Zanfina Ismaili ka qenë gjithnjë në vëmendjen e mediave si për anën profesionale, ashtu edhe për atë private e këtë të fundit prej kohësh është munduar ta ruajë në mënyrë hermetike.
Këngëtarja e hitit “Gajdexhiu”, sot ka tërhequr vëmendjen me një foto shumë “hot”.
Në të shfaqet aktori super seksi Tom Hardy pas të cilit lënë kokën shumë vajza dhe Zanfina i ka vendosur një unazë fejese si për të treguar se ky është mashkulli që ajo dëshiron, shkruan “xing.al”.
Sa i përket këngës, projekti i fundit nga Zanfina është “S’je ai mo”, i publikuar 9 muaj më parë. Këngëtarja nuk ka njoftuar ende nëse po punon për ndonjë këngë të re.