Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbardhen dëshmitë që zbuluan shqiptarët, si e ekzekutuan Sulkun në Holandë

2016/08/29 at 6:36 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Zbardhen dëshmitë që zbuluan shqiptarët, si e ekzekutuan Sulkun në Holandë

Të paktën tre shtetas holandezë kanë parë vrasjen e emigrantit shqiptar, Durim Sulku. Dëshmitë e këtyre tre personave do të paraqiten në Gjykatën e Tiranës, nga Prokuroria e Krimeve të Rënda ndaj Markeljan dhe Klejv Doçit, dy të akuzuarve për vrasjen në Holandë.

Sipas hetimit, ata kanë shkuar në Holandë me porosi të xhaxhait, Mentor Lufi, i cili ka mësuar se ku rinte Durim Sulku. Vrasja në Holandë, ka ndodhur në Ridderkerk në qytetin ku rrinte Durim Sulku, për të cilin Mentor Lufi donte të hakmerrej në lidhje me atentatin që ishte bërë ndaj tij në Tiranë në dhjetor 2014.

Autorët e krimit në Holandë, kanë marrë një makinë “BMW”, seria 3 M3 me ngjyrë të çelur, ku ishin tri pistoleta njëra ishte Glock, një tjetër me mulli me 5 fishekë dhe një tjetër me 16 fishekë.

Ata kanë pritur në parkimin pranë shtëpisë së Durimit. Rreth orës 23.20 ai ka ardhur me një makinë tip “Smart” dhe ka parkuar në vendin që ishte bosh. Klejvi është afruar dhe ka parë që ai ishte vetëm në makinë dhe është kthyer në makinën e tyre “BMW”.

Pastaj, ka shkuar Markeljani duke qëlluar me armë në drejtim të tij dhe më pas ka hipur në makinë dhe janë larguar me shpejtësi.

DËSHMIA E PARË

Në deklarimin e dhënë nga shtetasja Petronelia E. C, sqaron : “Pashë një burrë duke ecur me vrap në drejtim të makinës “Smart”. Mendoj që ai kishte diçka në dorë.

Nuk mund ta shihja çfarë ishte…. Ai kishte një trup të dobët me gjatësi normale. Mendoj rreth 1.70 cm. Isha duke e parë nga sipër. E krahasova atë më çfarë shihja përreth dhe nuk m’u duk aq trupmadh. E pashë atë të vraponte drejt “Smart”­it dhe me atë gjënë që kishte në dorë qëlloi xhamin nga krahu i shoferit. Pas kësaj dëgjova shumë zhurmë dhe kërcitjen e xhamave. Ai rendi me vrap në të njëjtin drejtim nga kishte ardhur…

Në të njëjtën radhë makinash pashë të ndizej një makinë tjetër dritat e së cilës u ndezën. Nga ndezja e dritave mund të shihja diçka nga numri i targës, i cili fillonte me 73. Pas kësaj, dritat u fikën menjëherë….

Pashë që kjo makinë doli nga vendi i parkimit, duke i dhënë mbrapa eci në drejtim të “Smart”­it. Pashë që personi, i cili më parë kishte thyer xhamin e “Smart”­it hipi në makinën që erdhi nga krahu i pasagjerit. E pashë të hipte para…. Ai ishte i veshur i gjithi me të errëta… Dukej i ri në moshë, mendoj poshtë të tridhjetave. Mendoj se kishte një gjatësi 1.70­1.75

DËSHMIA E DYTË

Në deklarimin e dhënë shtetasja Janningje A. B, sqaron : “Në javën kur ndodhi vrasja, dita nuk më kujtohet saktësisht, unë kam parë një “BMW” gri të parkuar të vendparkimi përballë me shtëpinë time. Ishte pas orës 22.00 dhe unë kisha dalë për të nxjerrë qenin. Mbi një copë letër shkrova numrin e targës. Ditën e enjte, pas vrasjes, hetuesit kanë qenë në shtëpinë time, por atë ditë unë nuk munda ta gjeja copën e letrës.

Ditën e premte, telefonova Policinë …. Më vonë, në tabletën time duke parë lajmet pashë se targa e automjetit të braktisur ishte e njëjtë me targën e shënuar prej meje…. Targa që unë kam shënuar është 73­RF­VH…. Unë kam parë që ishin dy persona në makinë…. Këtë e pashë shumë qartë. Jam pothuajse plotësisht e sigurt.

DËSHMIA E TRETË

Në deklarimin e dhënë shtetasi Jeroen J.V.M sqaron: “Unë dhe J. B administrojmë pamjet filmike të marra përreth pallatit…. Duke u nisur nga ajo që tha zoti H, dhe faktit që dritat nuk dallohen dy herë, unë dal në përfundimin se kanë qenë dy persona që janë larguar. Pas kësaj kam parë pamjet filmike të filmuara nga kamera në pjesën jugore….

Unë mendoj se ka pasur dhe një person të tretë të përfshirë në të. Këtë unë e nxjerr nga koha që ndodhet midis largimit me vrap të personit dhe ndezjes së dritave të makinës. Unë i kam thënë Policisë se është e mundur që edhe një person i tretë të ketë qenë i përfshirë./PANORAMA

Etiketa: deshmiholandeMarkeljan DociMentor Lufisulku

Ju sugjerojmë

Shembull i sigurisë rrugore/ Asnjë vdekje nga aksidentet gjatë 2024 në Helsinki
Bota

Shembull i sigurisë rrugore/ Asnjë vdekje nga aksidentet gjatë 2024 në Helsinki

2 Gusht, 2025 10:35 pm
Aksident në Levan-Tepelenë/ Makina përplaset me motorin, një i plagosur
Aktualitet

Aksident në Levan-Tepelenë/ Makina përplaset me motorin, një i plagosur

2 Gusht, 2025 10:10 pm
Europa: Përkujtim i gjenocidit ndaj sintive dhe romëve
Bota

Europa: Përkujtim i gjenocidit ndaj sintive dhe romëve

2 Gusht, 2025 9:57 pm
Mjeti përfundoi jashtë rrugës, niset drejt Traumës shoferi që u aksidentua në Korçë
Aktualitet

Mjeti përfundoi jashtë rrugës, niset drejt Traumës shoferi që u aksidentua në Korçë

2 Gusht, 2025 9:17 pm
Korçë, mjeti del nga rruga dhe përfundon në një arë, plagoset drejtuesi
Aktualitet

Korçë, mjeti del nga rruga dhe përfundon në një arë, plagoset drejtuesi

2 Gusht, 2025 9:03 pm
I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
Aktualitet

Tiranë, plagoset me armë zjarri një 27-vjeçar në zonën e Freskut. Ja gjendja e tij

2 Gusht, 2025 8:38 pm
Hamasi vendos kushtet: Nuk dorëzojmë armët pa një shtet palestinez..
Bota

Hamasi vendos kushtet: Nuk dorëzojmë armët pa një shtet palestinez..

2 Gusht, 2025 8:22 pm
Financat: Të ardhurat u rritën me 6.7% në 6 mujorin e parë të vitit
Aktualitet

Jo më biznese që përjashtohen nga Tatimet/ Reforma prek IT-në dhe bizneset sezonale

2 Gusht, 2025 8:07 pm
Rritet numri i rasteve të dhunës në familje në Gjermani
Bota

Rritet numri i rasteve të dhunës në familje në Gjermani

2 Gusht, 2025 7:58 pm
1 në 6 persona, të prekur nga vetmia/Sociologët: Fenomeni, jo vetëm te të moshuarit
Aktualitet

1 në 6 persona, të prekur nga vetmia/Sociologët: Fenomeni, jo vetëm te të moshuarit

2 Gusht, 2025 7:02 pm
Para
Rreziqet e të ndenjurit ulur

Rreziqet e të ndenjurit ulur

Paloka: Gjiknuri nuk ka lidhje me Dibrën, përveç gjobave të majme të energjisë

Paloka: Gjiknuri nuk ka lidhje me Dibrën, përveç gjobave të majme të energjisë

Teste mjekësore për Leo Messin, çfarë ka ylli i Barcelonës?

Teste mjekësore për Leo Messin, çfarë ka ylli i Barcelonës?

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Shembull i sigurisë rrugore/ Asnjë vdekje nga aksidentet gjatë 2024 në Helsinki

Shembull i sigurisë rrugore/ Asnjë vdekje nga aksidentet gjatë 2024 në Helsinki
2 Gusht, 2025

Ndërkohë që vdekjet nga aksidentet rrugore në BE ranë me 3 për qind në vitin 2024, Helsinki shënoi një arritje...

Lexo më shumë

Aksident në Levan-Tepelenë/ Makina përplaset me motorin, një i plagosur

Aksident në Levan-Tepelenë/ Makina përplaset me motorin, një i plagosur
2 Gusht, 2025

Një aksident është regjistruar sot në autostradën Levan – Tepelenë, në vendin e quajtur Kafaraj. Automjeti është përplasur me një...

Lexo më shumë

Europa: Përkujtim i gjenocidit ndaj sintive dhe romëve

Europa: Përkujtim i gjenocidit ndaj sintive dhe romëve
2 Gusht, 2025

Rreth 500.000 sinti dhe romë u vrarë gjatë sundimit nazist. Në ditën përkujtimore europiane, ministri gjerman i shtetit për Kulturën...

Lexo më shumë

Mjeti përfundoi jashtë rrugës, niset drejt Traumës shoferi që u aksidentua në Korçë

Mjeti përfundoi jashtë rrugës, niset drejt Traumës shoferi që u aksidentua në Korçë
2 Gusht, 2025

Niset drejt Spitalit të Traumës me helikopter i riu që humbi kontrollin mbi mjetin që drejtonte dhe përfundoi në një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com