisë

6 Tetor, 2025 12:28 pm
Qarkullonte me armë në makinë, arrestohet 38-vjeçari, e pësojnë dhe dy pasagjerët
Kronikë

Qarkullonte me armë në makinë, arrestohet 38-vjeçari, e pësojnë dhe dy pasagjerët

6 Tetor, 2025 11:51 am
Aksident në rrugën Lezhë-Milot, përplasen dy automjete dhe një motor
Kronikë

Aksident në rrugën Lezhë-Milot, përplasen dy automjete dhe një motor

6 Tetor, 2025 8:40 am
I armatosur në makinë, përplasi 7 automjete në tentativë për t’i ikur “Shqiponjave”
Kronikë

I armatosur në makinë, përplasi 7 automjete në tentativë për t’i ikur “Shqiponjave”

5 Tetor, 2025 2:16 pm
Para
Ja pse e duam ex-in edhe kur jemi ndarë

Pse nuk duhet të depiloni zonën tuaj intime?

Kakavijë, fluks emigrantësh Greqisë

Kakavijë, fluks emigrantësh Greqisë

Petrit Vasili: ABI Bank e Kryeministrit, autostrada e parave që vijnë erë

Petrit Vasili: ABI Bank e Kryeministrit, autostrada e parave që vijnë erë
















TE FUNDIT

Vrasja e gjyqtarit/ Gazetarja tregon detaje e konfliktit të pronësisë për godinën

Vrasja e gjyqtarit/ Gazetarja tregon detaje e konfliktit të pronësisë për godinën
6 Tetor, 2025

Gazetarja e “STOP” Domenika Bajraktari, disa vite më parë ka trajtuar çështjen e pronësisë së godinës në Shkodër që u...

Lexo më shumë

Vrasja e gjyqtarit/ Gazetarja: Konflikt i vjetër mes familjeve në Shkodër

Vrasja e gjyqtarit/ Gazetarja: Konflikt i vjetër mes familjeve në Shkodër
6 Tetor, 2025

Gazetarja Emi Kalaja deklaroi në emisionin “Opinion” se familja Shkambi dhe 30 familjet e tjera kanë patuar konflikt të vjetra...

Lexo më shumë

Vrajsa e gjyqtarit,Artan Hoxha tregon se si e futi armën autori në Gjykatën e Apelit

Vrajsa e gjyqtarit,Artan Hoxha tregon se si e futi armën autori në Gjykatën e Apelit
6 Tetor, 2025

Në emisionin “Opinion”, gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje në lidhje me mënyrën se si është futur arma në sallën...

Lexo më shumë

Masakra në Gjykatën e Apelit,gazetarja tregon gjendjen shëndetësore të të plagosurve

Masakra në Gjykatën e Apelit,gazetarja tregon gjendjen shëndetësore të të plagosurve
6 Tetor, 2025

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë  Elvis Shkambi tronditi opinion publik. Autori i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com