Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbardha dosja e Gjykatës/ “Hakmarrja për Drejtësi” nuk ka ekzistuar, provat u stisën

2017/04/09 at 10:15 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Zbardha dosja e Gjykatës/ “Hakmarrja për Drejtësi” nuk ka ekzistuar, provat u stisën

Organizata kriminale “Hakmarrja për drejtësi” nuk ka ekzistuar asnjëherë. Çështja penale e ngritur ndaj 10 personave të akuzuar si anëtarë të saj është tërësisht e falsifikuar dhe e montuar nga persona të papërgjegjshëm të strukturave të ndryshme shtetërore përmes provave të stisura e të pavërteta, shkruan “Panorama”.


Ky është thelbi i arsyetimit të vendimit të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, që më 13 shkurt 2017, vendosi deklarimin e pafajshëm të dhjetë të akuzuarve të kësaj çështjeje. Ata akuzoheshin për autorësinë e 17 episodeve kriminale, mes të cilave edhe vrasja e ish-drejtorit të Burgjeve, Bujar Kaloshi, bomba në supermarketin e “VEFA”-s, si dhe rrëmbimin e një fëmije.

Gazeta “Panorama” ka siguruar një kopje të vendimit voluminoz prej 159 faqesh të Apelit për Krimet e Rënda. Vendimi nxjerr në dritë argumentet që çuan në pafajësi të pandehurit e dosjes, pas gati dy dekadave gjykim nëpër të gjitha shkallët e gjyqësorit. “Panorama” publikon në vijim pjesët esenciale të argumenteve të Gjykatës.

orikkVENDIMI I APELIT

Për të 19 episodet kriminale, për të cilat akuzoheshin të pandehurit, Apeli vlerësonte se “mungojnë provat për fajësimin e të akuzuarve”. Në vijim, Apeli radhiste të gjitha shkeljet proceduriale të konstatuara në proces. Përmes vendimit të 13 shkurtit, Apeli ndryshoi vendimin e Shkallës së Parë të vitit 2008, ku ishin dy të pandehur që kishin marrë dënim me burgim të përjetshëm dhe një total prej 154 vitesh heqje lirie për të tjerët. Të pandehurit Orik Shyti, Altin Arapi, Gentian Caka, Leart Shyti, Roland Shyti, Kreshnik Spahiu, Nikolin Novruzaj, Pasho Novruzaj, Dritan Hate dhe Gëzim Gjoni u rigjykuan në Apel, në zbatim të një vendimi të Gjykatës së Lartë. Vendim u shpall nga një pesëshe gjyqtarësh e kryesuar nga gjyqtari Alaudin Malaj dhe anëtarët Artur Kalaja, Stavri Kallço, Sotiraq Lubonja dhe Etleva Temo.

PA AVOKATE

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda çmon se të gjitha aktet e marra në këtë procedim ndaj të pandehurve pa praninë e mbrojtësve të tyre janë absolutisht të pavlefshme dhe nuk mund të merren të mirëqena këto shpjegime nga ana e kësaj gjykate, për shkak se nga aktet e fazës së hetimeve paraprake, të gjithë të pandehurit nuk janë asistuar nga mbrojtës. … Është tepër i dyshimtë fakti se gjithë të pandehurit paskan zgjedhur të mbrohen vetë dhe pa mbrojtës të caktuar nga ana e organit procedues apo të zgjedhur nga të afërmit, nuk kanë kërkuar asnjëherë të drejtën për të pasur një mbrojtës të caktuar kryesish, edhe në ato raste ku ata e kanë kërkuar, nuk rezulton që kjo e drejtë t’u jetë respektuar.

shytiii

PROCESVERBALE PA DATE

Procesverbalet përkatëse në të shumtën e rasteve janë pa datë, duke hedhur dyshime lidhur me pjesëmarrësit në to dhe çastin e saktë të redaktimit të tyre. Për më tepër, marrja në pyetje e tyre është realizuar në vende të ndryshme, fakt ky që nuk është shpjeguar nga ana e prokurorit, as nga ana e Gjykatës së Krimeve të Rënda në Shkallën e Parë dhe nuk është përmendur as shkaku dhe as vendimi i organit për shoqërimin e dërgimin e të pandehurve në “vende të tjera” nga ato ku ata ishin vendosur pas arrestimit të tyre. … Të pandehurit janë marrë nga banesat e tyre pa vendim të organit procedues disa ditë para datës 12.10.1996, kur është përpiluar për një pjesë të tyre “procesverbali i kapjes në flagrancë”. Gjatë kësaj kohe, ndaj tyre është ushtruar dhunë psikike, çka i ka detyruar të pandehurit të nënshkruajnë deklarime që fajësojnë veten.

EDHE I PANDEHUR, EDHE DESHMITARE

Gjykata e Shkallës së Parë ka gabuar për shkak se në ligjin procedurial shqiptar nuk është e parashikuar marrja, njëherazi nga i njëjti subjekt, edhe e cilësisë së të pandehurit, apo bashkëpandehurit përkundrejt fakteve në ngarkim të tij dhe në të njëjtën kohë, të asaj të dëshmitarit përkundrejt fakteve në ngarkim të të tjerëve.

 

DEKLARIMET ME DHUNE

Gjykata e Apelit vlerëson se deklarimet e të pandehurve janë produkt i dhunës fizike dhe psikologjike që është ushtruar mbi ta, dhunë që Gjykata e Lartë e ka gjetur të provuar. Por një pjesë e këtyre kontradiktave e bëjnë të pranueshëm pretendimin e mbrojtjes se deklarimet e fiksuara në procesverbale me dhe pa data nuk janë shqiptuar nga të pandehurit, por janë shkruar nga nëpunësit e shtetit dhe të pandehurit janë detyruar t’i nënshkruajnë.

 

Kjo do të thotë që kontradiktat provojnë se dhuna është ushtruar më shumë për t’i detyruar të pandehurit të nënshkruanin ato që ishin shkruar nga nëpunësit e shtetit, sesa për t’i detyruar ata që të pohonin ato që u sugjestionoheshin.

Për këtë konkluzion flet edhe gjuha e njëjtë, si nga leksiku dhe strukturat e fjalive, ashtu edhe nga gabimet e njëjta drejtshkrimore, që vërehet në të gjitha procesverbalet me deklarime, pavarësisht faktit që të pandehurit dhe përpiluesit e procesverbaleve janë të ndryshëm. Gjykata e çmon domethënës faktin që organi procedues, megjithëse janë pyetur më shumë se 100 dëshmitarë okularë, të cilët i kanë parë nga afër autorët e këtyre krimeve, vetëm pak prej tyre iu janë paraqitur për njohje të pandehurit e këtij procedimi.

Autorët e krimeve në disa raste kanë pasur paruka dhe vetëm në pak ngjarje kanë qenë me fytyrë mbuluar, por s’kanë qenë të tillë në rastin e autobombës te supermarketi “VEFA”, në vrasjen e drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Bujar Kaloshi, në vjedhjen e “Shkumbini Petrol” etj.

doku

PROVA TE STISURA

Rezulton se është provuar se disa procesverbale sekuestrimi dhe kontrolli të të pandehurve janë kryer përpara datës së arrestimit të tyre, madje shumë procesverbale deklarimesh të të pandehurve janë dokumente pa data. Vetë dëshmitarët, të cilët kanë marrë pjesë në kryerjen e veprimeve hetimore, kanë deklaruar se “të pandehurit janë mbajtur në kushte komode në Dajt” dhe jo në dhomat e paraburgimit të komisariatit në Tiranë, të gjitha të dhëna treguese që dëshmojnë në përdorimin e provave “të stisura” dhe “të pavërteta”.

PLATFORMA U FALSIFIKUA

Gjykata vëren se me akt-ekspertim grafik është provuar se “krijuesit e dokumentit-zyrtar të shtetit” kanë imituar shkrimin e të gjykuarit Altin Arapi për të krijuar një dokument fals, si platformë të një organizate të pretenduar ose imagjinuar dhe, për më tepër, është provuar nëpërmjet procesverbalit “për këqyrjen e raftit të librave” se e kanë futur në apartamentin e marrë me qira, që ta përdornin si provë për fajësimin e të pandehurve. … Në bazë të aktit të ekspertimit grafik, nr. 297, datë 16.01.2008, është provuar se teksti i të ashtuquajturës “platforma” me përmbajtje antikushtetuese, pjesë e të cilit është edhe emërtimi “Hakmarrja Shqiptare e Drejtësisë”, nuk është shkruar nga dora e Altin Arapit.

“HAKMARRJA” S’EKZISTON

Nga analiza e rrethanave të çështjes, provave të shqyrtuara dhe vlerësuara sipas ligjit procedurial penal, analizës së veprave penale, për të cilat të pandehurit janë gjykuar, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, ashtu si Gjykata e Lartë, çmon se akuzat në ngarkim të të pandehurve janë të paprovuara, një pjesë të mbështetura në akte të falsifikuara dhe një pjesë në hamendësime.

Përveç sa u parashtrua më lart gjatë shqyrtimit një për një të episodeve, u provua se montimin e çështjes mbi fakte të rreme, të paqena dhe alogjike, të cilat nuk duhet të silleshin para gjykatës e kanë persona të papërgjegjshëm të strukturave të ndryshme shtetërore për të krijuar të ashtuquajturën banda e “Hakmarrjes për Drejtësi”, e cila rezulton se nuk ka ekzistuar asnjëherë.

U PRISHEN PROVAT

Në analizë të këtyre fakteve, si dhe të faktit se në këtë çështje jemi përpara një sërë sasish të mëdha parregullsish në prova si procesverbale të falsifikuara, pa data, pa firma, të firmosura nga persona me uniformën e shtetit, që nuk kishin qenë kurrë atje ku kishin thënë se ishin gjetur armë.

Parregullsi ku janë ndryshuar konkluzionet e ekspertimeve. Ka konkluzione të bëra disa muaj përpara se eksperti të kishte në dorë objektet e ekspertimit. Janë ndryshuar gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes. Janë krijuar dokumente për të akuzuar të pandehurit si krijues të platformës së “Hakmarrjes për Drejtësi”. Del qartë se procesi është tërësisht i falsifikuar dhe me shkelje të shumta proceduriale të bëra në mënyrë të qëllimtë për të krijuar prova.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: dosjagjykatehakmarrja per drejtesi


Ju sugjerojmë

Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë
Bota

Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë

6 Qershor, 2025 12:50 pm
“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori
Aktualitet

“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori

6 Qershor, 2025 12:35 pm
Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili
Sociale

Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili

6 Qershor, 2025 12:29 pm
Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar
Aktualitet

Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar

6 Qershor, 2025 12:28 pm
Arkitekti amerikan tregon dhuratën që i bëri kryeministri: Kjo kravatë është…
Aktualitet

Arkitekti amerikan tregon dhuratën që i bëri kryeministri: Kjo kravatë është…

6 Qershor, 2025 12:14 pm
Kurban Bajrami/Blushi mesazh urimi në emër të Metës: Shëndet e lumturi për të gjithë
Aktualitet

Kurban Bajrami/Blushi mesazh urimi në emër të Metës: Shëndet e lumturi për të gjithë

6 Qershor, 2025 12:00 pm
Detajet/Ja kur nis dhe sa do të zgjasë rinumërimi i votave në Tiranë
Aktualitet

Detajet/Ja kur nis dhe sa do të zgjasë rinumërimi i votave në Tiranë

6 Qershor, 2025 11:58 am
Për gjykim 5 shtetas/ U kthyen nga Stambolli me valixhe me ilaçe e 300 mijë € cash
Aktualitet

Për gjykim 5 shtetas/ U kthyen nga Stambolli me valixhe me ilaçe e 300 mijë € cash

6 Qershor, 2025 11:41 am
Spiropali uron Kurban Bajramin: Të japim më shumë dashuri e solidaritet
Aktualitet

Spiropali uron Kurban Bajramin: Të japim më shumë dashuri e solidaritet

6 Qershor, 2025 11:32 am
Fqinji plagos me armë zjarri burrë e grua në Rrogozhinë
Aktualitet

Fqinji plagos me armë zjarri burrë e grua në Rrogozhinë

6 Qershor, 2025 11:23 am
Para
Video/ E aksidentoi 23 vite më parë, këngëtarja i këndon në dasëm

Video/ E aksidentoi 23 vite më parë, këngëtarja i këndon në dasëm

SMS-të e fundit/ Komisari i vrarë kolegut: Partitë janë k….

SMS-të e fundit/ Komisari i vrarë kolegut: Partitë janë k....

Video/ Boksieri shqiptar i thyen brinjën rivalit

Video/ Boksieri shqiptar i thyen brinjën rivalit
















TE FUNDIT

Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë

Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë
6 Qershor, 2025

Katër persona janë vrarë ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur përgjatë natës në Kiev, si pasojë e sulmeve me raketa...

Lexo më shumë

“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori

“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori
6 Qershor, 2025

Pas 11 vitesh, Shqipëri-Serbi do të “ndeshen” përsëri në fushën e blertë. Dy vende, dy skuadra dhe një histori mes...

Lexo më shumë

Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili

Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili
6 Qershor, 2025

Në Përmet, thellë në luginën spektakolare të Vjosës në jug të Shqipërisë, trëndafilat çmohen dhe përfshihen më shumë se kudo...

Lexo më shumë

Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar

Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar
6 Qershor, 2025

Policia e Lezhës ka arritur të godasë një rast të shitjes së lëndëve narkotike në doza dhe një rast i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com