Mbrëmë në emisionin Prive u raportua se këngëtarja Zanfina Ismaili e ka lënë përkohësisht muzikën.
Ky lajm pushoi të gjitha mediat, pasi këngëtarja nuk ka sjellë ndonjë klip të ri kohët e fundit.
Mbi këtë informacion sot ka reaguar vetë Zanfina në faqen e saj në Facebook, duke thënë se nuk është e vërtetë se ajo e ka lënë muzikën përkohësisht.
“Sa i përket lajmeve që po qarkullojnë prej mbrëmjes që e kam lenë unë përkohësisht muzikën “nuk është e vërtetë! Mos besoni në lajme të tilla pa deklaratë të personit. Faleminderit”, ka shkruar Zanfina.