Prej shumë vitesh ajo është kthyer në një nga ikonat e modës. Por duket se edhe Victoria Beckham ka defektet e saj dhe zakone që i dëmtojnë pamjen gjithnjë të kuruar.
Ajo ka publikuar në YouTube një video ku tregon një pjesë të një udhëtimi të saj në Paris.
Ndërkohë që tregoi itinerarin e saj në këtë video, në fund Victoria u shpreh se e ‘luftonte’ stresin e ditës duke hequr me dhëmbë xhelin e thonjve, gjë e cila i dëmton thonjtë e saj.
Në këtë mënyrë Victoria ka pranuar se nuk është dhe aq e mirë në përkujdesjen e thonjve, tërësisht ndryshe me sjelljet që ka për lëkurën e saj, për të cilën theksoi se ka një kujdes të veçantë./Opinion.al/