Kronikë

Zall Herr/ Të shtëna me armë, plagoset 26-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:36 - 31/08/20 |
Opi Nion

Një konflikt ka ndodhur në orët e vona të kësaj mbrëmjeje në Zall Herr. Sipas informacioneve nga  policia mësohet së është plagosur me armë zjarri shtetasi R. Q. 26 vjeç.

Autori është 34-vjeçari K. B, i cili me qytën e pistoletës ka qëlluar edhe 23 vjeçarin R. M gjate konfliktit. Policia njofton se autori i plagosjes është vënë në pranga.

Njoftimi i policisë

Para një ore në Zall-Herr, pranë nje lokali, në rrugë, shtetasi K.B., 34 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me armë zjarri në kofshë, shtetasin R. Q., 26 vjeç dhe ka goditur me qytë pistolete në kokë shtetasin R. M., 23 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve pa probleme per jeten.

Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë bëri të mundur kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar në ambientet e  Komisariatit të Policisë  Nr.5 në Kamëz.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestrua arma e zjarrit me të cilën autori kryeu plagosjet.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Pas