“Një nga reaktorët e termocentralit bërthamor ukrainas në Zaporizhzhia, nën kontrollin e forcave ruse, u mbyll, ndërsa bombardimi i djeshëm shkaktoi një rrezik serioz për funksionimin e sigurt të centralit “, tha sot kompania ukrainase e energjisë Energoatom, ndërkohë që Kievi dhe Moska akuzojnë njëri-tjetrin për sulmi.
“Pas sulmit në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia, sistemi i mbrojtjes emergjente u aktivizua në një nga tre reaktorët funksionalë, i cili u mbyll”, njoftoi Energoatom në një mesazh në Telegram./Opinion.al