Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbardhen debatet Nishani-Vasili në KLD: Reforma në drejtësi na futi në kaos

2017/02/23 at 9:14 AM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
KLD propozon 6 emra për në Gjykatën e Apelit në Tiranë

Afrimi i datës 11 prill 2017, kur Këshilli i Lartë i Drejtësisë pushon së ekzistuari, ka vendosur në pozita të vështira këtë organ të sistemit gjyqësor. Në mbledhjen e datës 20 shkurt, anëtarët janë përfshirë në debate të forta, për shkak të kohës së shkurtër të mbetur në dispozicion për të përfunduar vlerësimet profesionale të gjyqtarëve për vitet 2007- 2009 dhe 2010-2012.


Situata është konsideruar serioze, për shkak se ligji i ri “Për statusin e gjyqtarit…” kërkon që një gjyqtar kandidat për organe të caktuara në sistem duhet të ketë të paktën dy vlerësime.

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, njëkohësisht kryetari i KLD-së, i ka cilësuar si jorealiste afatet e parashikuara në ligj. Në vijim, zbardhen pjesë nga debatet në KLD, referuar procesverbalit të seancës, një kopje e të cilit u sigurua nga “Panorama”.

Debatet

Bujar Nishani: Afatet e parashikuara në ligj janë tërësisht jorealiste, janë afate të vendosura nga një gjykim i gabuar gjatë hartimit dhe draftimit të legjislacionit përkatës. Kjo vjen për rrjedhojë në radhë të parë, sepse legjislacioni është bërë kundër të gjitha standardeve që duhet të hartohet një legjislacion, jo në konsultë me institucionet e linjës dhe me institucionet përgjegjëse që ligji duhet të ngarkojë. …

Petrit Vasili: Kemi parë dhe po shohim që legjislacioni i ri po tejkalon shumë afate të parashikuara, për shkaqe si duket të paparashikueshmërisë saktë gjatë procesit të ligjbërjes dhe të hartimit të tyre dhe dizenjimit të tyre. Natyrisht që ndiej keqardhje edhe unë si të gjithë anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, besoj edhe të gjithë njerëzit e përgjegjshëm të këtij vendi që, tejkalohen afatet për shkaqe që, sipas gjykimit tim, janë ato që unë referova.

Gjithsesi, unë jam i angazhuar ashtu si të gjithë anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë të inicioj disa mbledhje të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, sa më parë që të jetë e mundur, për t’i përmbyllur të gjitha këto që janë të mundshme, deri më 20 shkurt a 22 shkurt, kur është.

Petrit Vasili: E vërteta është që këtu ka vërtet paqartësi të mëdha, por unë kam një droje që dua ta ndaj me ju. I tërë interpretimi që bëhet është interpretim logjik, pa asnjë diskutim, por ne duhet të shikojmë edhe mënyrën se si ky legjislacion do ketë një interpretim të unifikuar. E them këtë gjë, ia kam thënë publikisht edhe në takimin që sapo erdhëm (ishte edhe kryetari i Gjykatës së Lartë) me EURALIUS- in, pasi pjesët interpretative që krijojnë konfuzion dhe që lënë hapësira dhe që bashkëjetojnë me kritere strikte është një problem, i cili vazhdimisht do të ngjalli debat dhe diskutim.

Ata që do duan të abuzojnë me vendimmarrjet apo me dashamirësinë, do ta përdorin në një mënyrë, ca të tjerë do të luajnë me kriteret strikte dhe unë them që, Këshilli, krahas opinioneve që ka, duhet që të përcjellë këto opinione edhe në nivele të tjera, për të parë se ç’do të ndodhë me këtë legjislacion. …

Dhe siç ndodhi me Këshillin e Emërimeve, gjithçka ishte pozitive, gjithçka ishte në frymën për të ngritur institucionet, sikurse zoti Broci e thotë me të drejtë, por ndërkohë, ka po nga bota e juristëve edhe nga njerëz me pozicione të rëndësishme (edhe në Kuvendin e Shqipërisë) që bëjnë kontestime o të drejtpërdrejta, o të tërthorta, o të nëndheshme, duke goditur procesin.

Kështu që, në këtë moment, kemi edhe misionin të shëndoshim procesin. Bashkëjetesa me këtë lloj gjëje nuk është çështje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Këshilli i Lartë i Drejtësisë është në rregull me punët e tij. Por problemi është të mendojmë pak më tutje se kaq, pasi unë druaj, qofsha i gabuar, që do jetë një konfuzion që mund të shkojë deri në nivelet e kaosit që do të na shoqërojë dhe nuk do t’i ngremë dot apo do t’i ngremë me kaq mënyrë të diskutueshme, që ato me t’u ngritur, do të kenë një kredibilitet shumë të ulët. /Panorama

Etiketa: AFATEkldnishanireforma ne drejtesivasili


Ju sugjerojmë

“Fshati turistik në Theth”,reagon Prokuroria e Shkodrës:Ndërtimi brenda parametrave!
Aktualitet

“Fshati turistik në Theth”,reagon Prokuroria e Shkodrës:Ndërtimi brenda parametrave!

7 Korrik, 2025 5:34 pm
GJKKO shpall të pafajshëm ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi
Aktualitet

GJKKO shpall të pafajshëm ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi

7 Korrik, 2025 5:30 pm
Putin e shkarkoi nga posti i ministrit, gjendet i pajetë Roman Starovoit
Bota

Putin e shkarkoi nga posti i ministrit, gjendet i pajetë Roman Starovoit

7 Korrik, 2025 5:16 pm
“Kur tingujt e jazz-it takojnë…”-Edicioni i IV i “Gjon Mili Jazz & Blues Festival”
-Jetë dhe Stil

“Kur tingujt e jazz-it takojnë…”-Edicioni i IV i “Gjon Mili Jazz & Blues Festival”

7 Korrik, 2025 5:15 pm
Urat mbi Ibër,BE:Çdo projekt kërkon koordinim të ngushtë dhe dialog mes komuniteteve
Rajoni

Urat mbi Ibër,BE:Çdo projekt kërkon koordinim të ngushtë dhe dialog mes komuniteteve

7 Korrik, 2025 5:00 pm
Sejko me Ambasadorin e ri të Spanjës në Shqipëri:Ekonomia shqiptare në trend pozitiv
Aktualitet

Sejko me Ambasadorin e ri të Spanjës në Shqipëri:Ekonomia shqiptare në trend pozitiv

7 Korrik, 2025 4:55 pm
Netanyahu pritet sot nga Trump në Shtëpinë e Bardhë, takimi me dyer të mbyllura
Bota

Netanyahu pritet sot nga Trump në Shtëpinë e Bardhë, takimi me dyer të mbyllura

7 Korrik, 2025 4:49 pm
1253 familjeve do t’u rikonstruktohet banesa, ja kriteret për përfitim nga fondi
Aktualitet

1253 familjeve do t’u rikonstruktohet banesa, ja kriteret për përfitim nga fondi

7 Korrik, 2025 4:34 pm
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Gjendet trupi i dekompozuar i një personi në Kolonjë

7 Korrik, 2025 4:29 pm
Rrugët e Tiranës në mëshirë të fatit!
Aktualitet

Rrugët e Tiranës në mëshirë të fatit!

7 Korrik, 2025 4:14 pm
Para
Horoskopi, 12 Shtator 2016

Horoskopi 23 shkurt 2017

Nis stina e mbjelljes së kanabisit, policia gjurmon serat dhe tokat e fshatarëve

Nis stina e mbjelljes së kanabisit, policia gjurmon serat dhe tokat e fshatarëve

Vettingu/ Ekspertët amerikanë do hetojnë pasuritë e prokurorëve

Tentuan të lirojnë autorin e 3 vrasjeve, Lalla shkarkon dhe nis hetimet për dy prokurorë të rëndësishëm
















TE FUNDIT

“Fshati turistik në Theth”,reagon Prokuroria e Shkodrës:Ndërtimi brenda parametrave!

“Fshati turistik në Theth”,reagon Prokuroria e Shkodrës:Ndërtimi brenda parametrave!
7 Korrik, 2025

"Fshati turistik në Theth" ngriti debate të shumta në opinionin publik ditën e sotme, ku fillimisht ishte kryeministri Edi Rama...

Lexo më shumë

GJKKO shpall të pafajshëm ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi

GJKKO shpall të pafajshëm ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi
7 Korrik, 2025

GJKKO ka shpallur të pafajshëm ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi, i cili akuzohej nga SPAK për fshehje të...

Lexo më shumë

Putin e shkarkoi nga posti i ministrit, gjendet i pajetë Roman Starovoit

Putin e shkarkoi nga posti i ministrit, gjendet i pajetë Roman Starovoit
7 Korrik, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rusi gjatë kësaj të hëne. Sipas mediave ruse, shkarkimi nga posti i ministrit...

Lexo më shumë

“Kur tingujt e jazz-it takojnë…”-Edicioni i IV i “Gjon Mili Jazz & Blues Festival”

“Kur tingujt e jazz-it takojnë…”-Edicioni i IV i “Gjon Mili Jazz & Blues Festival”
7 Korrik, 2025

Tirana do të gjallërohet me tingujt jazz dhe blues më 8, 9 dhe 10 korrik, me rikthimin e një prej...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com